“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”.
“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq.
Gjeografkisht, Serbia është në Europë.
Ajo, edhe pse e shpallur agresore në luftërat gjenocidale që i shkaktoi në Ballkan në vitet e 90-ta të shekullit 20, pas luftës në vend se të dënohej për të gjitha ato që i kishte shkaktuar, në një mënyrë, u afrua dhe u përkëdhel nga shtetet europiane, të cilat vrapuan të investojnë sa më shumë në të për përfitimet e veta.
Këtu, duhet veçuar edhe një sjellje joshëse ekonomike të Serbisë për investime sa më të shpejta, më të shumta e me kushte shumë lehtësuese, deri sa ajo tani gjendet në nivelin më të lartë të rritjes së zhvillimit ekonomik në Europë, siç e thotë edhe vetë Vuçiq.
Shih nga të gjitha këto, ajo eci vërtet me hapa të mëdhenj e të shpejtë në zhvillim, sa tani ajo nuk është e interesuar të vë sanksione ndaj Rusisë, nuk është e interesuar të njohë Pavarësinë e Kosovës dhe nuk është e interesuar as për të hyrë në BE, prandaj është e padëgjueshme ndaj Europës, sa edhe i kundërvihet.
Kjo, sot mundet edhe pa BE-në, sepse atë e ka brenda me investimet e thithura prej kohësh, aq sa, nisur edhe me xehen e litiumit e ndoshta edhe të ndonjë tjetre, vetë BE-ja ka rënë sumë poshtë në raport me Serbinë, sa duket sikur Serbia bën pa BE-në, por BE, nuk bën pa Serbinë! Pra, duket se Serbia është më e fortë sesa BE! Dhe, shikuar realisht, del ashtu. Ajo nuk ia var askujt nga Europa. Nuk dëgjon askë, është mbushur me armatim të llojeve më të sofistikuara, dhe realisht përbën një rrezik jo vetëm për Ballkanin, por ndoshta edhe për Europën, për çka nuk i shkon ndërmend të njohë Pavarësinëe Kosovës me lutjet nga BE. Ajo do të pranojë dialog deri në një fazë kur edhe do ia kthejë shqelmat BE-së, sepse e ka brenda Rusinë dhe Kinën, të cilat për Serbinë janë më shumë se BE-ja.
Vërtet, çka i mungon BE-ja Serbisë sot? Asgjë nuk i mungon. Ajo del në BE sa herë të dojë, e kufizuar me shtetet që janë në BE, ka vetëm një kufi, edhe në atë askush nuk e pengon.
Shtetet e BE që kanë investuar në Serbi, nuk do të pranojnë të izolohet Serbia as për vënie të sanksioneve Rusisë e as për njohjen e Kosovës, sepse intersei i tyre ekonomik është më i fortë sesa këto të dyja.
Për krejt këto dhe shumë tjera që nuk janë cekur këtu, Serbia mbetet e padëgjueshme ndaj BE-së, sa edhe luan me të si të dojë. Po, sepse siç thotë një fjalë e urtë: Me një gisht e çon e me dhjetë nuk mund ta ulësh! Kështu e ngritën vetë shtetet e BE, duke lëshuar pe përmes Lajçakut e BE-së.
Serbia do të mund të disiplinohej vetëm me izolim total, hermetik, sa edhe kufijt duhet mbyllur me të, me sanksione aq të ashpra sa asgjë të mos i jipet e as t’i blihet. Ndoshta do të duhej aq sanksione, sa të bëhet ndërprerja e qrkullimit të komunikacionit rrugor e ajror. Vetëm atëherë, do të reagonte populli dhe ndoshta do të zbutej e do të pranonte kushtet e BE-së nga Serbia.
Ndryshe, as të mos mendojë dikush se do të pranojë ndryshime në politikën e tij Vuçiqi.
Nga e gjithë kjo që u tha, Serbia është e pavarur nga BE, ndërsa BE është e varur nga Serbia. Ndryshe, nuk do të ishte lutur e përkëdhelur, do i veheshin edhe kësaj sanksione edhe më të ashpra se sa Rusisë.
Mirëpo, këtu nuk pajtojnë të gjitha shtetet e BE-së për sanksione ndaj Serbisë, dhe, shkak do bëhej Serbia, e do të bie, do të shformohet BE-ja.