Gjuha e zgjedhjeve

Opinione

Gjuha e zgjedhjeve

Nga: Bekim Rexhepi Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 23:09
Bekim Rexhepi

Karakteri mashtrues i Serbisë

Njohësi i mirë i politikës serbe Dr. Fehmi Agani në një shkrim të tij, shkruan apo më mirë e përshkruan me saktësi fytyrën e Serbisë. Ai shkruante se; “Nuk duhet harruar asnjë moment karakterin mashtrues dhe gënjeshtar të regjimit të sotëm serb, inovacionin  obstruksionist të tij si dhe faktin që jo vetëm din të zvarrisë e sabotoj biseda e marrëveshje, por dhe të mos realizojë marrëveshje të shkruara e të nënshkruara”.  

Lë të saktësojmë edhe këtë për opinionin se marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë parimisht u pranua, e deklarativisht u tha se ajo tash është obligative për të dy shtetet. Nga ana e Kosovës edhe mund të bëhej nënshkrimi i marrëveshjes së fundit në Ohër, për këtë gatishmëri kryeministri Albin Kurti ishte zotuar edhe para ndërkombëtareve si negociator, por nga Serbia u insistua fuqishëm që të mos nënshkruhej kjo marrëveshje, vetëm të zbatohej në teren si marrëveshje obligative. Qartësojmë se më këtë insistim të Serbisë, u pajtuan ndërkombëtarët, madje ata për hire të marrëveshjes që të mos dështonte u kursehen nga nënshkrimi i Serbisë, i presidentit Vuqiç, i cila sikur donte të argumentonte këtë nënshkrim si një kapitullim përfundimtar të Serbisë ndaj Kosovës.

Ky insistim i Serbisë dhe i Vuqiçit ishte veçse një mashtrim tjetër për ndërkombëtaret që kur ndërrohen në postet e tyre harrojnë gjithçka të mëhershme në negociata.  Thënë troç ndërkombëtarët e pranuan marrëveshjen gjysmake pa u nënshkruar nga pala serbe edhe pse pala e Kosovës u alarmua se kjo e bënë marrëveshjen të paqenë sepse Serbia edhe kur nënshkruan nuk e realizon sepse është e prirë t’ i gjej sajesa të tjera, të më pastajme.  Ndërkombëtarët donin të besonin më shumë në marrëveshje dhe jo në negociata me negociator duke e legjitimuar gjithsesi deklarativisht atë si një marrëveshje e dakorduar dy paleshe dhe publik, paçka se asaj i mungon nënshkrimi i palëve, por që vlen pranimi dhe dakordimi për të si një marrëveshje qe duhet të  realizohej.

Pala shqiptare e Kosovës gjegjësisht kryeministri Kurti e dinte dhe e bëri të qartë para negociatorëve qe kjo marrëveshje kështu siç po bëhej publike për opinionin e gjerë është vetëm një dakordancë politike e marrëveshjes së gjerë dhe ndodhë pa nënshkrimin e Serbisë dhe jam skeptikë se kjo marrëveshje do të realizohet nga Serbia dhe se  zor se bëhej edhe implementimi i saj nga ana e Serbisë, sepse Serbia edhe kur nënshkruan marrëveshje, si në të kaluarën nuk i zbaton ato.

Prandaj mos nënshkrimi i marrëveshjes dhe vetëm dakordimi i saj që të realizohet, është edhe një klishe tjetër e njohur për ne shqiptarët sepse u ngjanë atyre klisheve të vjetra të të gjitha regjimeve serbe që nuk hezitojnë ta nxjerrin dhe ta shpërfaqin karakterit mashtrues karshi interesit të tyre nacional.

Asociacioni si drojë

Asociacioni si drojë mbetet nëse për Kosovën nuk ka njohje nga Serbia ( e cila përgjatë këtyre viteve ka pasur agresion mbi Kosovën si sulmi në Banjska, me grupe terroriste e mercenarë nga Serbia e Kosova po që ishin trinuar në Serbi për të bërë agresion që më pastaj do të mbështetej nga Serbia ) dhe nuk ka futje në NATO, pa këto dy kushte asociacioni nuk themelohet sepse Kosova de fakto hy në vet kurthe dhe funksionimi i shtetit bëhet i pamundur...

Njohja nga Serbia dhe futja në NATO janë garanci për Kosovën dhe asociacioni mund të themelohet si një kategori e re kushtetuese edhe pse është i panevojshëm për tu bërë si një krijesë e re etnike ngase asociacioni i komunave multietnike ekziston. Kjo kërkesë e serbëve mund të bëhet vetëm nëse përpara kemi vendimet e njohjes nga Serbia dhe të futjes së Kosovës në NATO. Në të kundërtën nuk ka asociacion sepse shtohen brengat e shqiptarëve për të ardhmen e tyre në shtetin e tyre, ata e kuptojnë fare mirë obstruksionet e Serbisë në dialogun e zhvilluar dhe nuk mbajnë shpresa se pa ndonjë ndikim të fortë të SHBA-së mund të pritet sukses i zhvillimeve në teren. Pa njohje, pa futje në NATO dhe pa asociacion gjendja do të rrokulliset në dhunë dhe tensione të vazhdueshme. Kosova nuk mund të hy në aventura të reja e të koncesionit sepse çdo limit tashmë është agravuar, nëse Serbia do njëmend të ketë zgjedhje më të avancuar për serbët e Kosovës, atëherë duhet të ofroj njohje dhe jo të mendoi për shkëputje apo ndonjë solucion tjetër.

Zgjedhjet më me pak kredo zgjidhje

Fushata për zgjedhje të reja në Kosovë pati edhe një agresion të ri politik madje atje nga ku nuk mund të pritej erdhi një aludim për komplot politik. Nga Haga mësuam një aktakuzë të re për Hashim Thaçin, kjo aktakuzë e tij u përcoll edhe me arrestime të reja në Kosovë, u preken disa figura kyçe të organizimit shtetëror e politik të mëhershëm.

Por në prononcimin e fundit të Hashim Thaçit në gjykatën speciale u pretendua se aktakuza e tij e re është politike dhe lidhet kryekëput me zgjedhjet e reja në Kosovës dhe sikur ndër të tjera sikur u drejtua gishti nga një komplot politik që dëmton pikërisht Hashim Thaçin, ky gisht tregues sikur u hamendësua edhe nga Kurti, se ai mund të ketë gisht në këtë komplot ndërkombëtar nga i cili duan të përfitojnë të gjithë madje diku diku u tha se Thaçi nuk do të lirohet derisa edhe D. Trump të hiqet nga presidenca Amerikane, për faktin se lirimi i Thaçit përbën ende rrezik permanent për Kosovën dhe rajonin, madje  ideja e tij për ndarje është ende e mundshme...

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat