Ky shkrim vjen në akordancë të plotë me atë se cfarë realisht dhe plotësisht me të drejtë deklaroi Presidentja znj,Osmani të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Osmani tha se duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet, dhe masat ndëshkimore të BE-së i quajti të padrejta dhe antieuropiane ku sic edhe u shpreh saktësisht ajo se: “po e dënojnë një popull me 1.7 milionë banorë, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë, me mbi 97 për qind të qytetarëve të saj që mbështesin procesin e integrimit në BE”.
Fillimisht po bëj këtë pyetje, se si ka mundësi që BE për bisedimet Kosovë-Serbi cakton individë që vijnë prej shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Do ishte mjaftueshëmkjo për të thënë se BE anon nga Serbia e Rusia në dëm të Kosovës.
BE i ka vendosur Kosovës nje sërë sanksionesh krejtësisht në mënyrë të padrejtë dhe mund të thuhet se këto masa janë si përkëdhelje dhe si shpërblim për Serbinë për aktet terroriste të saj për të destabilizuar Kosovën.Në mënyrën se si po sillet BE ndaj Kosovës, Kosova do të duhej që më shumë t’i kushtonte vëmëndje dhe rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve të saj dy palëshe me SHBA, Turqinë, Britaninë e Madhe , Kroacinë e me shtete të tjera aleatë besnik dhe të sinqertë të Kosovës. Kosova duhet që më shumë të rrisë e zhvillojë marrëdhënie me ato shtete qofshin ato jashtë apo brënda BE-së, me ato shtete që kontribuojnë sinqerishrt për shtetendërtimin dhe forcimin e Kosovës, me ato shtete që e trajnojnë dhe armatosin Ushtrinë e Kosovës, ku kryesoret janë SHBA dhe Turqia, që janë dy forcat kryesore edhe të NATO-s dhe që e mbështesin antarësimin e Kosovës në NATO.
BE, pse e ndëshkoni Kosovën, kur ajo është më mirë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në realizimin e demokracisë dhe të funksionimit të shtetit ligjor, apo ju i vendosët sanksione Kosovës për të kënaqur Serbinë, dhe nuk i vendosni sanksione Serbisë, pse Serbia me bandat terroriste kërkojnë të destabiliziojnë Kosovën, pse Serbia është aleate besnike e Rusisë, dhe pse Serbia nuk i ka vënë sanksione shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës.
Ju BE, pse tregoheni kaq e pabesë dhe hipokrite me Kosovën dhe në vend që ta mbështesni atë për të vendosur sundimin e ligjit, në vend që ta mbështesni Kosovën në integrimin në BE dhe në NATO, dhe ne vend që ju të BE-së, në vend që ta armatosni Kosovën dhe ushtrinë e saj, ju veproni të kundertën: i vendosni sanksione Kosoves, pse ajo lufton korrupsionin, pse ajo zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe pse ajo mbron sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të shtetit të Kosovës. Mospajtimet dhe qëndrimet e ndryshme të vendeve të BE-së karshi Kosovës le të shërbejnë për politikën dhe për publikun kosovar si leksione për të mësuar se cilat jane ato shtete mike dhe aleate të sinqerta për Kosovën, dhe ato duket se janë SHBA, Britania e Madhe, Turqia , Kroacia e ndonjë tjetër.
Vetë BE-ja varet strategjikisht nga SHBA, por edhe nga Britania e Turqia të cilat janë forcat kryesore të NATO-s.
Kujtojmë këtu edhe deklaratën e ish-kreut të NATO-s z.Stoltenberg i cili ka theksuar se vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian (BE) luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Evropës dhe se “nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa vende të tilla si Turqia”.
Dhe kjo e vërtetë për Turqinë nuk u pelqen aspak turkofobëve shqipfolës. Është fat i madh që shqiptarët kanë aleat strategjik SHBA-të e cila është superfuqia dhe garantja e sigurisë dhe paqes globale, por është edhe në të mirë të shqiptarëve, që Kosova ka aleat te saj edhe dy aleatët e mëdhenj të SHBA-ve që janë Britania dhe Turqia.