Fodullizmi i Edvin Kristaq Ramës dhe mbështetjeja për Serbinë, në krye të kolonës së pestë, bashkë me opozitën e dështuar të Dardanisë, kundër Kryeministrit Albin Kurti

Opinione

Fodullizmi i Edvin Kristaq Ramës dhe mbështetjeja për Serbinë, në krye të kolonës së pestë, bashkë me opozitën e dështuar të Dardanisë, kundër Kryeministrit Albin Kurti

Nga: Hafiz Shala Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 17:03
Autori Hafiz Shala

Me qellim që të dukemi si politikisht korrekt, por edhe nga dëshira që, Seanca e përbashkët e të dy Kuvendeve të jetë shprehje e vullnetit, e të drejtës për të qenë të bashkuar, vetëm sa është një mirësjellje që në të vërtetë, ishte një sjellje false, sa për sy e faqe. Kjo sepse, Kryeministri Edvin Kristaq Rama, nuk është në gjendje të heq dorë nga obligimet në të cilat kanë hyrë ndaj Aleksandër Vuqiqit bashkë me Hashim Thaçin , për të cilin qante me lotët e krokodilit rreth gjykimit të tij në Gjykatën për krime lufte në Hagë.

Po ai ka harruar se, po kjo treshe me veprimet e fshehta kundër interesave të shtetit e në favor të Serbisë, jo vetëm që e sollën Republikën e Dardanisë në pozitë inferiore, por edhe obligative ndaj të ashtuquajturave marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave të Vuqiçit. Ani pse ato, jo vetëm që kishin karakter teknik por, ishin thjeshtë, çeshtje të brendshme shtetërore.

Në vend se në këso lloj seancash që duhet të ishin kurtuazie dhe të përmbajtura rreth kritikave, siç u shpreh Deputeti i PD-së z. Gazmend Bardhi së, vëllai vëllait s’ia thotë kurrë këshillën në publik…, unë do të thosha, mos t’ia plotësojme dëshirën armikut por, josojnia, shfaqët te jo sojnikët me damkë, mercënarët e aleatët e armikut tonë shekullor Serbisë sepse, kanë hyrë në obligime të cilave nuk mund t’u ikin pasi, thjeshtë janë të shantazhuar, grupi i cili është shume me i gjerë, kur, ata qe e patën rastin ta pëcollën mund t’i dallonin pa kurrfarë dileme.

Kjo ishte një skenario e parapërgatitur nga krye-kolonashi, dorë e shtrirë e Alesandér Vuqiçit, Aleks Sorosit në bashkëpunim me opozitën e Dardanisë në veçanti me partitë të ashtuquajtura të dala nga lufta, duke i përfshirë edhe ish prokurorë të caktuar nga ish pushtetet, e të cilët u aktivizuan mu tani sepse, për t’u shpëtuar përgjgjësive për hajnitë marramendëse ndaj shtetit e popullit në emer të luftës si “e drejtë e tyre e pamohueshme sepse, ata këtë e meritojnë”.

Me këto abuzime, po duan që ta baltosin Ushtrinë Çlirimtare Lëvizja me kuptimplote ushtarake në të gjitha etapat e historisë sonë kombëtare, heronjve dhe martirëve të cilët, u hodhën në vijat e para të frontit pa menduar fare për përfitimet e tyre, përpos mbrojtjes së pragut të shtëpisë dhe çlirimit të vendit nga armiku i ynë shekullor Serbisë.

Të ashtuquajturit krerët dhe themeluesit e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë fatkeqësishtë për krime ndaj shqiptarëve sepse, krerët dhe themeluesit e vërtetë sot janë në varrezat nga ku mbinin drandofilat e lirisë, shpresës dhe ardhmerisë të cilët, në procesin e mbrojtjes së tyre, disa nga ata e mohonin publikisht se kanë qenë në luftë ndërsa, kur iu duheshin votat për pushtet dhe grabitje të pasurisë shtetërore, deklaronin së ishin në vijat e para të frontit. Përjashto Ramush Haradinajn i cili, ishte në luftë dhe humbi të afërmit e tij, fatkeqësisht ai komplet doli në "out" duke iu nënshtruar interesit material e karrireriste apo ndonjë hall tjetër të cilin ne nuk e dime, për ta fundosur veten politikisht i cili, duke e hyrë në vallen e hajdutëve, tradhtarë dhe mercenarëve të Serbisë dhe duke bashkëpunuar me kryeterroristin dhe partinë terroriste Listën serbe nënkryetar i të cilës iashtë keyeterroristi Millan Radoiçiq, të cilët, me aminin e Vuçiqit ia mundësuan ardhjen në postin e kryeministrit për të falur 8200 hektarë Malit të Zi në bashkëveprim me koalicionin PANA-Pronto i njohur për aferat me të e të rrezikshme politike e të shëmtuara financiare.

Përderisa dikur e paditi Kristaqin, sot u bënë miq të ngushtë e aleat të Serbisë duke e akuzuar Kryeministrin Kurti i cili, “po na bashkëpunoka me Serbinë e Rusinë”.

Në një intervistë në televizionin në gjuhën serbe kur gazetari e pyet çka mendon për Vuqiqin, ai deklaron se e respekton angazhimin e tij ani pse mund të jetë kundër meje, por ai ka punue për popullin e vetë ndërsa kur pyetet për Radoiçiqin, ai deklaron së në veri ai pyetet për gjithçka prandaj une punoj me të. Tani, dalin në pyetje bizneset e përbashkëta, ndërsa nuk hezitonte edhe t’i shkonte në vilën e tij në orët e vona të natës për t’ia siguruar votat përmes Listës serbe siç edhe ndodhi.

Vizitat pas mesnatës të tij dhe Thaçit për të kërkuar vota, ndodhi edhe me Haxhi Shalën të cilit i kushtoj me 2-3 vite burgim për pengim në procesin gjyqësor apo korruptime e shantazhime.

Përderisa Elez Blakaj u kërcënua me jetë dhe familje pasi i zbuloi listat e fryra të veteranëve të rrejshëm, duke e penguar që mos të ndërmarr masa ndaj kësaj dukurie, përderisa prokurori aktual lidhur me këtë heshti i cili po i njëjti, rastin e Dino Asanajt e kategorizoi “si vetëvrasje”. Tani, ai i dërgoi ftesë për Kryeministrin Kurti në cilësinë e dëshmitarit sipas skenarit, po i njëjti prokuror e pat dhënë pëlqimin për heqjen e urdhër arrestit për kryeterroristin Millan Radoiçiq i cili u largua nga Dardania siç deklaron Ramushi në kohën e qeverisjes së tij. Shtrohet pyetja legjitime se, kush e lajmeroi Radoiçiqin që të ikë për në Serbi.

Sjelljet agresive të Ramushit, me qojnë të mendoj tek rasti i ndalimit dhe paraburgimit të tij në Francë dhe, a mos u shantazhuar me ekstradimin e tij në Serbi? Le të mbetet edhe si mendim hipotetik ama, një agresivitet tillë i pa parë, është për habi. Atëherë, pse heshtin organet shtetërore që vërtetë të angazhohen në vërtetimin e kësaj akuze ndaj Kryeministrit sepse, nëse ka diçka të tillë atëhere kryeministri jo vetëm që duhet të largohet por edhe të burgoset, ndërsa Ramushi për deklarata të pa vërteta, duhet ta marrë strajcën drejt burgut.

Edvin Kristaq Rama i cili ishte jashtë norme i zëshëm për mos reagimin e shtetit apo, siç kërkonte ai Rezolutë të Kuvendit në mbrojtje të Hashim Thaçit Thaçit dhe të tjerëve si krerë të UÇK-së të cilët ishin çlirimtar e sot padrejtësisht gjykohen, ai, sikur po e harron së kjo gjykatë është e Dardanisë dhe Thaçi ishte ai i cili lobonte për formimin e kësaj gjykate duke deklaruar se kush nuk e voton këtë gjykatë ata janë kundër interesave të shtetit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo e cila reagoi shume ashpër. Kristaqi “ e ka arsyen e tij” për ketë angazhim sepse planet ogurzeza për korrigjimin-ndarjën e Dardanisë duke ia kthye ato 17 fshatra dhuratë të Aleksandër Rankoviqit të cilët në dakordim me Vuqiqin, këtë ide e dërguan në Uashington ku me angazhimin e Richard Grenel i cili ushtroi komplot bashkë me opozitën për rrëzimi e Kryeministrit Kurti dhë ate në kohën e pandemisë. Grenel, nëse është i sinqertë, ai deklaronte së shqiptarët kanë kërkuar nga unë edhe rrëzimin e Kurtit edhe për korrigjimin e kufijve.

Kush ishin lobuesit e ndarjes së Dardanisë gjatë gjithë kohës, PDK, LDK dhe AAK. Prandaj, këta i shpenzonin parat e taksa-paguesve në emer të PAN-it për tkurrjen e vendit në sherbim të “ paqes” me Serbinë.

Ajo që ndodhi në shtator të vitit 2020 në zyrën Oval në prezencën e Trumpit, ishte Avdullah Hotit në vend të Hashim Thaçit pasi këtij të fundit iu komunikuar aktakuza për krime lufte nga Prokurori amerikan Jack Smith në koordinim me Gjermaninë dhe Anglinë, duke ia ndërprerë udhëtimin, ndërsa, Trump me Kryeministrin Netanjahu dhe Hashim Thaçin e ëndërronin çmimin Nobel për paqe pasi do të nënshkruhej marrëveshja Dardani-Serbi që siç thotë populli ia pame hairin pasi Natanjahu i kishte dhënë pajtimin Trumpit për njohjen e Dardanisë që vërtetë ishte shume domethënëse.

Kush e ndau veriun në vitin 1999 dhe me ndihmen e kuajt?

A ishte ai Hashim Thaçi i cili me ndihmen e Shërbimit sekret francez dhe agjentit të DGSE Denian Arnaud ndërsa drejtori i saj Pierre Siramy në një kanal televiziv deklaron se Hashim Thaçi "është agjenti i yni i Francës".

Në ketë proces është i angazhuar dhëndrri serb Denian Arnaud i cili është i martuar me serbe dhe në familjen e tij flitet serbisht. Ai ka deklaruar se Thaçi është anëtar i këtij shërbimi. Janë edhe disa detaje të cilat nuk mund të thuhen në ketë moment sepse janë të koduara si të tilla. Si ishte e mundur që Hashim Thaçi gjatë takimit në Rambuje të jetë i përcjellë nga tre agjent të shërbimit sekret francez të përfshirë në Shtabin e UÇK-së gjatë luftës, ndërsa kur amerikanet po në atë kohë i kërkuan Shtabit për t’i vizituar dhe koordnue, kërkuan dy ditë afat premtim i cili nuk u realizuar dhe në fund u refuzuan (Dritan Goxhaj në një intervistë në Liridon Media edhe shume detaje tjera).

Nihilizmi ekstrem i opozitës rreth pastrimit të veriut nga grupet terroriste nga ana e Qeverisë dhe kthimin në një gjendje krejtësisht ndryshe, janë të pa kuptimta sepse, veriu megjithatë po funksionon me një qetësi relative ani pse paraqitën ende mbeturinat me metoda me të thjeshta, largo sulmin terrorist në kanalin Ibër -Lepenc i organizuar nga i njëjti me ndihmen e Serbisë. Por, në jetën e përditshme paraqitët një situatë ku komunitetet megjithatë mund të bashkëjetojnë pasi grupet ekstreme terroriste të dirigjuara nga Serbia, e shantazhuan pakicën serbe që mos t’u binden autoriteteve dardane prandaj edhe nuk morën pjesë në zgjedhjet e lira dhe demokratike të cilët e dëmtuan veten pasi, në pushtet ani pse si përfaqësues të minoritetit shqiptar në veri, i morën vota aq sa i kishin dhë u certifikuan zyrtarisht sipas ligjeve në fuqi.

Një apel dhe kërkesë publike për popullin dhe udhëheqjen aktuale dardane, Presidenten znj. Vjosa Osmani, Kryeministrin z. Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca

Ajo që u shfaq dje në Seancën e përbashkët të dy Kuvendeve, është alarm së Republika e Dardanisë është në rrezik nga rikthimi në situatën kur ish pushtetet udhëheqeshin me vendin të cilët për interesa politike karrieriste dhe për përfitime marramendëse materiale përmes hajnisë së dakorduar në mes pushtetit, prokurorisë dhe gjyqësisë, intenca është që, me çdo kusht dhe në çdo menyrë ta rimarrin pushtetin që t’i shpëtojnë drejtësisë për ta vazhduar me politikat përmes të cilave duan t’i mbajnë pran vetës përkrahësit të privilegjuar dhe të shpërblyer me banesa, shtëpi, vila duke i shndërruar në pjesëmarrës në aktet të të gjitha këtyre dukurive.

Opinioni e di që, edhe në Gjykatën Kushtetuese që nga Kryetarja, gjyqtar,ë ishin nën dyshimin së janë të korruptuar e prandaj edhe të shantazhuar si pjesë e këtyre marifeteve që e vërteta edhe deri me sot mbahet e fshehtë, po nga këto subjekte të drejtësisë, tani, me rezistencën e zbatimit të ligjit mbi konfiskimin e pasurisë dhe daljen para drejtësisë.

Me ketë rast dëshiroj t’iu drejtohem udhëheqjes aktuale që për hir të përgjegjësisë për ta vazhduar me ndërtimin e një shteti normal ku funksionon Kushtetuta dhe ligjet për të gjithë, të jenë unik pa marrë parasysh mendimet ndryshe sepse, populli ua dha besimin në vitin 2021 për ta ndryshuar gjendjen ani pse shume e rëndë e grumbulluar për 20 vite. Duhet të jetë kërkesë unike që ju ta drejtoni vendin edhe në mandatin e ardhshëm sepse, vetëm njerëzit e aftë, të guximshëm, të vendosur dhe mbi të gjitha të pastër e të ndershëm, janë garancë për një udhëheqje të suksesshme përmes lidershipit tuaj gjatë katër vitet e ardhshme. Ju, që të tretë, këto karakteristika i posedoni pasi SHBA-të i kanë profilet e juaja pran organeve shtetëtore amerikane të cilat, nuk ndërtohen në bazë fjalësh boshe e mendimesh individuale armiqësore ose miqësore por, me një përfshrje të gjerë të hulumtimeve.

Ju e keni dhënë provimin në këtë aspekt prandaj, vizitat e disa opozitarëve në Ushington DC të organizuara përmes Organizatave për marrëdhënie me publikun (PR Public rilations) të cilat janë të regjistruar për ketë veprimtari për takime me personalitete amerikane, duan t’i përkthejnë si përkrahje ndaj tyre. Ne, këto gjëra i dime shume mirë së si organizohen, prandaj votuesit duhet të jenë të kujdesshëm që mos të bien pre lidhur me këto veprime mashtruese për përfitime të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri Kurti akuzohet për prishjen e marrëdhënieve me Amerikën në ndërkohë ambasadori Hovinier deklaron së jemi me Qeverinë e Dardanisë por, mbetet i habitur se si opozita me shume i përkrah kërkesat e Serbisë së sa të Dardanisë. U akuzua së Kurti e quajti deklaratën e Sekretarit Antony Blinken naive ndërsa ai publikisht kishte deklaruar se z. Lajçak po e mban anën e Serbisë. Për të dhënë kësi deklarata kundër përfaqësuesve evro-amerikan, duhet të jesh i pastër, i dijshëm e i guximshëm. Kryeministri, një zyrtari të lartë evropian i deklaroi se, nëse tentohet të merret veriu, do ta nisi luftën(mbrojtëse) me Serbinë deklaratë e cila e shqetësoj shume Vuqiqin pasi nuk është në gjendje ta nisë një konflikt të përmasave të gjëra me Dardaninë.

Presidentja znj. Vjosa Osmani ishte e ashpër me të drejtë në mbrojtje të interesave të Dardanisë në të gjitha takimet në Evropë dhe në Amerikë, shembull unik i një zonjë të hekurt e cila vërtete po shkëlqen në ketë aspekt. Krye parlamentari z. Glauk Konjufca, duhet përgëzuar për udhëheqjen e seancave të Parlamentit edhe në rastet kur deputete janë të acaruar me kritika jashtë gjuhës parlamentare.

Në fund, propozoj që, ta vazhdoni koalicionin me listën Guxo duke i siguruar që Presidentes znj. Osmani t’i garantohet edhe mandati i ardhshëm sepse është në interesin e shtetit bile edhe të kombit.

Po i jepi vetit të drejtën e një propozim-kërkese të këtillë pasi, nuk i takoi asnjë partie politike përpos Partisë së Dardanisë që si mergimtar mbi 35 vite me veprimtari lobiste në SHBA por edhe atë qe e kam lënë pas në atdhe, e mora ketë liri absolutishtë qëllim-mirë për vendin.

Lë të analizohen të gjithë pretendentet për pushtet së, a kanë veti morale për ta marr pushtetin pas njëzet vite dështimesh në shtetndërtim, shtet-funksionim në të gjitha sferat që nga shtrirja e sovranitetit ruajtja e tërësisë territoriale dhe mbrojtja e suksesshme nga sulmet terroriste të cilat nga disa opozitar i quajnë me termin zbutës, akt sabotazhi.

Avancimi, zgjerimi, profesionalizimi dhe rritja e buxhetit për armatimin i Ushtrisë dhe Policisë së Dardanisë, janë kulmi i suksesit në shërbim të ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale dy shtylla të cilat e gëzojnë respektin dhe besimin e qytetarit.

Hafiz Shala

New York

22 dhjetor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat