Udhët e jetës,kah nuk të çojnë,thanë disa zëra burash në një tavolinë kafeje në Prishtinë...Aty pari kaloi me hapat kutrrum një njeri i panjohur për ata në tovolinën e kafës së mëngjesit në Prishtinë.
- A po e njihni këtë njeri me këta hapa kutrrum,- u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës për të pranishmit.
- Nuk po e njohim këtë udhëtar në sheshin e Prishtinës,-u përgjigjen të pranishmit në tovolinën e kafës së mëngjesit...!
- Nuk po e njihni,-unë ju tregoj se kush është,-u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës.
- Ky udhëtar në sheshin e Prishtinës është deputeti i popullit!E kemi votuar para ketër vjetësh,kur ai erdhi i mbushur frymë e,duke belbëzuar na pati thënë se,do të jem përfaqësues i denjë i popullit,-thoshte në fushatën e sheshit...
- E kemi të qartë,-thanë ata njëzëri në tovolinën e kafës së mëngjesit.
- Sa na është bër qejfi,që pas katër vjetësh e pamë afër, sy me sy me deputetin e popullit,-ishin njëzëri ata të tovolinës dhe të votës së lirë të sovranit...!
Kështu e ka jeta,thonë në artin e gjeniut popullor:Të rrova e më rrove ,por briski i berberit...!
Për fund,deputetet e popullit që do të zgjidhën me 9 shkurt 2025,mos të harrojnë të qëndrojnë në krah të sovranit të votës së lirë...!
Deputetë të popullit,mos u bëni udhëtarë të pa njohur në sheshin e Prishtinës!