ShBA-të si tempulli i lirisë, paqes e demokracisë, i politikës së lirive e të drejtave universale të njeriut, të barazisë dhe vetvendosjes së kombeve si vlera e besime amerikane që sot janë bere universale më shumë se kurrë më parë ,janë miku dhe aleati strategjik i popullit tonë që duhet t’u jemi mirënjohës në përjetësi sepse pa ndihmën, përkrahjen e rolin amerikan rrjedha historike e popullit tonë do të ishte e paparashikueshme. Pas Luftës së Parë Botërore, në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 ishte vendimtar qëndrimi amerikan për mosnjohjen e vendimit të Traktatit të Fshehtë të Londrës së vitit 1915 i Fuqive të Antantës për coptimin e Shqipërisë nga Serbia, Greqia e Italia, duke mbrojtur kështu Pavarësinë e Shqipërisë që kërkonte delegacioni shqiptar, ku përveç kësaj, si kërkesë të dytë delegacioni ynë me vision dhe largpamësi i paraqiti Konferencës edhe administrimin e trojeve me popullsi shqiptare të ndara padrejtësisht në Koferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, e ku ky administrim t’i besohej ushtrisë amerikane për dy vite dhe më pastaj popullsia e tyre te vetvendoste për të ardhmen.
Po 80 vite me vonë USA shkoi edhe më tej duke iniciuar një Konferencë Nderkombetare,atë të Rambujesë që ndërkombetarizoi si kurrë më pare çështjen shqiptare të Kosovës në veçanti po me rëndësi kombëtare shqiptare në përgjithësi duke çuar më pas në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr prej saj për çlirimin e Kosovës, që çoi në Pavarësinë e saj dhe krijimin e Shtetit të Kosovës dhe që vazhdon politikën dhe përpjekjet për njohjet e reja të shtetit kosovar nga vende të ndryshme të botes.
Përveç këtyre momenteve kulmore me rëndësi vendimtare për fatet e kombit tonë historia shënon dhe momente të tjera ku na janë gjetur pranë USA në mbrojtje të Shqiperise e shqiptarëve kundër synimeve shoviniste të pandërprera të fqinjëve tanë të pabese siç janë perpjekjet e Greqisë qysh para çlirimit për të aneksuar Jugun e Shqipërise dhe më pas me provokacionet në vitin 1949 përgjatë kufirit po për të njëjtin qëllim, por që nuk u pranuan dhe u kundërshtun nga Depatamenti i Shtetit, ashtu si dhe USA dhe Perëndimi që kundershtuan planet jugosllave për gllabërimin e Shqipërisë, gllabërim që e përkrahte edhe Stalini.
USA na përkrahu edhe pa marrë parasysh propagandën ekstreme antiperëndimore e antiamerikane e prosllavokomuniste të regjimit antipopullor komunist të Shqipërisë së kohës; duke vazhduar më pas në ndihmën e përkrahjen për vendosjen e Demokracise në Shqiperi,përkrahjen dhe rolin përcaktues të USA për pranimin e Shqipërisë në NATO, në ndihmën e përkrajen e shtetit të ri të Kosovës për konslidimin e tij dhe të vlerave e standarteve demokratike atje, përkrahjen për liritë e të drejtat civile e kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, pra në përkrahje edhe të integrimeve në strukturat rajonale e globale si të Shqipërisë dhe të Kosovës që për nga rëndësia dhe koha janë në funksion të triumfit kombëtar pavarësisht se në dy shtete e më gjërë, po që nuk përjashton që me zhvillimet dhe përpjekjet per realizimet e vlerave te lirise, demokracisë, prosperitetit kundër shovinizmave, radikalizmave dhe kapercimit të tyre, të triumfit e ndergjegjsimit per vlerat e standartet e larta njerëzore dhe integrimit global të realizojmë dhe bashkimin kombëtat si e drejtë nderkombëtare për vetvendosje.
Shqiptarët kudo që janë; në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Preshevë e diaspore t’u jemi mirënjohës SHBA-ve, sepse kurdo që therritëm, kerkuam e luftuam për liri, pavarësi, demokraci e integrim ato i patëm pranë, dhe se pa kontributin, rolin vendimtar e përcaktues amerikan paqja, siguria e demokracia globale do të rrezikoheshin, shovinizmat, racizmi, fanatizmi, papërgjegjshmëria, dhuna,ekstremizmi, korrupsioni e diktaturat që janë kundëralternativa ndaj vlerave të civilizimit, progresit e demokracisë.
Triumfi, krijimi dhe ekzistenca e SHBA dhe e kombit të lavdishëm amerikan është e lidhur pazgjidhshmërisht me triumfin e demokracisë dhe zhvillimin e konsolidimin e saj,me parimit e larta të Deklaratës së Pavarësisë dhe te Kushtetuta e ShBA-së.
Nacionalizmi amerikan është nacionalizëm demokratik dhe tolerant gjithpërfshirës kriteresh gjuhësore, etnike, fetare etj. Ndërsa Ballkani ka qenë gjithmonë fuqi baruti,dhe popujt e tij kanë vuajtur dhe pësuar nga grindjet e lufterat ndëretnike e fetare madje dhe në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit njëzet me luftërat në ish-Jugosllavi.
Shqiptarët historikisht janë populli më paqedashës e tolerant në Ballkan që asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime ekspansioni, dhune e shovinizmi, po në të kundërt fqinjët tanë malazez, serbë, grekë e maqedonas kanë berë fushata përndjekjeje, dhune, pastrimi etnik e genocidi ndaj shqiptarëve fatkeqësisht falë dhe tolerimit e deri diku edhe përkrahjes së Fuqive Europiane.
Edhe sot përkundër politikës së Serbisë që akoma nuk ka berë minimuin të paktën të kërkimit falje për genocidin dhe pastrimin etnik së fundmi, po që kishte prej gati 100 vitesh që e ushtronte ndaj popullsisë shqiptare ne Kosovë, dhe përpjekjeve edhe sot për destabilizimin e saj dhe pengimin e njohjeve nga shtetet e tjera, si dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave civile e kombëtare të shqiptarëve të Preshevës,politika kosovare fton Beogradin për pajtim historik të shqiptareve dhe serbëve,normalizim të marrëdhënieve etj.
Po keshtu minoritarët grekë në Shqiperi gëzojnë liri dhe të drejta të plota civile e kombëtare ndërsa Greqia nuk njeh Minoritetin shqiptar të çamëve si dhe te drejtën e kthimit dhe minimalisht as ato pasurore por mban në fuqi madje Ligjin e Luftës dhe ka pretendime territoriale ndaj Jugut të Shqipërisë.
Por sot në realitetet e reja globale të globalizimit dhe inspirimit të alternativës demokratike perëndimore e posaçërisht asaj amerikane edhe Ballkani po zbutet dhe po çlirohet nga trashëgimia dhe mentalitetet e vjetra politike dhe fanatizmave shoviniste, etnike e fetare.
Amerikanët, shqiptarët dhe popujt e botes duhet t’u jenë mirënjohës Demokracisë Amerikane sepse janë parimet e larta të saj mbi të cilat u krijua kombi i lavdishëm amerikan dhe shteti i tij; është demokracia amerikane ajo që lirive dhe të drejtave të njeriut ju dha dimension universal dhe inspiroi popujt për vetvendosje, sovrannitet dhe krijimin e shtetkombeve të tyre duke u çliruar prej diktaturave e perandorive feudale, koloniale dhe së fundmi atyre komuniste; ishte demokracia amerikane që triumfoi mbi kërcënimet globale të nazizmit e komunizmit dhe sot është ajo që ruan e mbron qytetërimin e botën e lirë nga kërcënimet që u vijnë nga regjimet jodemokratike, kërcënimet e rreziqet fundamentaliste e terroriste politike, racore, etnike, kulturore etj.
Ne shqiptarët tashmë jemi më të vetëdijshëm se kurrë se aleati ynë strategjik janë SHBA, po duhet gjithnjë të jemi vigjilent e të bëjmë kujdes se fqinjët tanë zor se mund të heqin dorë nga antishqiptarizmi dhe shovinizmi, dhe do të përpiqen që të intrigojnë ,të diversionojnë për të na vënë gurë në rrota për të na prishur e sabotuar miqësinë tonë me SHBA-në. Të kemi kujdes dhe ta vëzhgojmë dhe politikën dhe politikanët tanë të mbrapshtë e “tolerantë”me fqinjët dhe të pabesë me popullin e vet dhe të pasinqertë e mosmirënjohës ndaj miqve të vërtetë , pasi pas kësaj “tolerance” në dëm të interesave kombëtare dhe maske hipokrite e tinëzare miqësie ndaj miqve, ata përpiqen të fshehin interesat e ngushta personale e të pushtetit personal dhe interesin pasuror të tyre.
Ne, në pjesën më të madhe të historisë si popull jemi tradhëtuar nga paria e politika jonë që akuzohet nga opinioni jo vetëm nga ai brëndshëm po dhe nga ai ndërkombëtar si një politikë e korruptuar, kundërpublike, konfliktuale dhe e papërgjegjshme po dhe cuditërisht dhe e pandëshkueshme, po që dhe kemi rënë gjithnjë pre mashtrimeve, gënjeshtrave dhe e manipulimit të saj po dhe që kemi qenë dritëshkurtër dhe të vetëjoshur nga interesi i ngushtë dhe i cekët; dhe se jemi gjithnjë të vonuar pasi ne gjithnjë të tashmen e kuptojmë vetëm atëhere kur ajo bëhet e shkuar. Në atë keqkuptim, frikësim apo më sakt me manipulimin që u bë me demontimin e lëndëve kimike them se mjerisht shoqëria jonë është akoma pezull, e coroditur dhe se interesat e saj jetike janë të tradhëtuara nga pjesa dërrmuese e “elitave”civile ,juridike,akademike,intelektuale dhe sidomos e atyre mediatike e politike të cilat jo vetëm që nuk prodhojnë e nuk kanë vizionin e stratëgjisë e të interesave jetike afatgjata kombëtare, po se këto “elita” se kanë për gjë për të rënë në batakun e ulët të vetëm interesave të ngushta duke ju servilosur dhe shërbyer pushtetit të parasë.
Durrës, Dt 25 11 2013
Shënim: SHBA-të si aleatë besnik dhe mik i madh i shqiptarëve, ato si përkrahesja dhe mbështetësja e madhe për integrimin euroatlantik dhe për antarësimin e Shqipërisë ne BE, SHBA mbështetën fuqishëm Reformën e drejtësisë, Veting-un dhe SPAK-un, gjë e cila ka mundësuar kthimin e shpresës dhe të besimit të shqipttarëve te shteti e drejtësia si dhe ka bërë të mundur përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE.