Kur shejtani del prapë nga shishja...

Opinione

Kur shejtani del prapë nga shishja...

Nga: Pirro Prifti Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 09:15
Pirro Prifti

Historia e Shejtanit të mbyllur në shishe është një histori e treguar në përrallat e ballkanit por mund ë gjëndet tek Përrallat e vëllezërve Grim (D. L. Ashliman, "The Grimm Brothers' Children's and Household Tales"), tek ``1001 netet`` me Historinë e Aladinit, por dhë në disa përralla shqiptare.

Dihet që Lucifer apo Shejtani kundërshtoi Zotin dhe ai e hodhi në Tokë pikërisht përshkak se kundërshtoi praninë e njeriut si një qënie që do të nderonte Zotin. duke qëndruar në tokë ai u bë simboli i mashtrimit , gënjeshtrës, përshkase humbi pasurinë nderimet, u bë mbreti i errësirës dhe përfaqësuesi i të keqës pikërisht sepse urrente njeriun e krijuar nga Zoti, njeri i cili do ti bënte karshillëk në nderi dhe adhurim.

Sigurisht përrallat mbeten përralla por diçka mbetet e vertëtë sepse po ta vendosësh këtë histori në kohët tona mund të shohësh ngjashmëri të mëdha përsa i përket thelbit të Problemit.

Alegoria në historinë e Shejtanit (apo Demonit) qëndron pikërisht në elementët e saj kur sipas historisë nga ballkani (apo më tepër shqiptare), tregohet për një grua të moshuar që mblidhte shishe qelqi dhe i varte në dritaret e shtëpive të saj, në libër thuhej në mënyrë specifike se shishet i bënin dritaret e saj të dukeshin si xhami me njolla, dhe një ditë ndërsa ecën në plazh duke mbledhur, ajo gjen një shishe blu të errët në rërë dhe e çon në shtëpi për t'u larë dhe varur, kur e hap, del një shpirt i keq, i cili përpiqet të ta tundojë që të heqë dorë nga shpirti i saj, ajo përfundimisht e mashtron për të provuar fuqinë e saj duke u kthyer në shishe, të cilën më pas e mbyll përsëri brënda.

Sa për pjesën e dytë kur e mbyll përsëri kjo pjesë, akoma nuk ka mbrritur në historinë reale të Shqipërisë, por pjesa e parë -po.Analogjia dhe algoria ka të bëjë me non-grattën i cili ka po ato karakteristika të ngjashme dhe po një grua e vendsi në arrest shtëpie dhe po ajo grua e liroi nga arresti i shtëpisë, duke provokuar shqetësim dhe në një farë mënyre msvessim ndaj ligjeve të shtetit shqiptar. Kjo sepse dihet që non gratta ka mbi personin e ti shumë vepra që të thëna në mënyrë eufemike- nuk kanë qënë conform ligjit dhe ai duhet të mbante përgjegjësi për shkeljet ligjore, shkelje të cilat ligji shqiptar akoma nuk i ka vërtetuar, por akuzat e SHBA dhe shoqëria shqiptare i ka dënuar, dhe pret që edhe ligji të bëjë të njëjtën veprim.

Nxjerrja nga arresti shtëpiak (shishja) e nongrattës do të thotë e përtkhyer në gjuhën e popullit- përsëri zullume dhe destabilitet politik i cili është i panevojshëm në këtë periudhë të një Shqipërie që është e stabilizuar por e dëmtuar mjaft nga të paprekshmit dhe emigracioni i shkaktuar pikërisht nga këta ish drejtues komunistë të kthyer në pseudo-antikomunistë duke zbatuar detyrat e lëna nga Shejtani i madh Ramiza Alia i cili vuri në zbatim nëpërmjet këtyre Projektin e Katovicës të dizenjuar nga Gorbaçovi: kalimi në kapitalizëm- bërja pronarë të ish nomeklaturës komuniste, emigrimi i popullatës- prishja e industrisë dhe të mirave materiale- krijimi i ligjeve të reja në dëm të shoqërisë duke favorizuar liberal demokracinë e degraduar, dhe ligjin e pabarartë ky shtetarët nuk dënohen.

Dalja përsëri nga shishja, dhe paraqitja si çlirim nga `narko-rregjimi` në një kohë që ishte po ai që lejoi trafiqet përfshi dhe drogat,, si mundësi për ti dhënë Shqipërisë çlirim nga korrupsioni në një kohë kur vetë më djajtë e tjerë ishte i zhytur në korruspion, si mundësi për të çliruar shqiptarët nga A-SPAK-u që na qënka në shërbim të narko rregjimit, si mundësi që të kthejë Shqipërinë në kohën e Piramidave, anti-ligjit, të firmosjës së dhënies së detit fqinjëve, si mundësi për të censuruar kundërshtarët, rrezikon shoqërinë shqiptare të kthehet në kohën e kapedanëve të izoluar të Malësisë ku ligjin do ta bëjë Kanuni dhe jo Ligji, ku përsëri BE dhe SHBA do ta shohë Shqipërinë si një shtet pa të ardhme që duhet mbajtur zap me një trojkë të huaj, apo të ndahet me fqinjët.

Në përfundim, dalja nga shishja e Shejtanit nuk ka asgjë positive, por Shqipëria rrezikon të destabilizohet në dobi të politikave fqinje, sepse dihet që shumica e demonëve që i kanë tundur shishen Shejtanit kanë të kaluar si ish bashkëpuntorë të sigurimit, apo spiunë apo janë shkelësa të ligjit, dhe janë të detyruar të rrinë pas tij si kllouni pas mbretit. Prania e vetëm 200 petritave në protestat e kohëve të fundit tregon që populli nuk e do, megjithë se është i pakënaqur nga korrupsioni në qeverisjen e maxhorancës por ka shpresuar gjithmonë që drejtësia e re me gjithë gabimet, të korrigjoje dhe të godasë ashtu si duhet të gjithë shlelësat e mëdhenj të ligjit shqiptar. Shpresojmë që gruaja që hapi shishen të përpiqet ta fusë përsëri në shishe këtë Shejtan shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat