Lista e kandidatëve për deputetë: Shumë kandidatë e pak cilësi

Opinione

Lista e kandidatëve për deputetë: Shumë kandidatë e pak cilësi

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 15:34
Autori Faton Mehmeti

Në mesnatë, partitë politike publikuan listat e kandidatëve për deputetë, pa ndonjë risi të madhe. Mbase, risi mund të quhen lënia anash e disa prej emrave që aktualisht janë pjesë e qeverisë, apo edhe disa nga deputetët aktualë. Kandidatë shumë, nga 110, por që kanë pak cilësi në partitë kryesore të vendit, duke i lënë qytetarët pa mundësi të shumta në përzgjedhje.

Kjo ndikon edhe në daljen e ulët të qytetarëve në votime, e rrjedhimisht edhe legjitimiteti qytetar i partisë qeverisëse është jo i plotë. Partia në pushtet kishte larguar disa nga figurat e saj, si Liburn Aliun, Bisnik Bislimin, pastaj aty nuk është as Burim Meta nga Guxo, pas përplasjes brenda partisë. Në vend të tyre kemi doktorë, trajnerë futbolli, etj. Mbetet të shihet sa do të ndikojë kjo në rritjen apo uljen e votave.

PDK, nga ana tjetër, thuajse pa ndryshime, kandidon me figurat e njëjta si në 2021, me të cilët humbi. Andaj, çdo rezultat pozitiv, ndryshe nga ai i 2021, do të jetë befasi. LDK, nga ana tjetër, ka brenda saj "brumin" e dështimit spektakolar, me përjashtim të Isës dhe Agim Veliut; tjerët janë njësoj. Nuk ka pësuar ndryshimin e nevojshëm për rritjen e saj, edhe pse kjo rritje do të ndodhë, por shumë e ulët.

Nga ana tjetër, AAK, pavarësisht koalicioneve, nuk mund të ketë rritje të theksuar. Në gjykimin tim, do të ishte e logjikshme dhe normale nëse do të kishte rënie, rritje jo. Mund të ketë rritje aty ku s'ka ndryshim pozitiv; nëse ndodh ndryshe, do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me pak fjalë, qytetarët e Kosovës do të kenë pak mundësi në përzgjedhje, ndonëse ka një sasi të madhe, por cilësi të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat