Para lufte Kosova kishte nje elitë tӫ gazetarëve tӫ shkolluar,tӫ kulturuar, tӫ emancipuar, tӫ përgatitur nӫ aspektin politik dhe ekonomik, nӫ aspektin profesional, elitӫ kjo qӫ krahasohej padyshim nӫ nivelin e gazetarisë Evropiane e mӫ gjere. Radio Prishtina – Televizioni i Prishtinӫs dhe Rilindja ishin tri Institucione Informative tӫ cilat me politikӫn redaktuese me prodhimin e programeve mӫ tӫ ndryshme kulturore, artistike, argetuese, dokumentare ishin vlera tӫ pa mohueshme tӫ kulturӫs dhe informimit nӫ Kosovӫ. Asociacioni i Gazetarëve tӫ Kosovӫs nӫ vitin 1995 u pranua nӫ Organizatӫn e Lidhjӫ sӫ Gazetarëve tӫ Evropӫs nӫ tӫ drejtat e barabarta nӫ Bruksel. Pjesӫ e kӫtij Asociacioni tӫ Kosovӫs kam qenӫ edhe vet i pajisur me librezën e gazetarëve tӫ Botӫs nӫ Bruksel. Nuk ka dyshim se tri mediumet informative tӫ Kosovӫs qӫ i përmendëm mӫ lartӫ ishin Institucionet mӫ kredibile mӫ tӫ besueshme dhe mӫ tӫ respektueshme nga qytetarӫt e Kosovӫs.
Ҫfarӫ ndodhi pas luftӫs?!.
Institucionet qӫ u themeluan shkel e shko pas luftӫs nӫ Kosovӫ me njerëz tӫ padijshӫm pa integritet nӫ vend qӫ ti pӫrkrahin ish kuadrat e gazetarӫve, redaktorëve, regjisorëve, producentëve pӫr tӫ vazhduar zhvillimin dhe avancimin nӫ mjetet e informimit tӫ Kosovӫs, qeveritarӫt e pas luftӫs i përbuzën kӫto vlera duke u dhӫnӫ pӫrparӫsi themelimit tӫ televizioneve private, tӫ cilat duke ju ndarӫ frekuenca dhe duke i licencuar si mediume nacionale. Kӫshtu pӫr interesat e grupeve partiake u themelua i ashtuquajturi Radio Televizion i Kosovӫs si medium “publik”, i cili asnjӫherӫ nuk arriti ta ushtrojӫ misionin e pavarur nӫ bazӫ tӫ ligjit. Ky medium ua mbylli derӫn ish kuadrave profesionale tӫ cilat me vite e decenie qӫndruan nӫ ballӫ tӫ frontit duke ju kundӫrvy propagandӫs Serbe e cila i kishte nӫ fokus shkatërrimin e vjetӫr tӫ informimit dhe bӫrthamӫn e kuadrit tӫ gazetarit. RTK-ja u shndërrua nӫ (filial) tӫ punӫsimit tӫ familjarӫve tӫ partive politike dhe grupeve tӫ interesit tӫ cilӫt ishin pjesӫ e Institucioneve tӫ Kosovӫs. Mjerisht kӫto dështime me vetӫdije bӫnӫ qӫ mafia biznesore ta marr nӫ dorӫ informimin nӫ Kosovӫ duke hapur televizione private e portale tӫ ndryshme tӫ cilat tani janӫ bӫrӫ mollӫ sherri dhe faktorӫ tӫ krijimit tӫ kaosit Informativ nӫ Kosovӫ. Shikoni debatet e përditshme nӫ kӫto mediume tӫ cilat janӫ shembulli mӫ i keq i kulturӫs sӫ komunikimit tӫ dijӫs dhe nivelit mӫ tӫ ulӫt tӫ pjekurisӫ gazetareske. Nuk donӫ koment se shumica e kӫtyre mediumeve nuk kanӫ asgjӫ tӫ përbashkët me politikӫn editoriale, programore, informative qӫ i duhet popullit tӫ Kosovӫs. Kӫto janӫ themeluar nga biznesmenët tani mӫ tӫ njohur tӫ cilӫt u pasuruan qysh atëherë kur Serbia i vendosi masat e dhunshme kundӫr Kosovӫs. Kӫta individ i themeluan kӫto mediume duke u fshehur prapa ekipit tӫ Gazetarӫve dhe Moderatorëve tӫ cilӫt i instaluan vetӫ pӫr interesat e tyre materialo financiare duke u munduar tӫ promovohen si pjesӫ e kulturӫs, e informimit apo si pjesӫ e “inteligjencës”?!. Me njӫ fjalӫ duke u munduar ti fshin gjurmӫt dhee gjynahet qӫ i bӫnӫ ndaj Shtetit tӫ Kosovӫs. Nӫ kӫto mediume private janӫ grumbulluar fytyra tani mӫ tӫ njohura pӫr publikun tӫ cilӫt thirrӫn nӫ profesionin e gazetarit por mjerisht nuk kanӫ asnjӫ vlerӫ apo vepӫr qӫ kanӫ lӫnӫ ndonjӫ gjurmӫ pӫr ti kujtuar nӫ aspektin pozitivӫ. Sot nӫ Republikӫn e Kosovӫs nuk botohet asnjӫ gazetӫ ditore apo revistë e cila nӫ vazhdimӫsi kӫrkohet nga lexuesit e kӫtij vendi. Andaj situata nӫ sektorin e informimit nӫ Kosovӫ ӫshtӫ tejet shqetӫsuese nӫ tӫ gjitha aspektet qӫ kӫrkon zgjidhje pӫrmes reformave sa mӫ tӫ shpejta sa ende nuk ӫshtӫ bӫrӫ vonӫ. Koha nӫ tӫ cilӫn po jetojmӫ kӫrkon pӫrkushtim nӫ ngritjen dhe zhvillimin e vlerave si nӫ aspektin organizativ profesional duke hyrӫ nӫ Botӫn e Teknologjisë Informative e cila po avancohet pӫrditӫ e mӫ shumӫ nӫ Shtetet e ndryshme tӫ Botӫs.