Në shtator të këtij viti isha në pushime në Rivierën turke, në një qytezë të bukur afër Antalisë. Në mëngjes, shpesh dilja në ballkon për të thithur ajër dhe jod, që e sjellnin dallgët e detitë mesdhe. Çdo mëngjes nga një furgon zbritnin puntorë, shumica djem të rinj, por që vërehej se janë të huaj. Një kamarier më tregoi se ata ishin refugjatë nga Siria. Refugjatët sirian ishin të integtuar dhe flisnin rrjedhshëm gjuhën turke dhe disa gjuhë të huaja.
Duke u rrezitur në plazh, pashë një djal të pashëm, me syze dielli, trup të gjatë dhe në dy krahët me tatuazh- tetovir. Ai mbante në dorë një bllok reklamash për masazhe të hamameve turke dhe reklama për ekspedita.
Më përshëndeti në gjuhën ruse, më pas filloi të flasë në gjuhën angleze. Unë i thashë se mund të flasë në gjuhën turke, ose gjermane, po ashtu dhe në gjuhët ballkanase, arnaute dhe boshnjake. Duke tundur kokën me një buzëqeshje ,ai nisi të flasë në gjuhën turke.
Ky djalosh ishte një refugjatë sirian. Mbante një emër luftarak . Kishte një sens humori dhe elegancë , i pashëm dhe energjikë. Kishte origjinë palestineze. Familja dhe ai ishin rritur nëpër kampe si refugjatë në qytetin Raka.
“Gjyshi dhe baba, çdo herë kanë jetuar me shpresën dhe iluzionin se do të kthehen në Palestinë”, më tha ai.
Gjyshi, babai dhe xhaxhallarët kishin marrë nga vendlindja çelësat e shtëpisë, një strajcë dhe guraleca.
Duke thithur cigaren deri në mushkëri filloi të rrëfente : -Lash studimet dhe së bashku me dy vllezërit iu bashkuam revulucionit. Unë jam revolucionar majtist.
Në njërin krah kishte tatuazhin të shkruar “ NO JUSTICE”, kurse në tjetrin “NO PEACE”, që në shqip i bie “ Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” . “Unë jam një revulucionar majtistë. Jam rritur nëpër kampe”, tha i riu sirian.
-Cilët revulucionarë të majtë i admironi, e pyeta?
-Çe Gevarën, m’u përgjigj.
-Revolucionarë të spektrit të majtë ishin: Stalini, Mao. Ishte dhe lideri ynë Enver Hoxha, nën të cilin populli shqiptar ka vuajtur të njëjtën diktaturë si populli sirian. Sikur të ishte Çe Gevara gjallë në fund do ta merrte pushtetin dhe do bëhej si Fidel Kastro diktator dhe despot, i thashë unë.
Duke buzëqeshur, ai ngriti gishtin.
-Unë i kam urryer të gjithë liderët e kampit komunist. Idealet e mia janë për internacionalen socialiste dhe socialdemokratike, tha i riu sirian.
“Ne duam një Siri të re prototipe si shtetet e BE-së, ose një model si të Turqisë. Një lidership islamist liberal siç ështëTaip Erdogan do të ishte për Sirinë shumë pragmatike dhe racionale”, tha ai. Ndërkohë, i thashë se dhe Erdogani është autokrat dhe popullist. –Eh, tha duke ngritur vetullat, popujt e lindjes kanë nevojë për një lider të fortë siç është Taip Erdogan.
“Unë së bashku me vëllain udhëhiqnim një çetë. Më 10 dhjetor 2015 luftonim me ISIS-in. Vëllai im u vra dhe 9 shokë të lutës. Babai vdiq në kamp, kurse nëna dhe një motër vazhdojnë të rrinë në kampet e Libanit”, tha ai.
Në Turqi ndihem si i burgosur, tha pas pak. “Nëpër frontet e luftës isha njeriu më i lirë dhe i lumtur. Mbaj mend në një provincë dhe fshatrat kurde, ushtrarët fanatikë të ISIS-it kishin bërë masakra, kishin vrarë burrat. Plaçkat i kishin ndarë, gratë i kishin martuar dhe fëmijët i kishin dërguar në për kampe”, tha ai.
Pesë vite luftë,mbi 400 mijë të vrarë. Mbi pesëdhjetë përqind e popullit janë shpërngulur në kampe jashtë shtetit dhe brenda. Një gjeneratë e zhdukur, pjesa më e madhe kanë humbur ka një të dashur, ose të afërmit e tyre. Shumë sirian janë të traumatizuar në shpirt. Do duhen dekada për një fillim të ri për të rindërtuar shtetin.