Më krenarë se kurrë, Kombi ynë me dy Ushtri, krah përkrah me NATO-n.
Sot është 4 dhjetori, ditëlindja e Ushtrisë së Shtetit të parë shqiptar, datë që na gjen më të motivuar se kurrë, pasi opsioni i rilindasve të mëdhenj është gjithsesi më i plotësuar se kurrë dhe na gjen krenar me dy Ushtri të njëjtit Komb shqiptar, me Ushtrinë e Republikës së Shqipërisë dhe me Ushtrinë e Republikës së Kosovës, që të dyja ecin të sigurta e krenarë në rrugën e modernizimit përkrah Aleancës politiko- ushtarake më të suksesëshme në historinë njerëzore, NATO-s.
Nga 4 dhjetori i vitit 1912, kur Shqipëria u bë shtet dhe hodhi edhe themelet e mbrojtëses së saj, Ushtrisë, me gjeneralin e parë shqiptar të Kosovës Mehmet Pashë Dërrallën, ky Komb i shumëvuajtur e luftëtarë hero në të hershmen histori, kaloi nëpër trauma të mëdha e të shumta të shkaktuara nga armiqtë shekullorë që e rrethuan dhe e copëtuan. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 4 Dhjetor të vitit 1912, u formua dhe erdhi në fuqi Qeveria e parë shqiptare, e emërtuar Qeveria e Përkohshme e Vlorës, me Kryetar Ismail Qemalin. Kjo qeveri njoftoi edhe përbërjen e kabinetit të saj të parë, në të cilën strukturë përfshihej edhe Ministria e Luftës, kështu emërtohej atëhere Ministria e Mbrojtjes. Ministër i saj i parë i Luftës (Mbrojtjes) u caktua gjeneral Mehmet pashë Dërralla, i cili ishte me një të kaluar të herëshme patriotike. Veprimtaria e tij atdhetare arriti kulmin në vitet 1910-1912, ku së bashku me të birin, Halim Dërralla, merr pjesë në valën e kryengritjeve shqiptare në Kosovë, përkrah me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Isa Buletinin, Idriz Seferin etj., dhe i mbështetur fuqimisht edhe nga një plejade prijësish shqiptar, mes të cilëve Elez Isufi e Ramadan Zaskoci, ku gjeneral Dërralla shkëlqen në disa beteja veçanërisht të rrepta e të njohura, si në Rëshaj, Kumanovë, Manastir, Drin, Gjakovë etj., ku ushtria serbe pësoi humbje të shumta dhe u shpartallua keqas.
I pagëzuar në fushën e betejave, gjeneral Dërralla në historinë e shtetit të ri shqiptar, bëhet kështu Ministri i parë shqiptar i Mbrojtjes, duke kryer njëherësh edhe detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare. Gjeneral Dërralla u vendos në krye të dikasteri të rëndësishëm të Mbrojtjes, një detyrë të vështirë për kushtet e rënda politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake që kalonte shteti i brishtë shqiptar. Por gjeneral Dërralla i mbështetur nga një grup oficerësh atdhetarë të karrierës, të shkolluar e të përkushtuar, si Ali Shefqeti (Shkupi), Mustafa Aranitasi, Kasem Qafëzezi, Mustafa Maksuti (Shehu), Ali Tetova, Rexhep Shala, etj., u përpoq shumë të hidhte bazat e krijimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare me edhe Kosovën. Kështu u formua Shtabi Madhor me disa zyra përkatëse, xhandarmëria, forcat aktive të ushtrisë si dhe forcat rezervë e vullnetare, me gjithsej 12.000 vetë.
Ditlindja e Ushtrisë Kombëtare shqiptare, siç erdhi e vështirë, ashtu kaloi edhe kalvare vështirësish si me ngritje e suprimime, këto të fundit vepra të armiqëve tanë, por gjithnjë bijtë e këtij kombi, ata që shërbyen në Ushtri, e ngritën kurdoherë atë mbi politikat regresive derisa dhjetra e dhjetra vjet pas krijimit e vunë Ushtrinë në vendin e nderit me ato të NATO-s. Nuk ka krenari më të madhe se sa ndjehem sot si Kolonel i Forcave të Armatosura shqiptare, si unë edhe me qindra oficerë të tjerër, që u shkolluam nga fëmijë dhe që shërbyem në të, një jetë të tërë aktive deri në detyra të larta, që 4 dhjetori i sotëm ditëlindja e Ushtrisë shqiptare të përkujtohet më e plotësuar se kurrë, me dy vepra të rëndësishme të këtij Kombi martir, që janë dy Ushtri, e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës, që të dyja zanafillën e kanë te gjaku i djemve më të mirë të këtij populli, te gjaku i atyre që ranë kundër nazifashizmit dhe nga gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, që kurorëzuan pavarësinë e Kosovës.
Të dy ushtritë tona, që kanë një histori rrugëtimi të ndryshme, diktuar kjo nga shumë faktorë, sido pragnisjen e tyre e kanë te 28 nëntori i vitit1912, te shpallja e pavarësisë dhe te 4 dhjetori i vitit 1913-s, që është ditëthemelimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Atje e në ato ngjarje e data është gjithçka, që ka të bëjë me historitë e Ushtrive tona.
Kujtojmë në këtë ditë se historia e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë është shumë komplekse, pasi ndër vite e dekada ka kaluar disa faza organizimi e riorganizimi, suprimimi e shkatërrimi, ngritje e ringritje dhe këto janë edhe rrugëtimi i sajë, sa i trishtë edhe vital. Me fillimin e sajë me në krye gjeneralin e madh Dërralla, ministri i parë i Mbrojtjes i Shtetit të ri shqiptar dalë nga 28 nëntori 1912, ishte vizion i një burrit të mençur e shtetformuesit të madh, siç qe Ismail Qemalit. Vetë zgjedhja për emërimin e një kosovari në krye të mbrojtjes shqiptare, tregon mendimin e tij të një vizionari të madh, që koha e vlerësoi dhe e vuri në piedestalin e historisë kombëtare.
Vitet e stuhishme të shtetit të ri shqiptar pas 4 dhjetorit 1913, treguan se edhe Ushtria kaloi fazat e krijimit e të organizimit, uljet, ngritjet e ringritje deri në pragfillimin e Luftës së Dytë Botërore, ku ushtria pati si edhe vetë politika, oshilacionet e veta. Po për faj të politikës, gjatë Luftës Antifashiste, ushtria jonë nisi edhe njëherë rrugëtimin e saj të ngritjes, me formësimin duke e nisur procesin e vështirë nga çetat e njësitë për një ushtri shqiptare që mbeti e copëtuar në forca nacionaliste e partizane, strukturë që mbeti e coptuar gjatë gjithë Luftës Antifashiste që të dytët, partizanët i vunë pushkën të parëve, nacionalustëve. Ndërsa pas Luftës, Ushtris u organizua e politizuar, e megjithatë i ngjiti fazat e modernizimit duke u bërë gjithnjë e më e fuqizuar veçse për interesat e regjimit diktatorial, e kështu deri në fitoren e demokracisë, të cilën e vërteta është se ajo e priti me interes si një proces të kohës e domosdoshmëri e shoqërisë.
Në vitet e demokracisë, struktura e saj pësojë domosdoshmërisht organizime e reformime strukturore e njerëzore, ndonëse nga politikat pati edhe "goditje" shkatrrimtare e të pa mirëpritura. Megjithatë në vijim e me vështirësi oficerët e sajë të zot dhe trupa e sajë arrit ta integrojë atë, Ushtrinë, me strukturat e NATO-s deri sa ajo u bë edhe anëtare e denjë e NATO-s..
Nga ana tjetër, unë kam mendimin që në ditëlindjen e Ushtrisë shqiptare të jemi krenar për dy Ushtritë e Kombit tonë, madje pa dallim, edhe për Ushtrinë e Kosovës (dy ushtritë tona-krenaria jonë), Ushtri, e cila apo siç cilësohet ende Trupat Mbrojtëse Kosovës, është sot një trupë, një forcë ushtarake gjithnjë e më elitë, ku populli i Republikës së Kosovës pret shumë prej sajë si në fushën e mbrojtjes, ashtu edhe për integrimin e synimin final, anëtarësimin në strukturat e NATO-s.
Gëzuar 4 dhjetorin dy Ushtritë tona, dy Ushtritë mburoja të një Kombi, që me NATO-n i shërbejnë paqes e progresit shoqëror. Gëzuar!