Në Shqipëri e Kosovë, a mund të vijnë në pushtet opozitat aktuale?!

Opinione

Në Shqipëri e Kosovë, a mund të vijnë në pushtet opozitat aktuale?!

Nga: Skender Kapiti Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 13:00
Skender Kapiti

Në demokraci në pushtet vjen opozita kur ajo bëhet e besueshme nga publiku, dhe kur ajo është me kauzën dhe me alternativën publike për ndryshimin.Dhe nuk mund të vijë në pushtet nëse opozita nuk akumulon  pakënaqësitë publike dhe nëse ajo nuk fiton besueshmërinë publike. Si opozita në Shqipëri ashtu edhe ajo në Kosovë, sot për sot nuk janë bërë akoma alternativa të besueshme për të marrë pushtetin. Në Shqipëri pavarëisht se korrupsioni e ka falimentuar pothuajse qeverinë aktuale, opozita shqiptare në Shqipëri nuk është distancuar dhe as nuk është ndarë nga korrupsioni, vazhdon betejën kundër drejtësisë së re, SPAK-ut dhe mbron të shpallurit non grata për korrupsion.Ndërsa në Kosovë opozita atje është akoma në agoni prej korrupsionit,ndërsa qeveria aktuale në Kosovë ka besueshmërinë më të lartë dhe  mbështetet sepse ajo lufton korrupsionin dhe mbron legjitimitetin dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Shqiptarët besojnë te SHBA dhe SPAK, opozita dhe politika shqiptare janë më të pabesueshmet

Shqiptarët besojnë te SHBA dhe SPAK sepse ato po e kryejnë detyrën dhe punën, tani fjalën e kanë shqiptarët  me 11 Maj 2025.

Nga anketimi më i fundit bërë nga Barometri i transmetuesit Euroneës Albania rezulton se SPAK-u, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është institucioni vendor më i besueshëm te shqiptarët. Ky institucion llogaritet i dyti pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, shqiptarët besojnë kryesisht te SHBA-të dhe te SPAK. Edhe vëndin e tretë dhe të katërt për besueshmëri e zënë gjithashtu po institucionet ndërkombëtare, delegacioni i BE dhe OSBE.

SPAK, institucioni vendor shqiptar ka mbështetjen më të madhe në Shqipëri, për faktin se edhe  është instucioni i cili ka edhe besueshmërinë dhe mbështetjen e madhe po nga tre institucionet ndërkombëtarëe SHBA, BE, OSBE

SPAK-u renditet si institucioni i dytë në vendin tonë me besueshmërinë më të lartë, menjëherë pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nga 15  institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që ia janë nënshtruar këtij sondazhi opozita shqiptare zë vënd të 14 , të parafundit  dhe politika shqipare zë vëndin e fundit, vëndin e 15.Pra tani ka ardhur koha që populli të flasë dhe ta kryej detyrën e tij , atë të ndëshkimit të ashpër të politikës së vjetër në zgjedhjet e 11 Majit 2025, pra demokracia shqiptare duhet t’i bëjë Veting-un politikës shqiptare, duhet ndëshkuar me votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat