Perandoria Osmane ishte Fuqi por asnjëhere Superfuqi, e aq me pak sikurse ShBA e sotme!
Shpesh herë na bie të dëgjojmë e lexojmë nga disa neotomanë duke e lartësuar Perandorinë Osmane në secilin aspekt, qoftë edhe në ate shkencor e kulturor, e sidomos ne ate ushtarak si "perandoria me e madhe e kohës", duke e krahasuar edhe me SHBA'në e sotme.
Sipas historianëve turq (pra jo të këtyre të Enverit e Titos) kulmin Perandoria Osmane e mori ne kohën e Sylejmanit të Madhërishëm, i cili sundoi nga 1520 - 1566.
Por, Europa në këtë kohë ishte shumë më e avancur në të gjitha aspektet shoqërore.
Renesanca (Rilindja intelektuale) kishte kohë që ishte futur në fazën zhvillimore. Sa për hirë të argumentit të them se Leonardo da Vinçi vdes një vit para se Sulltan Sylejmani të marri fronin.
Për mos t'i përmend shumë shkollarë tjerë të cilët kishin bërë aq shumë për shoqërinë, e të cilët kishte kohe që kishin vdekur, si bie fjala Mirandola (Pico della Mirandola). Kurse Makjaveli, nja shtatë vite (me 1517) para se Sylejmani të vie në fron shpërndante "Princin" e tij.
Pastaj, kur Sylejmani e merr fronin dhe Perandoria Osmane e merr kulmin (me arkitekt Sinanin siç kanë dëshirë neotomanët ta permendin sa herë që duan t'i thurrin lavde Perandorisë Osmane), shkollarët si Byde (Guillaume Budé), Erasmusi (Desiderius Erasmus), Bruni (Leonardo Bruni), Boda (Jean Bodin)..., ishin në kulmin e krijimtarisë së tyre.
Krijimtari e cila do t'i frymezojë shkollarët tjerë dhe sigurisht ta transformojë edhe më tutje shoqërinë europiane.
Në këtë kohë, pra kur thuhet se Perandoria Osmane morri kulmin, ajo edhe në aspektin fetar fundamentalizohej gjersa Europa liberalizohej.
Bie fjala tre vite më parë (1517) Martin Luteri kishte publikuar "Nëntëdhjete Tezat" e tij (Disputatio pro declaratione virtutis indulgentiarum),
universitetet e shumta (mbi 50 universitete) si psh i Oksfordit, Kembrixhit, Parisit, Bolonjës, Hajdebergut etj prodhonin për ditë intelektualë të cilët kurreshtjen e tyre nuk e ngopnin vetëm me dogmë, gjesa në këtë kohë Perandoria Osmane pos medreseve nuk kishte asnjë universitet.
Andaj, në këtë kohë Europa ishte ajo e cila kërkonte rrugë të reja për të zaptuar tregje të reja dhe zhvilluar ekonominë e saj. Kërkesë e cila bëri që të zbulohen Tokat e Reja, të cilat Anglia, Franca apo Spanja e Holanda i kolonizuan e jo Perandoria Osmane.
Perandoria Osmane në kohën kur superfuqitë europiane zgjëroheshin në kontinetet e reja, ajo kishte ngelur në "territoret e përpunuara" më parë nga Kalifati Abasid dhe Umajid, plus Rymelia.