Të dashur qytetar, të Republikës së Kosovës!
Shumica jemi në dijeni që s’kemi ‘Alternativë’, për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
“Thuhet se votimi e sjellë ‘ndryshimin’, mirëpo edhe ndryshimi s’mund të ndodh, me kandidat në listat e subjekteve të caktuara politike, që janë të akuzuar e dënuar për vepra penale, korrupsion dhe rrugaçëri-veprime të pahijshme dhe të dëmshme, për një shoqëri”!
LVV-je, me kandidat të akuzuar për vepra penale, korrupsion e huliganizëm, me Agim Bahtirin (analfabet e mujshar dhe qesharak), që ka premtuar se nxemjen në shkolla do ta bëjë me “bërthama të kumbullave” dhe me një kandidat për kryeministër frikacak, i njohur për fjalor populist, premtime boshe, thënje të përpunuara nga autor t’huaj dhe asnjë (premtim të realizuar), për më shumë se 4-katër vjet, udhëheqës i ekzekutivit.
PDK-ës, me kandidat për kryeministër, i thirrur për ringjallje të ekonomisë, duke ditur faktin që ka qenë pjesë e disa institucioneve vite me radhë dhe s’ka bërë asgjë, plus me një kryetar të “përbetuar” dhe të dëshmuar islamist, që i ka larguar nga holli i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, fotografitë e Nënës tonë të madhe, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e të Shenjtë Terezë dhe dr. Ibrahim Rugovës, President Historik.
LDK-së, me kryetar që s’ka bërë asnjëherë asgjë për Kosovë dhe nuk është i njohur për asnjë veprim të caktuar në të mirë të qytetarëve, e kandidat që s’kanë pasur dhe s’kanë asgjë të përbashkët me frymën Rugoviane dhe kastë të vjetër të korruptuarish, mirëpo me një grimë shprese, për kandidatët e rinjë dhe të panjohur për publikun.
AAK-së, me listë-kandidat të korruptuarish dhe koalicion, me njerëz imitator për nga pamja me mjekrra ‘talebane’, etj…
Mendimi im: votimi bëhet për ndryshim, po mjerisht, unë s’kam (alternativë), s’kam kujt t’ja jap votën!