A do t’i angazhojë Grenell, në misionin e tij special, Thaçin, Ramën dhe Vuçiqin?

Opinione

A do t’i angazhojë Grenell, në misionin e tij special, Thaçin, Ramën dhe Vuçiqin?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 12:56
Autori Sherif Ramabaja

Derisa të gjithë menduan se Grenell mbeti jashtë loje, këto ditë lajmi shpërtheu si vullkan nga brendësia e tokës: Grenell - it iu caktua detyrë specifike, për operacione speciale.

Të gjithë i hapën veshët dhe sytë se çdo të thotë kjo, apo cilat do jenë operacionet speciale, të cilat iu caktuan Grenellit.

Disa e lidhën me operacionin special të Putinit në Ukrainë, apo ndoshta edhe licencë për të vrarë etj. etj.

Megjithatë, shpejt u kuptua se këtu bëjnë pjesë krizat më të nxehta të planetit, siç i cilësoi shefi i tij Trump: Korea Veriore dhe Venezuela. Jo larg mendsh në këtë kuadër mund të hyjnë edhe Irani, (Siria bie nga lista pasi Asadi iku te Putini), Izraeli me armiqtë e tij, Hezbollahu, Hamasi, Hutit në Jemen, po këtu patjetër do të hyjnë edhe Ballkani me dy akterët kryesorë: Serbinë dhe Kosovën, pa e harruar edhe Dodikun me republikën Serbska, të cilën tenton t’ia bashkoi „Botës Serbe”.

Rikthimit të Grenellit padyshim do t´i gëzohet edhe opozita e Kosovës, pjesëtarët e Listës Serbe, udhëheqës politik sidomos nga Serbia duke përfshirë Daçiqin, Vulin, Bërnabiç - ka, Republika Serbe e Bosnjës, po nuk përjashtohen as ish udhëheqës nga qeveritë e mëparshme të Kosovës të cilët me zotin Grenell kishin plane e u mbetën në gjysmë.

Se a do i gëzohen rikthimit të tij Albin Kurti, kryetarja Vjosa Osmani, Donika Gërvalla etj. mbetet enigmë, sepse po t’i pyesësh, me siguri do të marrësh vetëm përgjigje diplomatike, që ndoshta nuk do të ndaheshe i kënaqur.

Përkundër kundërshtimeve apo ngazëllimeve, Grenell e paraqiti programin e tij të operacionit special dhe i emëroi edhe bashkëpunëtorët e tij.

Nuk ishte shumë befasi, sepse për misionin e tij në Ballkan i duhen sidomos Thaçi dhe Vuçiq. Pa këta dy llogaritet se nuk mund të ketë zgjidhje. Planin e kanë të gatshëm, vetëm duhet ta shpalosin. Serbia e do Veriun, kurse Kosovë i afrohen vetëm disa fshatra të Preshevës, pa Bujanocin, pa Vrajën, pa Leskovikun, pa Kurshumlinë, pa Preshevën e pa Nishin.

Një befasi në vete ishte misioni i Ramës, i cili e refuzoi angazhimin e tij rreth çështjes Kosovë - Serbi. Ai u arsyetua se Kosovarët nuk ia pranuan Ballkanin e Hapur, nuk ia pranuan hartimin e draft - statutit të Asociacionit, e kundërshtuan ta quante veriun tokë e askujt, e kundërshtuan të fliste me Vuçiqin në emër të Kosovës, e kundërshtuan kur e arsyetonte Serbinë që t´u bashkohej sanksioneve kundër Rusisë, e kundërshtuan kur i këshillonte Kosovarët që ta harronin të kaluarën e të orientohen nga e ardhmja (sepse ai si kishte përjetuar tmerret dhe masakrat e Serbisë) e kundërshtuan... e kundërshtuan..., sa kundërshtimet e tyre ndaj tij s’kishin fund. Ndihem i fyer, të mos merren parasysh propozimet e mia, deklaroi në fund Rama. Grenell mbet i befasuar, po do ta studioi rolin dhe aftësitë e tij.

Mars - Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat