Koha që kemi përpara në prag të zgjedhjeve të ardhshme, sikur ka krijuar një ndjesi të frikshme në veçanti për opozitën, dhe një reflektim i tillë ka krijuar edhe një element pak sa të çuditshëm, duke dhënë opinione të lloj-llojshme dhe të pa baza e realiste ndaj pushtetit aktual, që krijohet përshtypja se sipas sondazheve më të fundit, do e rimarrin pushtetin përsëri, siq është LVV, me aleatët e saj, listën « Guxo » Alternativën dhe të tjerë.
Megjithatë, e gjithë kjo nuk është vetëm një arsytim, që opozita shpërndan lajme ndër ato edhe të pa vërteta ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij, si një anti-amerikan dhe shumë të pa vërteta, jo vetëm në opinionin e vet brenda Kosovës, por edhe jashta, në vendet evropiane e deri në SHBA, që nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e ndikimit edhe të rrethanave të jashtme, të cilat mund të ndikojnë në diktimin e këtij rrugëtimi në këto zgjedhje.
Por, pavarësisht nga fakti i ndonjë ndikimi hipotetik dhe rrethanave të imponuara, imazhi që na parashtron vullneti dhe vota e lirë dhe demokratike e popullit të këtij vendi, sikur do t’a nxiste edhe më shumë qëndrimin e kësaj mazhorance, që të mos e humb vullnetin e saj dhe përmbajtjen e këtij vullneti, që do të ishte në shërbim të popullit dhe vendit të vet.
Imazhin e partive politike në Kosovë, do e hasim kudo me një shqetësim të madh, duke filluar që nga PDK, LDK dhe AAK, si parti opozitare, të cilat me organizimet e tyre të ndryshme brenda dhe jashta, duke marrë një tjetërsim organizativ e fizionomik, nga lideret dhe udhëqësit partiak, kërkesat e të cilëve janë më shumë pushtetare, kur temë kryesore e bëjnë dhe planifikojnë vetëm rrëzimin e pushtetit aktual dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me ardhjen e Lumir Abdixhikut, në krye të LDK-së, kjo parti po riparohet dalngadalë nga të metat e saj, që i krijuan paraardhësit e saj, dhe tani sikur do ta fillonte efektshmërinë e menjëhershme në strukturë dhe përmbajtjen organizative, por është e çuditshme, duke i lënë anash veteranët e themelimit të saj, dhe me një qëndrim tjetër, siq po e quajnë « Rruga e re » me domethënjën e njerëzve të rinj, të cilëve u mungon këmbë e krye fryma rugoviane, me të cilën themelohet dhe shkruhet historia e kësaj partie.
Poashtu edhe PDK, sikur e ka kuptuar vonë rrolin e «busollës» së vet, që e ka orientuar deri sot në anën e kundërt, duke e vendosur besimin qytetar në një pozitë të pa lakmueshme, me çrast jo vetëm PDK, por gjitha ato parti, të cilat në pushtetin e tyre e humbën besimin dhe autoritetin e tyre, në veçanti përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar, ato edhe pse me vonesë, do ti ndëshkonte vota e popullit të vet.
Mund të përqendrohemi në aspekte nga më të ndryshmet, megjithatë nuk mund të marrim një përfundim të prerë, ku progresi mund të mbështetet në konceptin dhe dobinë e njeriut të këtij vendi pa dallim, mirëpo, pa vullnetin dhe angazhimin e gjithmbarshëm, njëkohësisht duke u çliruar edhe nga anëtarët e klanëve të vjetra partiake, që më vete e bartën peshën e shumë përgjegjësive ndaj këtij populli dhe këtij shteti.
Edhe AAK, së cilës iu ka bashkuar NISMA, dhe « bishta » të tjerë, sikur do e ngjallte, apo do e zvetënonte skemën e reformimit të një rrugëtimi të përbashkët, që mund të realizohet « diçka » në dobi të njërës dhe tjetres për të krijuar një format strukturor e cilësor, por me një prirje të një primitivizmi të tillë, që dëgjohet nga lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj, me sharje dhe fyerje nuk mund të kthehet në optimizmin e kohës dhe në favor të partisë dhe as të qytetarit të këtij vendi.
Ndërmjet këtyre poleve politike dhe partiake gjendet sot LVV, e cila mundëson daljen nga vetëvetja, përmes formave dhe udhëheqjes së saj, ndoshta ndonjëherë jo lakmuese, por duke e ruajt imazhin e kauzës së vet që përmbanë një fuqi simbolike dhe depërtuese nga një këndvështrim ekzistencial dhe në favor dhe vlerave të këtij shteti dhe vendi, që paraqesin përpjekjen dhe filozofinë e çlirimit nga klanet politike të korruptuara të vendit, po ashtu duke qëndruar përballë një kauze të rëndësishme në shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit në tërë teritorin e vendit, dhe si një « gozhdë » e çelikosur, ndaj sharrës së vjetër serbe, sëcilës qeveria Kurti, ia theu dhëmbët si asnjëherë tjetër.