Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. SHBA dhe BE kanë dhënë fondet, konsulencën ligjore, mbështetjen, dhe ato e kanë detyruar parlamentin e Shqipërisë që ta miratojë krijimin e këtyre strukturave, pasi krimi, korrupsioni dhe padrejtësia kishin marrë peng shtetin, shoqërinë, drejtësinë dhe ishin bërë pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe prej korrupsionit kërcënohej edhe sovraniteti kombëtaar.Prandaj dhe pas 5 vitesh që nga krijimi i SPAK, SPAK është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri pas Ambasadës Amerikane.
Unë nuk kam për qëllim për të shpjeguar se çfarë është SPAK, sepse tashmë ajo dihet. Por ajo se cfarë kuptohet menjeherë të shkon mendja se SPAK “do të thotë” Drejtësi e Re, luftë kundër korrupsionit; SPAK do të thotë barazi para ligjit, ndëshkueshmëri dhe llogaridhënie edhe për ata që perceptoheshin si të pandëshkueshëm, si mosllogaridhënës apo si VIP-a “peshqish” të mëdhenj krimi e korrupsioni në Shqipëri, SPAK do të thotë ajo se çfarë e thotë për të Ambasada Amerikane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare, e thote fjala e të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn që“…Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë SPAK-un”. SPAK,është ai për të cilin ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në ditën e 5 vjetorit të SPAK thotë se:
“SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri”, dhe që e bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.
SPAK do të thotë ajo se çfarë vjen nga vleresimi dhe besimi qytetar te ai si institucioini vendor më i besueshqëm në Shqipëri, dhe vlersimi amerikan për kreun e SPAK z. Dumani si kampion bote antikorrupsion. Por nuk po “kuptohet” një pjesë e opozitës, ajo opozita, e cila kritikon ashpër dhe me të drejtë korrupsionin qeveritar, por kritikon dhe është më shumë kundër SPAK-ut pse SPAK është shpallur kampion në luftën antikorrupsion, nuk “kuptohet” pra pse këta nuk janë dakord me faktin se BE dhe SHBA hapjen e negociatave ia dedikojnë SPAK-ut dhe jo qeverisë Rama. Atëhere nëse je kundër SPAK-ut sipas logjikës së tyre, atëhere ata a nuk po i shërbejnë qeverisë duke ia dhënë direkt asaj meritat për hapjen e negociatave për në BE. Dhe ky qëndrim antiSPAK i një pjese të opozitës që duket i tillë a nuk po e mbështet pretendimin e Partisë Socialiste sikur ajo është kryesore nga politika shqiptare për miratimin e Veting-ut në Drejtësi?