Vota e lirë e sovranit është kontratë në demokraci

Opinione

Vota e lirë e sovranit është kontratë në demokraci

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 10:07
Skënder Karaçica

Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt 2025,duhet të hedh dritë vota e lirë e sovranit,që në demokraci është kontrata për të zgjedhurit për institucionet e shtetit.

Ka ardhur koha që të bëhen reforma në sistemin zgjedhor dhe,tash e tutje mos të kemi deputetë të popullit sa për hyrë në punë e,për një pagë e beneficione të mira...!

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike,do të propozojmë që,nëse ndonjëri prej deputetëve është në marrëdhnie pune apo e ka biznesin e vet,mos të jetë në listën e pagave të majme në Kuvendin e Kosovës.

Tutje,në jetën parlamentare të hiqën beneficionet e honorarët kur deputetët marrin pjesë gjatë ditës në mbledhjet e akorduara me program të punës në komisionet e ligjeve kushtetuese për fushat e shtetndërtimit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, qeveria dhe deputetët duhet të japin llogoridhënie para sovranit të votës së lirë dhe,me rregullorën e re të punës,do të ishte imediate në frymën e aktit juridik të Kushtetutës,që për deputetet pasivë në sallën e kuvendit e,për ata që bëjnë zhurmë e fyerje të ndërsjellë të merrën masa disiplinore për largim nga mbledhjet parlamentare dhe heqja e një pjesë të pagës së deputetit.

Deputetët e popullit,do të ishte mirë në frymën institucionale dhe kombëtare,që brenda vitit të vizitojnë mjediset me qytetarët tanë,të shkollës,të bujqësisë,të familjes,të mirëqenies dhe krijimi i frymës së shtetit të Kosovës në çdo prore të jetës.

Me fat zgjedhjet e lira dhe demokratike Kosovë, më 9 shkurt 2025!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat