Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, arriti të përfundojë mandatin e tij të plotë!

Opinione

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, arriti të përfundojë mandatin e tij të plotë!

Nga: Agim Vuniqi Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 06:59
Agim Vuniqi

Sondazhet janë të rëndësishme, por ato duhet të shihen si një mjet ndihmës, jo si një tregues absolut i së ardhmes politike

Pavaresisht sfidave të shumta, si krizat ekonomike dhe energjetike në botë që patën ndikim edhe në politikë, duke rrëzuar qeveri e kryeministra në BE, dhe jo vetëm në BE, por edhe Në SHBA, pastaj sanksionet ndërkombëtare dhe tensionet në veriun e Kosovës.

Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës, më 3 shkurt 2020, duke premtuar zhvillim ekonomik dhe rritje të buxhetit. Qeveria e Kurtit shpalli gjendje emergjente për furnizimin me energji, për shkak të krizës më të madhe energjetike që nga viti 2010. Dhe përkundër këtij stabiliteti të lëkundur  Kosova arriti të nënshkruaj disa marrëveshje sikurse: Marrëveshja për energjinë me SHBA (korrik 2022), respektivisht me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të SHBA-së, duke siguruar një grant prej 236 milionë dollarësh për projekte energjetike.

 Gjatë mandatit të tij të dytë, Kurti u përball me tensione në veriun e Kosovës, veçanërisht në komunat me shumicë serbe, duke ndikuar në marrëdhëniet me Serbinë dhe stabilitetin e brendshëm. Gjithashtu Qeveria e Kurtit zbatoi reforma sociale (2023-2024) duke përfshirë rritjen e pagës minimale në 350 euro dhe miratimin e projektligjit për sigurimet shëndetësore.

Pavarësisht sfidave të shumta, Albin Kurti arriti të ruajë stabilitetin politik dhe të përfundojë mandatin e tij si kryeministër. Faktorët që kontribuuan në këtë qëndrueshmëri përfshijnë janë:

• Mbështetja popullore për Kurtin, ai vazhdoi të gëzojë një nivel të konsiderueshëm të përkrahjes publike.

- Reformat ekonomike dhe sociale: Zbatimi i politikave që synonin përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, si rritja e pagës minimale dhe sigurimet shëndetësore, ndihmuan në ruajtjen e stabilitetit social.

- Menaxhimi i krizave: Përballja me krizën energjetike dhe tensionet në veri tregoi aftësinë e qeverisë për të menaxhuar situata komplekse, duke shmangur destabilizimin e mëtejshëm.

Lidershipi i Kurtit dhe aftësia për të adresuar sfidat e brendshme dhe të jashtme kanë qenë kyçe në përfundimin e mandatit të tij, duke e bërë atë një rast të veçantë në rajon gjatë periudhave të krizave të ngjashme. Andaj gjasat që Albin Kurti të fitojë një mandat tjetër janë reale.

Pavarësisht përkrahjes në sondazhet e fundit, Kurti ende mbetet një figurë e rëndësishme dhe me bazë të gjerë votuesish besnikë.

Shumë qytetarë e perceptojnë atë si lider reformues dhe të pakompromis, sidomos në çështjet që lidhen me sovranitetin e Kosovës dhe luftën kundër korrupsionit. Nëse reformat e tij ekonomike dhe sociale japin rezultate konkrete dhe të dukshme për qytetarët deri në zgjedhjet e ardhshme, kjo mund ta forcojë pozitën e tij. Përmirësimi i mirëqenies dhe stabilitetit energjetik do të jenë faktorë kyç në perceptimin publik.

Qasja e tij ndaj tensioneve në veri dhe qëndrueshmëria ndaj presioneve ndërkombëtare do të luajnë rol të madh. Nëse Kurti arrin të zbusë tensionet pa bërë lëshime të mëdha, kjo mund të konsiderohet një fitore politike që i rrit shanset për një mandat tjetër, sidomos ku të mirrret parasysh fakti që opozita ëshhtë e fragmentuar: Nëse opozita mbetet e ndarë dhe pa një kandidat të fortë apo platformë të qartë, kjo do të ndihmojë Kurtin të konsolidojë mbështetjen e tij.

A duhet të mbështetemi në sondazhe dhe matjet publike?

 Sondazhet ofrojnë një pasqyrë të dobishme mbi prirjet e votuesve dhe perceptimet publike. Ato ndihmojnë liderët politikë të kuptojnë se ku duhen përqendruar përpjekjet e tyre. Sondazhet shpesh pasqyrojnë vetëm një moment të caktuar dhe nuk mund të parashikojnë me saktësi rezultatin përfundimtar.

Në rastin e Kurtit, situatat dinamike, si krizat e jashtme apo sukseset e reja të qeverisë, mund të ndryshojnë lehtësisht perceptimin publik. Ka shembuj të tjerë politikë, pra ka raste kur sondazhet janë treguar të pasakta, duke mos kapur mobilizimin e heshtur të votuesve apo ndryshimet e papritura në fushata. Kurti ka treguar aftësi për të mobilizuar votues të rinj dhe të pavendosur, një faktor që mund të mos reflektohet plotësisht në matjet publike.

Pavarësisht sondazheve, suksesi i Kurtit për një mandat tjetër do të varet nga rezultatet konkrete të qeverisjes së tij dhe nga aftësia për të menaxhuar tensionet me Serbinë pa humbur mbështetjen ndërkombëtare. Po ashtu edhe një fushatë e fuqishme elektorale dhe aftësia për të mobilizuar bazën e tij të votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat