Gabimet dhe fajet e opozitës më të madhe shqiptare, kryetar i së cilës është non gratta, janë po ato nga të cilat Akoma nuk i ka abandonuar, duke mbetur kështu një Opozitë destruktive, shpifëse, që vazhdon të ndotë vëndin, aq sa dikush që e sheh në mënyrë asnjëanëse mund të vërejë edhe nota anti-kombëtare në sjelljen e saj, sepse duke përdorur parrullën amorale si `Qëllimi justifikon mjetin`, po përdor kundër qeverisë në fuqi, të gjitha mjetet madje dhe ato antikombëtare si: `marëveshja e detit` që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, zgjedhja e z. Bejleri alias z. Qënaj si kandidat për Bashkinë e Himarës një person i dënuar që në 1994,sharjet dhe shpifjet e parreshtura për Kryeministrin e Vëndit nga vetë non-grata dhe nga lakejtë e tij, përpjekja për të përçarë marëdhëniet me Kosovën duke inkriminuar Kryeministrin e vëndit si bashkëpuntor me Vuçiçin, gjithashtu duke aktivizuar analistët me pagesë të tij ne tv-ra private, duke përdorur shpifjet për të krijuar triggerin e nevojshme për destabilizimin e vëndit, akuza dhe shpifje ndaj familjeve dhe familjarëve të Kryeministrit dhe të Kryetarit të SPAK-ut apo të kujtdo tjetër që kritikon veprimet e non grattës dhe këlyshëve tij, përdorimi i fajeve dhe gabimeve të vetë non-grattës dhe partisë së tij ndër vite - si vepra që i ka bërë dhe po i bën qeverisja e tanishme; përpjekja për të krijuar një klimë të zymtë në Shqipëri duke theksuar korrupsionin, drogën dhe duke shpikur neologjizma si `narkoshteti` për të ndotur shoqërinë shqiptare dhe vetë qeverisjen e vëndit dhe SPAK, të cilat pavarësisht gabimeve, e kanë rritur prestigjin e Shqipërisë si brënda ashtu dhe jadshtë vëndit (populli sheh edhe të mirat dhe të ligat), po vazhdon këto përpjekje për të justifikuar veten dhe për tu dukur para popullit si i pagabueshëm dhe si i diskriminuar.
Shejtanllqet e tij kanë lidhje me një Sindrom mjekëosr që quhet `Kompleksi i Zotit`. Pra ky njeri nuk është brënda parametrave të normës. Përse? Sepse ky person non-gratta i ka bërë shumë dëm Shqipërisë, Popullit të tij gjatë gjithë kohës kur ka qënë në drejtim, por edhe në Opozitë, duke e hequr vehten si i diskriminuar kur humbet, sikur i kanë ngrënë hakun kur në fakt për çdo gjë faji është i tij, dhe i atyrë që e vëndosën në krye.
Përse është faji i atyre që e vendosën në krye? Sepse Ramiz Alia pa tek ky njeri personin që do të zbatonte Katovicën pa problem, pa tek ky njeri një njeri që mund të komandohej lehtë (dhe këtu gaboi rëndë) sepse ishte një person që ishte bashkëpuntor i sigurimit të shtetit i cili po lunate me dy karrike (pra agjent i dyfishtë), sepse ishte karrierist, super-egoist, një snob perfekt. Ky person dëmtoi Shqipërinë së bashku me njerëz të ngjashëm si ai. Personaliteti i tij i ngjante Esad Pashe Toptanit- i zgjuar, inteligjent, karrierist, e mendonte vehten mbi te tjerët, narcissist, me kujteë të jashtzakonshme, por që inteligjencën e tij e përdori në mënurë negative ndaj popullit të tij. Dy fajet më të mëdha të non-grattës janë: e mësoi popullin që të mos ishte frikë nga ligji, dhe mësoi qeverisjet e tij të vidhnin e të korruptoheshin duke i lënë të tërë njerëzit nën të që të vidhnin e me këtë qëllim që të mos vihej re hajdutëria e tij. Çfarë është Sindromi e `Kompleksit të Zotit`? dhe përse non-gratta i ngjan Shejtanit të Madh apo Luciferrit i cili duke qënë arrogant dhe mëndjemadh, mendonte se ishte njëlloi si Zoti?
Shejtani i madh mendon kështu, se duke qënë i pagabueshëm në veprimtarinë e tij dhe në zgjuarsinë e tij, edhe Zoti nuk ka asgjë më shumë se ai1?!
Pasi doli nga shishja (arresti në shtëpi), Shejtani i madh mblodhi Demonët e vegjël për të konsoliduar Partinë e `Idealeve të Dhjetorit (?!)`, në mënyrë që të shkatërrojë ato që janë ndërtuar deri më sot ,ato që ka bërë maxhoranca e tanishme. Dihet që akuzat e Shejtanit janë po ato akuza që Maxhoranca ka akuzuar Shejtanin e Madh dhe Demonët e vegjël, sepse dihet që `mysybetet` që ka bërë Shejtani i madh kur u vishen të tjerëve dhe ata akuzohen për të njëjtat `mysybete`, shkaktojnë reaksion të madh në popullatë. Sidoqoftë përsëritja e përditshme e akuzave dhe ndotja dhe nxirja e vëndit më shpifje dhe poshtërsi që i ka bërë vetë Shejtani i madh ka dhënë një imunitet tek populli i cili tashmë nuk e beson më.
Megjithëse një `Kompleks i Zotit` nuk është një sëmundje mendore e njohur zyrtarisht, ai mund të pasqyrojë aspekte të çrregullimit të personalitetit narcisist ose çrregullimit bipolar.
Një kompleks i Zotit zakonisht lidhet me çrregullimin e personalitetit narcisist, por ai mund të jetë i pranishëm pa këtë çrregullim. Njerëzit me kompleks priren ta shohin veten më të mirë se ata rreth tyre dhe e shtojnë ndjeshëm rëndësinë e tyre. Një kompleks i Zotit, në vetvete, nuk është një diagnozë e shëndetit mendor, por shkakton ndjenjën e izolimit.
Dikush me një `Kompleks Perëndie` mund të mos tregojë respekt për konventat dhe kërkesat e shoqërisë dhe mund të kërkojë konsideratë ose privilegje të veçanta. Kompleksi i Zotit nuk është një term klinik as çrregullim i diagnostikueshëm dhe nuk shfaqet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM).
Steve Carleton drejtor klinik ekzekutiv në Gallus Detox Center, shpjegon se “një Kompleks i Zotit`, mund të shkaktohet gjithashtu nga përvojat e suksesit ose admirimit, të cilat rritin egon e një personi dhe i bëjnë ata të besojnë se janë superiorë. Shkaqe të tjera, vëren Carleton, përfshijnë "çrregullim të personalitetit narcisist, mungesë të inteligjencës emocionale apo edhe një sëmundje mendore si çrregullimi bipolar"
Kur dikush ka një kompleks zot, sjellja e tij mund të jetë shkatërruese dhe e dëmshme për ata që e rrethojnë. Ata mund të jenë tepër kritikë ndaj të tjerëve ose të përpiqen të kontrollojnë situatat përmes manipulimit ose forcës.
Jason Shiers, një trajner i çertifikuar i avancuar transformues dhe psikoterapist i analizës transaksionale, shpjegon se “një kompleks perëndish dallohet nga një kompleks superioriteti nga një ndjenjë më intensive dhe mashtruese e rëndësisë dhe pathyeshmërisë për veten. Ndërsa dikush me një kompleks superioriteti mund të besojë se është superior ndaj të tjerëve në disa mënyra, ata nuk janë domosdoshmërisht të bindur për talentet e tyre të ngjashme me perëndinë ose nuk kanë të drejtë për trajtim preferencial”.
E parë në këtë këndvështrim, është e vërtetë që non-gratta nuk ka një patologji që përfshihet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM) por që duket si e tillë duke parë veprimet e përsëritura dhe demoniake të nongrattës. Është e vërtetë që nuk ka mjekim të mirëfilltë për njënarcisist, por reagimi i shoqërsië shqiptare ndaj tij është i qartë sepse sjellja e tij arrogante, shpifëse e sharëse, tendenca për të treguar se është i pagabueshëm megjithe akuzat e spak, tregon se ky individ nuk i shërben kauzës së Opozitës shqiptare dhe se veprimet e tij janë të tejkaluara dhe se Opozita e respektuar shqiptare ka nevojë për njerëz të rinj me integritet, me përvojë, dhe të papërlyer nga korrupsioni dhe spiunllëqet. Shpresojmë që Shejtani i madh të futet përsëri në shishe dhe kjo mund të realizohet vetëm nga veprimet korrekte të SPAK-ut, po të atij SPAK-u të cilin non gratta e shan me aq zell, gjë që tregon se reagimi i non-grattës është jo-normal dhe plot urrejtje gjë që tregon gjithashtu se Kompleksi i Zotit përfaqëson totalisht sjelljen e tij a-nomrale.