Nga Rugova te Lumiri, 35 vite të LDK-së në shërbim të atdheut!

Opinione

Nga Rugova te Lumiri, 35 vite të LDK-së në shërbim të atdheut!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 11:55
Presidenti Rugova

Sot e ka Ditëlindjën e 35-të, Lidhja Demokratike e Kosovës, projektuesja dhe realizuesja e projektit tonë nacional, Kosova shtet i pavarur dhe demokratik.

LDK sublimim kulmor i aspirates dhe idealeve nacionale për liri dhe pavarësi të Kosovës, është lidhja që katercipërisht ndryshoi fatin e shqiptarëve në Dardaninë Antike-Kosovë duke i dhënë udhë-zgjidhje fatit të nëpërkëmbur të një populli të robëruar, të shtypur e të përsekutuar nën thundrën e egër shekullore serbo-sllave dhe regjimeve të tyre shoviniste, shfarosëse dhe anti-shqiptare.

LDK u lind në djepin e rezistencës së lëvizjeve nacionale për liri, identitet, integritet dhe dinjitet kombëtar, në Dardaninë Antike të Rilindësve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të kryengritjeve të mëdha kundër pushtuesve të trojeve tona dhe armiqëve shekullor.

LDK, nga një artikulim elitar i ajkës intelektuale të Kosovës së fundviteve të 80-ta, në krye me liderin historik Ibrahim Rugova, u bë ndërgjegje kolektive e shqiptarëve të Kosovës deri n'pëmbushjën e projektit nacional për liri & pavarësi.

Konteksti historik, ai i tronditjeve dhe i thyerjeve të mëdha globale, në Kosovë prodhoj brezin i cili përmes LDK-së, artikuloj qartë dhe guximshëm kërkesat nacionale si imanencë, dhe nxori n'ballë të asaj levizje nacionale, LDK-në, dhe emruesin e eminencës dhe elitës për kauzën e lirisë, liderin e pakontestueshëm historik, prijësin e palëkundur të asaj levizje nacionale, Kryetarin e parë të LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, vizionarin dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

LDK, lëvizje mbarëkombëtare, e formuar nga elita intelektuale nacionale e Kosoves në kohë kruciale të thyerjeve të mëdha globale, pikërisht në kohën e rënjës së sistemit komunist dhe ideologjisë së luftës së klasave dhe diktaturës së proletarjatit në njërën anë, si dhe në kohën kur erërat e ndryshimeve radikale në botë dhe n'veçanti në bllokun socialist, me piemont BRSS dhe rënien e Murit të Berlinit me 3 tetor 1989, si konsekuencë, LDK-ja doli në siperfaqe në Kosovën e zhveshur nga Autonomia e 74-së, dhe me një rexhim të instaluar serbo-sllav; të shtypjes, persekutimit dhe represionit fashist nga ana e regjimit të egër & barbar të Milllosheviqit.

LDK-ja, lindi si nëvojë imediate e gjendjes së mjeruar të shqiptarëve të Kosoves nën regjimin e egër dhe shtypës serbo-sllav mbi Kosovën dhe shqiptarët, si dhe, si përgjigje adekuate rrethanave të reja në mbrojtje dhe avansim të drejtave të mohuara dhe të nëpërkëmbura nacionale dhe kushtetuese në ish Jugosllavin "AVNOJ"-ane.

LDK, si një nga subjektet e para pluraliste post-komuniste dhe nacional-demokratike në ish Jugosllavi dhe me gjerë, dhe e para në Kosovën e shtypur dhe të robëruar, për rreth një dekade, ishte levizja poliltike gjithëkombëtare e Kosoves, rreth së ciles ishte koncentruar shumica absolute e popullsisë vendore dhe ishte kthye në gjenerator të artikulimit të aspiratës dhe kerkesave të Kosovës për liri dhe të drejta kombëtare.

Veprimi i saj politik ishte sllogani i trinomit ekskluziv dhe autentik:

Liri,

Pavarësi dhe

Demokraci.

LDK u bë bartëse kryesore e proceseve politike të Kosoves në kohën e çintegrimit të ish federates jugosllave dhe orientuar fillimisht në politikën aktive paqësore dhe më vonë, edhe në atë të rezistencës së armatosur, leva këto që fuzioninin njëra tjetrën në realizimin e kauzës nacionale për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

LDK dhe projekti nacional i Presidedentit historik Rugova !

Në kntekstin historik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik, Presidenti historik Rugova dhe LDK, përmes projektit nacional të koordinuar me aleatet dhe partneret strategjik, kryesisht me Amerikën si partner jetik dhe strategjik, punoi për një;

Kosovë të pavarur dhe demokratike, të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, me garanca për serbet lokalë, si dhe të integruar në BE, në NATO, dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Gjatë dekades së parë LDK-ja kishte orientuar aktivitetin dhe angazhimin politik përmes sistemit paralel në këto projeksione :

- Ruajtjën e substancës nacionale të shqiptarëve të Kosovës,

- Internacionalizimin e çeshtjes së Kosoves, dhe

- Përgatitjen për një përballje të mundshme dhe të pashmangshme me rezistencë të armatosur kundër armikut shekullor.

LDK-ja, gjatë dekades së parë, në gjendje të okupimit klasik, sfidoj regjimin e Millosheviqit me padëgjueshmeri qytetare, duke mbajtë dy palë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale si dhe organizoi një sistem të sofistikuar paralel me një Qeveri në ekzil si mundësi organizimi dhe mos nënshtrimi ndaj regjimit të pushtuesit.

LDK, ishte pjesë kruciale-aktive e luftës për liri, përkatsisht e UÇK-së dhe e institucioneve të Republikës së Kosoves dhe në bashkpunim dhe ndihmen e Amerikës në krye të NATO-së, preku lirinë dhe çlirimin e Kosovës më 12 qershor 1999!

Deri në vitin 2006, në krye të LDK-së dhe të Republikës së Kosoves, ishte presidenti historik Rugova, i cili i fitoi të gjitha zgjedhjet parlamentare e lokale të organizuara nga Administrata Nderkombëtare në Kosovë.

Pas shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, LDK-ja humbi primatin në skenen politike të vendit, "falë" zbrazëtisë që la lideri historik, dhe për pasojë, edhe ndarjes së partisë mëse tri herë, fakt ky që dëmtoj LDK-në dhe vetë Kosovën.

Pas shpalljes së Pavarësië me 17 shkurt 2008, në procesin e shtetëbërjes dhe shtetndërtimit, LDK-ja ishte forca politike serioze dhe e pakapercyeshme në të gjitha proceset fundamemntale të zhvillimit dhe integrimeve përendimore dhe veri-atlantike.

LDK, duke sakrifikuar nga vetja, dhe duke u ngritur mbi interesat partiake dhe ato të pushtetit, gjatë gjithë këtyre viteve, ishte kooperative, bashkëpunuese dhe dorëlirë për partneret qeverisës vendor, duke lëshuar pushtet partnerëve me të vetmin qëllim ; hapjen rrugë dhe shtyrjen para të proceseve në dobi të shoqërisë dhe shtetit.

LDK, si anëtare e PPE-së, përkatsisht si parti e djathtë dhe me orientim euro-perëndimor, asnjëherë në bashkëqeverisje dhe dy herë në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosoves me ish Kryemnistrin Mustafa dhe më pas edhe me Kryeministrin Hoti, nuk shquhen sikur tjerët për krim, korrupsion dhe nepotizëm siç ishte rasti me tjerët dhe tani me binomin Kurti & Osmani, përkundrazi...!

LDK, edhe pse e dëmtuar nga kundershtarët politik, edhe nga vrasjet e veprimtarëve dhe funksionarëve të saj partiak e shtetëror, asnjëherë nuk tentoi të ndërhynte në pushtetet e ndara me Kushtetutë dhe në kundershtim me Ligjet pozitive të vendit.

LDK, fryma dhe filozofia e saj Rugoviane, mbërthen dhe ngerthen në vete tre breza në mbi tri dekada të cilët i japin kuptim dhe dimension gjithëpërfshirës dhe përafrues, breza të cilët fuzionojnë njëri tjetrin dhe sëbashku bëjnë kalanë koherente dhe kohezive të suksesit për vete dhe vendin.

LDK, pamedyshje si Lëvizje nacionale dhe me pas si subjekt politik i organizuar dhe i strukturuar mirë, është një aset unik nacional, dhe të tjerat janë "lindje" t'saja.

LDK është e vetmja lëvizje gjithëkombëtare pas Lidhjes shqiptare të Prizrenit, e cila mori mbi supe fatin e kombit dhe të atdheut në një kontekst dhe konstelacion gjeopolitik mjaftë delikat dhe sfidues, dhe e cila i'a doli mbanë bashkë me qytetarët e Kosovës dhe aleatet strategjik, duke përmbush gadi n'terësi projektin nacional të shqiptarëve të Kosoves, për Kosoven shtet sovran dhe demokratik.

Sot LDK me lidershipin e ri, njëherit Kryeminstrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Dr Lumir Abdixhiku, përmes programit politik-qeverisës: Rruga e Re për Kosovën, si ofertë serioze dhe e pakontestueshme është e vtemja alternativë qeverisëse që nxjerrë vendin nga kolapsi dhe e shpie drejt përmbushjes dhe përmbylljes së misionit fillestar të presidentit historik, Dr Ibrahim Rugova.

Vendi i LDK-së dhe i Presidentit historik Rugova, në analet e historisë kombëtare, është i praruar dhe n'piadestal, pa të cilën, historia e Kosoves, fati i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosoves në veçanti, nuk do ishte ky që kemi sot.

LDK, është ideja, arsyeja dhe fakti sublim i Kosoves shtet i lirë dhe demokratik, Ati themeltar i të cilit është, presidenti hsitorik,

Dr.Ibrahim Rugova.

Zot bekoje LDK-në si atdhe politik dhe si projektuese dhe realizuese të lirisë dhe shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat