-Shqiptarët në Ballkan janë të “stërngopur” me luftëra dhe me kryengritje çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale për të mbrojtur identitetin e vet si komb dhe si Shqipëri Etnike Natyrale.
Këtë e ka provuar historia e derisotme botërore dhe kombëtare shqiptare, se “ në më pak se 7 shekuj, shqiptarët kanë zhvilluar më se 100 kryengritje e luftëra kundër pushtuesve dhe agresorëve imperialistë fqinjë, ku sipas statistikës së llogaritur, shqiptarët në fund çdo 7-vjetshi kanë bërë nga 1 kryengritje.” (SHE, 1944:380).
Prandaj, shqiptarët nuk duan luftë, por koekzistencë paqësore, liri, drejtësi, barazi dhe vetëvendosje në shtëpinë e tyre të përbashkët-SHQIPËRIA ETNIKE NATYRALE, jo, assesi në shtëpitë dhe në tokat e huaja të fqinjëve kolonialistë sllavo-bizantinë të Ballkanit.
Prandaj, të gjithë ballkanasit, duhet t’i kthehen bashëpunimit, koekzistencës, paqes dhe mirëkuptimit reciprok, secili zot në shtëpinë dhe në pronën e vet, ashtu siç parashikojnë rregullat, normat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashskuara dhe të së drejtës ndërkombëtare
Ndaj, me konsekuencë dhe me parimësi e dinjitet t’i mbrojmë dhe zbatojmë standardet dhe vlerat më se njëshekullore të OKB-së, jo t’i amnistojmë dhe t’i harrojmë agresionet dhe gjenocidet koloniale të Serbisë në Ballkan (1912-1999). Ky duhet të jetë misioni i gjithë popujve të Ballkanit, jo heshtja, neutralizmi dhe mbështetja e politikës së forcës , e hegjemonisë , e militarizmit dhe e imperializmit të zhveshur carist rus sllavo-bizanttin të Moskës dhe të Beogradit si “piemontë” të Serbisë së Madhe në territoret e aneksuara dhe të kolonizuara shqiptare, që nga shekulli XIV e deri më sot në shekullin XXI.
Kush do paqe (çdo shtet dhe çdo popull në botë), siguri, liri, drejtësi, humanizëm, demokraci, zhvillim dhe përparim në botë) ta mbrojë dhe ta zbatojë me çdo kusht Kartën e Kombeve të Bashkuara (1945-2024), si dhe normat, rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare universale, jo justifikimin dhe mbështetjen e pallavrave, të rrenave, të shpifjeve, të agresioneve, të gjenocideve koloniale dhe të përzierjes në punë të brendshme të Serbisë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (1999-2024).
Asambleja e OKB-së është shpresa e vetme paqësore e dekolonizimit të Kosovës nga Serbia kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-1999) !
Prandaj, me të drejtë e pyesim Brukselin, Uashingtonin, Londrën, Berlinin, Romën, Vjenën, Parisin, Amsterdamin, Nju-Jorkun, edhe sa vjet OKB-ja, duhet ta tolerojë Serbinë, që të ndërhyjë në punë të brendshme të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, derisa OKB-ja ka karakter dhe rëndësi univeresale botërore në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë., daj Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet tolruar që Serbia të jetë mbi OKB-në, të ushtrojë diktat sipas interesave të saj kolonialiste dhe gjenocidale për të prishur paqen, rendin dhe sigurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare!
Prandaj, ne nuk duhet të sakrifikojmë një bashkësi ndërkombëtare, me qëllim të rehabalitimit të gjenocideve të saj koloniale ndaj shqiptarëve në Ballkan (1912-1999).
Pra, as moralisht e as ligjërisht nuk duhet të lejojmë, as të pranojmë në asnjë mënyrë që, një shtet agresiv dhe gjenocidal, siç është Serbia, të tallet me OKB-në 193 anëtarëshe, duke shantazhuar dhe shpërfillur zbatimin e objektivave dhe të parimeve të Kartës së saj, vetëm për ta fshehur të drejtën historike; të drejtën e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës si shtet në truallin e saj autokton mijërajeçarë (pellazgo-ilir-shqiptar).
Së fundi, një gabim i tillë, duke e marrë anën e Serbisë kolonialiste antishqiptare, mund t’i kushtojë shtrenjtë bashkësisë ndërkombëtare, duke qenë se injorimi i zbatimit të standardeeve dhe parimeve të OKB-së nga ana e Serbisë dhe e aleatëve të saj, mund të çojë në shpërthimin eventual të “Luftës së Tretë Botërore”; mund të çojë në shthurjen e OKB-së, ashtu siç i ndodhi shpartallimi Lidhjes së Kombeve në vitet e ’30 të shekullit XX, si rrjedhim i kontradiktave dhe i mosmarrëveshjeve të Fuqive të Mëdha të Evropës.
Sa më sipër, Serbia nëse do zgjidhje paqësore dhe reciproke me Kosovën , pikësëpari, duhet ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ashtu siç e ka njohur Amerika, BE-ja (minus 5 vende anëtare të saj: Rumania, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Spanja). Ndryshe, ekziston rreziku, që kjo do ta vazhdojë me ultimatume, me kërcënime dhe me ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës.