Së fundi u prezentua regjistrimi i popullsisë, ku Kosova doli se kishte mbi 200 mijë qytetarë më pak se në vitin 2011. Përveç rënies së natalitetit, faktor kryesor është ikja e shqiptarëve të Kosovës. Viteve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme të Europës.
Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Europës dhe sa më larg madje.
Arsyet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: shqiptarët ikin së pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizavate ndërkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme.
Për 20 vjet, Kosova ka prodhuar politikanë të cilët për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur sa më gjatë atë, një politikani i duhet të gënjejë në mënyrë të vazhdueshme lidhur me qëllimet e tij ose si të thuash duhet të manovroj t’i ngatërrojë kundërshtarët në qëllimet e veta dhe shpesh duhet të tregojë një kinse fytyrë tjetër, nga ajo që njerëzve u duhet ta pranojnë.
Politikanët shqiptarë në Kosovë përsërisin të njëjtat gënjeshtra, besojnë se ashtu të ripaketuara më bukur, ato nuk janë më si më parë, kurse njerëzit të mësuar me to, e kanë të nevojshme t’i dëgjojnë.
Madje, sociologët mendojnë se politikanët gënjejnë edhe ngaqë, duke gënjyer vazhdimisht, ata fillojnë t’u besojnë edhe vetë gënjeshtrave të tyre, të cilat përpiqen t’ua rifalin qytetarëve për të vërteta.
Politika është kthyer krejtësisht në biznes, vetëm jo në shërbim të popullit, por të një klani oligarkësh të familjes në pushtet. Shqiptarëve u ka humbur i gjithë besimi te politikanët. Ndaj besojnë vetëm në humbjen e tyre. Kjo është edhe arsyeja që të gjithë ia kanë mësyrë largimit në emigracion. Ku të mundin, vetëm të largohen larg Kosovës, për një jetë më të mirë për ata dhe fëmijtë e tyre, politika ka thelluar mosbesimin ndaj qytetarëve të vet, ajo me arrogancën e saj ka krijuar trendin e ashpërsimit të ndasive.