Shqiptarët u mashtruan nga hajnat e veshur me flamurin e çlirimtarëve

Opinione

Shqiptarët u mashtruan nga hajnat e veshur me flamurin e çlirimtarëve

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 12:22
Faton Mehmeti

Ata që nuk treguan trimëri në luftë, me manipulime arritën të krijonin pasuri marramendëse. Të tillë janë edhe sot, pas luftës së fundit ata që asgjë nuk treguan, në luftë përdorën flamurin e patriotizmit si mjet për t'u pasuruar. Fatkeqësisht shqiptarët u nënshtruan ndaj asaj pjese të politikanëve të tillë.

Nëse në luftë u treguan trima dhe mosnënshtrues, është e habitshme se si i janë nënshtruar politikës, klasës politike që iu ka sjellur dëmet ndoshta më të mëdha se armiku në luftë. Përderisa shqiptarët luftuan per liri dhe demokraci, këtë të fundit nuk e arritën dot, pasi klasa politike instaloi plutokracinë. Plutokracia shqiptare i ka kaluar të gjitha caqet e moralitetit, ndërgjegjes dhe dhembshurisë për popullin, nga konceptet bazë të sistemit demokratik.

Te etur nga mungesa e lirisë shqiptarët u mashtruan nga disa profiter dhe kur një popull që përshtatet e nënshtrohet pa limit dhe nuk lufton kundër të keqës, është i destinuar të dështoi, andaj duhet luftuar e keqja me të gjitha format. Kushdo që ja përdor popullin për interesat meskine, ka mbetur pa dinjitet, si vlerë që shumë nuk e kanë. Ata që dikur ishin mbrojtës u shndërruan në përbindësha ndaj popullit të tyre, prandaj populli ua ktheu shpinën dhe "lavdinë" e pa merituar.

Milionat në emër të patriotizmit nuk vlejnë përballë dinjitetit të munguar. Shqiptarët shquhen si popull me trimëri të madhe, por fatkeqësisht gjithnjë kanë qenë e keqja e prandaj duhet arsyetuar agresiviteti aktual i disa shqiptarëve, që mund të vështrohet sot, e që është pasojë e dhunës tejet agresive të ushtruar kundër shqiptarëve gjatë shekujve të kaluar.

Janë rrethanat jetësore që e bëjnë individin të organizohet me rrethin shoqëror duke reaguar kundrejt ndryshimit të atyre rrethanave. Këtu edhe “kuptohet" agresiviteti i atyre që pas lufte e trajtuan popullin e tyre si të ishte i huaj, me agresivitet vodhën çdo gjë, me arrogancë dhe agresivitet dëshpëruan popullin. Duhet të zgjohen shqiptarët që mos të mashtrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat