Duhet të prekim një problem, që meriton të trajtohet dhe të dënohet nga publiku apo qytetari i jonë në Kosovë, që po shkakëtojnë debatet jo normale të përceptimit dhe analizave të çështjeve me rëndësi jetike dhe politike në vendin tonë, që në të kundërtën do të quhej jo ndryshe, por një llum i tillë « analistash » që dalin nëpër televizionet e vendit me debatet e tyre të gërditshme, të cilat shpeshherë kalojnë në sharje, fyerje dhe etiketime të rënda ndaj njëri-tjetrit, që nuk i takon një njeriu normal dhe një kulture të mirëfilltë njerëzore.
Kjo tregon se mundësia e njeriut për ta keqpërdorur së pari, qytetarin e vet, televizionin, misionin, debatin dhe analizat për tema të caktuara, këta njerëz e shfrytëzojnë dhe gjejnë momentin e zbrazjes së ironisë dhe mllefit kundër njëri-tjetrit, një ves që po rritet në mënyrë të vazhdueshme, meqenëse nuk ekziston një etikë e mirëfilltë në mesin e një grupi të tillë të ashtuquajtur « analista » por, vetë njeriu për shoqërinë dhe rrethin e vetë, do duhej të sjellët pak më i ndershëm dhe më serioz, sidomos për çështjet dhe kauzat e këtij vendi dhe shteti.
Prirja e këtyre analistave të gërditshëm, për të cilët nuk ekziston norma e lirë e mendimit dhe shprehjes për një debat të rëndësishëm në interes të qytetarit dhe mirëqenjës së tij, në të kundërtën prekin çështje të hamendësuara dhe të bazuara në thashethënme apo vetëm për të thënë diçka për përfitime, sepse janë të paguar nga grupet kundërshtare të këtij apo atij pushteti, që të krijohet rrëmujë dhe mjegull në këtë vend.
Sëcili problem dhe ngecje e zhvillimit të një qeverie dhe shoqërie, duhet të kritikohet dhe të krijohet debati, që të gjinden shkaqet e zgjidhjes së problemeve, por jo edhe të preken gjërat përsonale dhe familjare, sikur që kemi në debatet e « analistave » dhe « panelistave » në televizionet tona në Kosovë, të cilët mirren pa të drejtë me etiketime të ndryshme, me sharje dhe fyerje, deri te edhe anëtarët e familjes së njëri-tjetrit, apo të udhëheqësit shtetëror, duke i dhënë të drejtë vetëvetës të shprehët çka i vie në mendje.
Ky lloj i tillë i grupeve të caktuara në një shoqëri normale dhe demokratike, nuk e luan rrolin e një njerëzimi fisnik sikur është në traditat tona, dhe një njerëzimi me logjikë të shëndoshë njerëzore, apo duket se kjo kategori e tillë nuk është e edukuar dhe shkolluar si duhet për ta përdorë në mënyrë të drejtë rrolin e vet të një analisti të mirëfillt, madje ndodh që ndërgjegjësimi për një problem të tillë i mungon, sepse vëmendja e tij përkufizohet vetëm në përfitime.
Këtë lloj « kulture » nuk mund ta quajmë zhvillim analitik, apo debat të çështjeve politike, ekonomike, kulturore e shëndetësore, por lë përhtypjen e një prirje të grupeve arrogante, të cilët nuk e kanë debatin dhe analizën e tyre si temë e interesit të qytetareve dhe të ardhmës së këtij vendi, por qëllimi i tyre është të shkakëtojë sa më shumë kaos në këtë vend dhe shoqëri, për të ardhë grupet e tyre në pushtet.
Për shembull, çfarë përfiton qytetari i Kosovës, prej analistit dhe gazetarit Baton Haxhiu, për të cilin thuhet se e ka një të përbashkët me Jezusin, që u ngjall për së vdekuri, mos e dhashtë zoti që një Baton i tillë të përafrohet me një figurë të pa krahasueshme historike e fetare deri me sot. Por, ky lloj analisti do ta krahasonte vetën vetëm me ndonjë analist të djallëzuar, që nuk lë ujë pa e turbulluar.
Çfarë përfiton qytetari i jonë, duke dëgjuar dhe parë analizat e Halil Matoshit, për të cilin qytetari i Kosovës, kishte shumë respekt për të kaluarën e tij, ndërsa sot bëhët vegël e njerëzve që më shumë e duan pushtetin se « miletin » dhe bërtet nëpër debate, sikur vetëm ky ia qëllon çdo debati dhe të tjerët duhet të mbetën vetëm spektator.
Çfarë dëgjon dhe shikon qytetari i jonë nga gazetari, analisti dhe provokuesi Ilir Mirena, i cili nuk pajtohet me qeverisjen e tanishme, kjo është e drejta e tij, sepse sipas tij, erdhën në pushtet si një grup « rrugaqësh », të cilët nuk e meritojnë me udhëheqë, vetëm se gazetari Mirena, nuk e gjënë vetën, jo vetëm në këtë mes shoqëror, por në asnjë mes tjetër, edhe pse i ka vizitu koxho shpesh.
Çfarë analisti do ta quajmë gazetarin Berat Buzhala, të cilit nuk i pret « sakica » në një vend, dhe ky lloj « analisti » së pari duhet të ia bëjë një analizë vetëvetës edhe pse i ka hy vetja në qejf, duhet ti palojë veshët e mos të i bëhët vegël dhe shpiun i bashkëkombasve të vet dhe qeverisë së tanishme në favor të armiqve të këtij vendi.
Çfarë analisti, apo banalisti do ta quajmë Lirim Mehmataj, i cili përdor një gjuhë barbare dhe shumë fyese, që më shumë i përngjanë një modeli rrugaqërie e të pa krahasueshme në raport me njerëzit e një shoqërie normale, që në çdo debat më shumë i dëgjohet zëri i tij, që flet jashtë temave të caktuara, duke pallë si « kafsh »e pa frenuar, me ç’rast nuk e kupton se çka po don dhe kërkon.
Prandaj, veprimet e analistave të këtij profili, po bëhën në mënyrë të vazhdueshme nëpër televizionet tona në Kosovë, që konsiderohen të gërditshme dhe të bezdishme për qytetarin e vendit tonë, mbi bazën e një logjike jo të shëndoshë, jo analitike dhe jo profisionale, dhe kjo djallëzi do zhvillohet dhe trajtohet në mënyrë abuzive dhe jo të përshtatshme për qytetarin dhe në favor të tij.
Një kulturë të tillë siq e ka paraparë kjo praktikë e këtyre grupeve të caktuara të analistave të rrejshëm dhe të gërditshëm, atëherë nuk do të kemi kurrë një kulturë të rregullave të debateve dhe analizave në shoqërinë tonë demokratike, por e njëjta gjë do të sjell një rrezik gjithnjë më të madh dhe më të pranishëm, i cili nuk vjen nga kultura e vetë kulturës, por nga mungesa e edukatës dhe njeriu që është protagonisti i saj.