Rama dhe Kurti, nuk takohen në asnjë pikë për çështjen e Kosovës

Opinione

Rama dhe Kurti, nuk takohen në asnjë pikë për çështjen e Kosovës

Nga: Ilir Vata Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 16:47
Ilir Vata

Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesë të pandashme, në të gjitha dimensionet ata janë të njëjta, gjaku, gjuha, kultura, etnia, të gjitha dalë nga e njëjta nënë, atdheu, Kombi shqiptar.

Por çfarë i ndan?

Politika, është ajo që i ka vënë mes Kosovës dhe Shqipërisë prej kohësh ka një perde akulli, ku njëra palë i bie gozhdës dhe tjetri, patkoit..!

Mes dy vendeve është bërë pak, të dy shtete jo vetëm nuk kanë bashkëpunim të ndërsjellët, por kanë dasi në mënyrën sesi palët e trajtojnë çështjen e Kosovës dhe ky konflikt ka lindur mes Ramës dhe Kurtit, dikur miq.

Mes dy vendeve janë bërë dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi, por nuk është bërë kryesorja, heqja e trau në doganë mes dy vendeve dhe më keq taksa e rrugës së kombit. Që këtu nis kufizimi, pasi kosovarëve u është venë taks për të ardhur në shtetin amë?

Më e rëndësishmja, nuk ka një këshill të përbashkët për sigurinë kombëtare, nuk ka një agjendë mes dy vendeve për të trajtuar gjëra kombëtare sa herë Serbia provokon Kosovën.

Nuk ka një përpjekje të Shqipërisë për të luajtur rolin e saj në institucione ndërkombëtare për njohje të Kosovës dhe nuk është shënuar një rast ku Shqipëria ka kontributin e saj në veçanti.

Aktualisht, politika shqiptare ka marrëdhënie më të mira me Serbin se sa me Kosovën dhe kjo lë për të dëshiruar, lë hamendësi për qëndrimin politik në lidhje me Veriun e Kosovës.

Albin Kurti e ka shprehur qendrimin e tij, dhe po vazhdon të përballet me presionin i vetëm, ndonëse ka pas raste që ka këmbëngulur më shumë se duhet duk mos qene fleksibel me partnerët, por ka një qëndrim.

Po politika shqiptare çfarë qëndrimi ka?

Pse kjo dasi, sepse politikat e dy vendeve nuk kanë një qasje të përbashkët për trajtimin e çështjes kombëtare, dhe kryesisht të Kosovës.

Edhe në provokimi e fundit në Kosovë në kanalin e ujësjellësit, Shqipëria mbajti qëndrim nihilist, ndërsa BE/SHBA dënuan aktin dhe kërkuan që autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore.

Pra, politika e Kosovës dhe e Shqipërisë janë si shinat e trenit, që ndonëse duken si kur bashkohen kur i sheh nga larg në perspektivë, ato nuk takohen në asnjë pikë, prandaj dhe ka ardhur gjithë kjo dasi?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat