Një raport i fundit i "Forcat e Mbrojtjes të Norvegjisë" ka zbuluar ndikimin e jashtëm në rrjetet sociale, përmes propagandës dhe lajmeve të rreme që synojnë të destabilizojnë demokracitë perëndimore.
Ky raport thekson se propaganda ruse përfiton nga debatet ekzistuese dhe përçarjet sociale, duke polarizuar opinionin publik dhe përhapur mosbesim dhe dyshime ndaj institucioneve shtetërore dhe mediave të mirëfillta.
Fatkeqësisht, një fenomen i ngjashëm po ndodh në Kosovë. Disa media shqipe kanë përqafuar këtë model propagande për të sulmuar qeverinë popullore të Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti; një burrështetas i pakorruptuar dhe mbrojtës i vendosur e kokëfortë i interesave kombëtare dhe shtetërore.
Këto media nuk po merren me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, një krijesë e shekullit XIX, i njohur për korrupsion dhe kundërshtar i çartur i pavarësisë së Kosovës, por po shfrytëzojnë mediat/portalet e tyre për të shpërndarë propagandë të rreme dhe përçarëse brenda vetë shqiptarëve.
Pse ndodhë kjo, të dashur lexues?
Ky fenomen nuk është rastësi. Qëllimi është i qartë: të krijohet përçarje e brendshme në Kosovë, të minohet besimi ndaj institucioneve dhe të dobësohet Kosova jonë e dashur përballë Serbisë së 1999-ës.
Të nderuar lexues
Propaganda e tillë nuk shërben interesat e popullit shqiptar; ajo shërben agjenda të huaja (jo vetëm serbe) dhe interesa të korruptuara.
Milet, kujdes me informacionin që shpërndani!
Ashtu siç këshillohet në Norvegji për qytetarët që të kontrollojnë burimin e lajmeve përpara se të “pëlqejnë” ose të “shpërndajnë”, edhe ne në Kosovë, të dashur lexues, duhet të veprojmë me përgjegjësi.
Shkurt e shqip: Mediat që nuk raportojnë për krimet e Serbisë dhe Vuçiqit, por merren me lajme të rreme dhe sulme ndaj çdo gjëje shqiptare, nuk e meritojnë besimin tonë.
Kosova jonë, zemra jonë, shpirti ynë, ka nevojë për unitet, për një opinion publik të shëndoshë dhe për media që i shërbejnë së vërtetës.
Mos u bëni vegël e propagandës serbe që kërkon të dobësojë shtetin dhe të minojë përpjekjet për përparim e zhvillim. Kontrolloni burimet e lajmit dhe hapni sytë.
Në këtë betejë për të vërtetën, ti ke një rol të madh, secili/secila nga ne ka një rol shumë të madh.
Mos lejoni të ju përçajnë mediat shqipe e me plot agjenda prej Beogradi! Të mbrojmë Kosovën, të mbrojmë Zemrën tonë, shpirtin tonë; të vetmen tonë. "