Katër vjet në pushtet, ja ku dështoi qeveria Kurti

Opinione

Katër vjet në pushtet, ja ku dështoi qeveria Kurti

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 12:26
Faton Mehmeti

Ende pa u bërë një vit nga puna e ministrave të tij, në fillim të vitti 2022, Kurti kishte vendosur të bënte vlerësimin e punës së ministrave të tij. Puna rreth vlerësimit të performances, të secilit ministër të kësaj qeverie do të përmbyllej deri më 18 janar të atij viti.

 Vlerësimet e performancës nënkuptojnë pra, “matjen, ose qitjen në peshore” të aftësive profesioniste dhe shkathtësive menaxheriale e ministrore të secilit ministër të qeverisë Kurti 2. Me nisjen e vlerësimit të përformancës së ministrave, qeveria Kurti 2 po vazhdonte " traditën" normale të qeverive kudo. Përveç këtij rasti, nuk di të jetë bërë vlerësim i përgjithshëm, ndonëse veç e veç është thënë edhe nga kryeministri se është bërë në vazhdimësi.

Por, pyetja e parë që lind vetvetiu: cila ministri ka qenë me performancë më të mirë e cila jo?! Vështirë të jepet përgjigje nga mungesa e riformatizimit të qeverisë. Disa ministra janë larguar për arsye personalen, por Kurti nuk ka bërë riformatizimit dhe ky është gabim.

Riformatizimi bëhet për t'i dhënë energji të reja punës së qeverisë si dhe për t'i quar përpara punët e saj. E para ministri që ka pasur nevojë për ndryshim ka qenë ministria e arsimit. Ministrja Nagavci ka dështuar totalisht, s’ka dërguar para asgjë në arsim, s’ka arritur të bëj reforma dhe as të hartojë plane për të luftuar analfabetizimin, parandalimin e braktisjes sē shkollave, sistemimin e mësimdhënësve që mbesin pa punë për shkak të mbylljes së shkollave në disa fshatra, për shkak të mungesës së nxënësve. Arsimi s’ka ecur para asnjë hap, ky është dështim i panevojshëm për vetë qeverinë dhe popullin, pasi ka ekzistuar mundësia për ndërhyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat