Kërcënim për Kosovën është Serbia si Rusia e vogël e Ballkanit dhe Rusia/ SHBA dhe Turqia aleatë të Kosovës

Opinione

Kërcënim për Kosovën është Serbia si Rusia e vogël e Ballkanit dhe Rusia/ SHBA dhe Turqia aleatë të Kosovës

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 9 dhjetor 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Në Ballkan dhe Europë nuk është zgjidhur akoma cështja shqiptare

As sot, pavarësisht se kemi shtetin e dytë shqiptar të Kosovës ,e cila është ngjarja e dytë madhore në historinë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare në Vlorë me 28 Nëntor 1912, as sot nuk është zgjidhur problemi shqiptar në Ballkan. Zgjidhja në Ballkan nuk bëhet në dëm të interesave dhe të territoreve shqiptare, dhe për hatër të stabilitetit nuk duhet që të paguajnë shqiptarët sic e kanë paguar aq shumë shtrenjt prej më shumë se një shekulli. Nuk duhet të pranojnë shqiptarët asnjë “zgjidhje” për të kënaqur orekset serbe, edhe poqese dikush në perendim mendon se kjo do të minimizonte shanset e Rusisë për ndikim në Ballkan.

E gjithë politika e diplomacia serbo-ruse konsiston në coptimin apo ndarjen e Kosovës.

Jo shpërblim Serbisë me troje shqiptare, pse i intereson perendimit që të shkëpusë Serbinë nga ndikimi rus.Ju Europa a nuk e dini se populli më prorus në botë është Serbia, ajo është Rusi e vogël në Ballkan, dhe ju e dini se populli më proeuropian në Ballkan janë shqiptarët. Po përse e përkëdhelni akoma Serbinë?

Sa më e përkëdhelur dhe sa më shumë të përfitojë Serbia në Ballkan aq më shumë fuqizohet edhe ndikimi rus në Ballkan. Europa dhe perendimi kanë gabuar rëndë historikisht që e kanë mbështetur dhe përkëdhelur Rusinë dhe Serbinë.

Anglia, Franca dhe shtetet e tjera ishperandori kolonialiste të kontinenteve sot u ka rënë në mëndje se cfarë është për to kërcënimi rus, harruan se cfarë kërcënimi ishte për perendimin ishBashkimi Sovjetik. Po pas rënies së Bashkmit Sovjetik perendimi kishte menduar se ishte zhdukur edhe kërcënimi rus.

Një Serbi në BE do ishte një kalë troje i Rusisë.

Një Serbi e fortë i shërben forcimit dhe ndikimit rus në rajon. Një Serbi e dobët, dhe një Serbi aq sa i takon që të jetë,dhe jo një Serbi e madhe është kushti kryesor i stabilitetit dhe zgjidhjes afatgjatë në Ballkan. Perendimi duhet ta përkrahë zgjidhjen e cështjes shqiptare, sepse ajo është e pazgjidhur, dhe jo me zgjidhje proserbe në dëm të territoreve shqiptare. Ka vetëm një Kosovë, së cilës i kanë mbetur akoma troje dhe toka nën Serbi, dhe nuk ka Kosovë Veriore si problem që artificialisht është emërtuar dhe ndarë.Nuk është zgjidhje, zgjidhja afatshkurtër, sepse ajo konservon moszgjidhje dhe konflikt në të ardhmen jo të largët..

Dhe akoma Europa dhe Amerika nuk e kanë mësuar këto? Republika e Kosovës e ka bërë zgjidhjen më të mirë, atë se serbët si minoritet në Kosovë gëzojnë liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në botë, dhe nuk kuptohet se cfarë zgjidhje duhet bërë, kur shqiptarët në Luginën e Preshevës janë minoriteti më i kërcënuar dhe më i rrezikuar nga dëbimi dhe asimilimi në Europë.

Populli shqiptar historikisht që kur u dyndën sllavët ne Ilirik, shqiptarët janë përballur me politikën asimiluese, asgjësuese dhe të genocidit të serbo-sllavëve.Kërcënimin dhe synimin për asgjësim e shqiptarëve në Ballkan serbët dhe sllavët e kanë pasur objektiv qofshin shqiptarë të besimit kristian apo musliman. Serbët kanë dështuar, pavarësisht se ata gjithmonë janë përpjekur të shkaktojnë edhe përcarje fetare mes shqiptarëve, përpjekje të tyre për këtë gjë po duken edhe sot.

Këtë duhet ta dinë islamofobët shqipfolës të cilët përcjellin e bëjnë përcarje fetare. Këta farë pseudopatriotësh duhet të shqetësoheshin dhe të mos lejonin dhurimin e 8100 hektarëve troje Malit të Zi, këta farë patriotësh pse e lejuan që Manastirit të Decanit t’i jipeshin disa hektarë troje. Ku janë këta , pse nuk e mbeshtesin qeverine, kryeministrin dhe presidenten e Kosovës në punën e tyre për shtrirjen mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës,Ju islamofobëve duhet t’ju shqetësojnë provokacionet dhe aktet terroriste të serbëve si ai i Banjskës,shkatërrimi i kanalit të ujit Ibër-Lepenc dhe ato thirrjrt e serbëve: ”Po vijmë për Krishtlindje”.

Duhet të shqetësoheni për atë se cfarë e kërcënon sot Kosovën , për projektin serb për ndarjen e saj. Këto përbëjnë kërcënim për Kosovën dhe jo ato hipiokrizitë tuaja përcarëse e djallëzore islamofobizmi. Asnjë kërcënim nuk i vjen Kosovës nga Turqia, por përkundrazi Turqia është aleat strategjik dhe besnik i Kosovës pas SHBA-ve, ajo është njohësja e dytë e shtetit të Kosovës pas SHBA-ve;është mbështetëse ndër më kryesoret në shtetndërtimin , për njohjet ndërkombëtare , është shteti i cili ka njohur edhe ushtrinë e Kosovës dhe që e trajnon, mbështet dhe po e armatos atë.Turkofobët shqipfolës dhe serbofilët pikërisht për këto e urrejnë Turqinë dhe suksesin e saj si supershtet dhe fuqi ekonomike, politike,ushtarake dhe si aleate stategjike e Shqipërisë. Ushtria turke është forca e dytë e NATO-s, dhe Turqia është lobuesja e dytë pas SHBA-ve për antarësimin e Kosovës në NATO. Ja dhe me 8 Dhjetor 2024, 350 trupa ushtarake turke të KFOR-it arrijnë në Kosovë. Trupat turke nga rezervat e KFOR-it përfunduan dislokimin e tyre në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike – NATO

Grupi prej rreth 350 trupave të personelit nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë turke do të kryejnë një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e tjera të KFOR-it dhe do të jenë të angazhuar në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë.

comment5 komente
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat