Pse Sindikata e SBASHK-ut, nuk i drejtohet njëherë kuadrave të veta arsimore, të cilat e sabotojnë shumë herë procesin mësimor dhe nuk e trajtojnë njëherë gjendjen e suksesit të tyre në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, ku sëcilin vjet ka rënje dhe mos sukses në cilësinë e mësimit, të cilën e tregon edhe ekzakt testi i PIS-ës.
Të protestohet për të drejtat dhe rritjen e pagave të mësimdhënësve është e drejtë, por është turp të protestohet vetëm sa për të thënë diçka, që përmes këtij këndvështrimit tashmë të ditur, kjo Sindikatë është e joshur dhe e nxitur nga partitë opozitare, që Qeveria Kurti, duhet të përballet me kundërshti dhe pakënaqësi të tilla, si do qofshin ato të arsyeshme apo të pa arsyeshme, vetëm të krijohet një lloj amullie apo mjegullire, që populli do ta humbëte besimin.
Këtu zëjnë fillin dhe kanë rrënjën dramat e veqanta të një subjekti e më shumë politik në Kosovë, që e kanë humbur pushtetin e tyre, të cilët dëshirojnë ta kthejnë në forma ku kriteret e vlerësimit janë të rreme, në një mënyrë apo tjetren për të fituar pushtetin e tyre, që sot bëjnë pazare në mënyrë të organizuar, siq është SBASHK-u, dhe Sindikata të tjera.
Përndryshe, protestat të cilat i organizon SHBASHK-u, në këto momente, siku janë të kordinuara me opozitën dhe gjithherë në raste të veçanta, sa herë që Kosova, ka pasur trazira në vend e posaqërisht në veri të vendit, sikur këto ditë në shpërthimin e kanalit Ibër-Lepenc, nga terroristat serb, dhe në vend që të protestohet kundër këtij rasti, këta organizojnë diçka tjetër, që sinjalizon një trazim tjetër, që levizja e këtij boshti po sillet shpeshherë në të njëjtën mënyrë dhe rotacion.
Protestat janë të lejuara në çdo vend demokratik, poshtu edhe në Kosovë, por në një rast kritik, sikur që po kalon Kosova, në këto momente prej kërcënimeve të Serbisë, nuk duhet të bëhët zhurmë në këto forma, siq i parashtrojnë jo nga planifikimi racional dhe standartet që i disponojmë, por me një mendje tejet të mbushur me ironi, se një gjë e tillë do të ishte e drejtë dhe e arsyeshme.
Nëse duhet ti japim një kahe të pakëndshme kësaj shoqërie, apo të marrim modele të shëmtuara nga ato shoqëri, që nuk japin fryte demokratike dhe duke kuptuar gjendjen dhe standartet që ka Kosova, nuk duhet të marrim hapa dhe të «kapërcejmë» në mënyrë të menjëhershme dhe të hapim shtigje të dëmshme, të cilat na kushtëzojnë para gadishmërisë së nevojshme në plotësimin e nevojave tona.
Nuk duhet të thëmi se një pjesë e shoqërisë së këtij vendi, sikur i kanë humbur rrugët dhe konceptet e tyre politike, në një mënyrë, duke e humbur besimin tek njerëzit e popullit të vet, që janë njerëz të një gjaku dhe të një kombi, duke u tulitur vetëm në opsionet e veta psikologjike, demagogjike, politike dhe partiake, që besojnë vetëm në konceptet e veta, të cilat nuk do i sjellin asgjë të dobishme kësaj popullate dhe këtij vendi.
Dhe nuk duhet ta quajmë si një fund tragjik, nëse opozita e sotme e merr nesër rrolin e pozitës dhe anasjelltas, duke ditur se demokracia i luan këto rrole dhe nuk na lejon të shfryejmë të gjitha apetitet e një klase, apo partie politike, që do të kishte për bazë një objektivitet konkret, që të pasurohet dhe të dominoj vetë gjithherë, por sot është diçka shumë e veçantë se, të gjitha partitë opozitare, sikur janë quar «peshë» dhe po gjuajnë shçelma, për ta marrë pushtetin në dorë me dhunë…
Mirëpo, sikur është shembur kështjella e madhe e mbretërisë së klanit «pronto» dhe klanit të dikurshëm me LDK, dhe AAK, të cilët sot po sajojnë modele të ndryshme për ta përzënë qeverinë Kurti, duke krijuar edhe një opinion të keq dhe të shtrembër ndaj qeverisë dhe përsonalitetit të tij, duke trilluar plane të errëta dhe duke sjellë një dizinformim të sajuar si një Lëvizje anti-amerikane.
Një dramacitet i tillë nuk i bënë mirë demokracisë dhe as shtetit të Kosovës, duke mos i ndryshuar raportet në mes njëri-tjetrit, gjegjësisht pozitë-opozitë, ndërkaq, veprimet e tanishme të opozitës, nuk japin signale të qarta dhe optimiste, dhe për fat të keq nuk do përafrohen dhe disponojnë me format dhe sjelljet e tyre të veprimëve, që do hedhin dritë në bashkëqeverisjen e ardhshme të vendit, si dhe kapërcimin e vështirësive në fushat e ndryshme politike dhe ekonomike.
Pikërisht këtë formë të plasaritjeve të panevojshme, nuk duhet ta lejojmë shtetin dhe vendin tonë, që të merr kahen e dobësive dhe të përplasjeve në mes pozitës dhe opozitës, por të shohim pakëz më largë se në çfarë gjendje mundet të shkoi shteti i Kosovës, në një çast kohe, kur shteti i Serbisë, po bënë çmos, që ta aneksoj veriun e këtij vendi.
Kështu nëse një pjesë të shkakut të të gjitha të metave tona shoqërore e kërkojmë në pjesët më të vogla, apo në fijet e imëta të veprimëve tona, do të gjejmë arsye të pa numërta, duke e fajësuar njëri-tjetrin në këtë mënyrë, ndërsa për ato që janë veprime trashanike dhe të cilat shpirtin e kanë të helmuar, atëherë vaj halli për të gjithë ne, dhe sëcilën shoqëri që i nënshtrohet kësaj natyre të dobët.