“Shqipëria, më e korruptuara në Europë”, sipas raporti i World Justice, publikuar Me 24 Tetor, 2024. Altin Dumani kampion bote kundër korrupsionit, dekoruar nga SHBA me 9 Dhjetor 2024
Pra Viti 2024, Shqipëria kampion Europe në korrupsion, Altin Dumani Kryetari i STRUKTURËS ANTIKORRUPSION, I SPAK, kampion bote për antikorrupsion. Pra Dumani - antiteza karshi politikës dhe gjithë elitës shqiptare të korrruprtuar.
Një Altin Duman i duhet edhe drejtësisë kosovare për të ndëshkuar edhe atje korrupsionin e lartë shtetëror, atë politik dhe juridik
Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua dhe u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit kampion global i luftës kundër korrupsionit për vitin 2024:
“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.
Po kështu edhe Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e saj.
Pra ky është një vlerësim që tregon edhe mbështetjen për Shqipërinë nga e SHBA-ve për luftën kunder krimit dhe korrupsionit. Shqipëria, vëndi problematik me drejtësinë, me korrupsionin, me drogën dhe me krimin dhe me një qeverisje që e ka cuar vëndin në listën kampion botëror për korrupsion dhe trafikim droge, këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit shpall nga Shqipëria kryetarin e SPAK, z. Altin Dumani si kampion global për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ky është një vlerësim real dhe i merirtuar për Kreun e SPAK , Z.Altin Dumani. Kjo vjen edhe si vertetim i opinionit publik i cili e ka prekur, perceptuar dhe vlerësuan punën e z. Dumani si shumë të sukseshme për vënien në funksionim të drejtësisë dhe të shtetit ligjor dhe kthimin e shpresës dhe të besimit të shqiptarëve te drejtësia dhe te shteti. Një ndër ata opinionistë që e ka vlerësuar z. Dumani jam edhe unë me një shkrim të datës 30 Nëntor 2024, 10 ditë para se Z. Dumani të shpallej nga DASH si kampion global antikorrupsion, shkrim që mban titullin:
”Kreu i SPAK, Z. ALTIN Dumani merition të shpallet njeriu i vitit 2024”: “Nëse mbahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të organizohej nga një institucion transparent apo media që janë të besueshëm nga publiku, seriozë, të paanshëm dhe jo politik në Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitetet më të mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se më meritori për t’u shpallur Njeriu i Vitit 2024 do të ishte Kryetari i SPAK-ut , Z. Altin Dumani.Kjo për faktin se publikisht dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i respektuar për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin, seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të Kryetarit të Strukturës së Posacme Antikorrupsion, SPAK.
Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i vitit 2024. Ky gjykim i imi që z.Dumani të shpallet Njeriu i Vitit 2024, vjen nisur nga suksesi i tij në krye të SPAK, dhe prej asaj se para miratimit të Veting-ut 90% e shqiptarëvë e kishin humbur besimin te drejtësia dhe më shumë akoma e kishin humbur besimin te politika, dhe rrjedhimisht edhe te shteti, shkak prej së cilave,kryesisht prej padrejtësive dhe korrupsionit të drejtësisë e politikës, shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria”.
Por ja që jo vetëm në Shqipëri,por edhe SHBA e vlerësuan Z. Dumani për punën e tij, madje edhe si kampion global në luftën kundër korrupsionit për vitin 2024.Le të shërbejë puna përkushtimore e z. Dumani dhe e SPAK-ut në Shqipëri si një model domosdoshmërie edhe për Kosovën, sepse edhe Kosova ka probleme të mëdha me drejtësinë dhe me korrupsionin, Kosovës i duhen një Altin Duman dhe një strukturë antikorrupsion si SPAK-u ne Shqipëri.