Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin e mosçeertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, ku shkruan:“Albin Kurti po tenton të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe”, shkruan ai. (Sipas, Bota Sot, 23. 12. 2024).
Vuçiq, pse ti ndërhyn në të gjitha institucionet tuaja në Serbi, Albin Kurti nuk është as Gjykatë Kushtetuese e Kosovës dhe as Komision Qendror i Zgjedhjeve në Republikën e Ksoovës. Prandaj, mos u lidh shumë për Kurtin. Ankohu tek Lista Serbe, të cilën e ke këshilluar ti, që të mos e njohë Kosovën e Pavarur. Por, në realitet ka vetëm një ndryshim të vockël, se çdo parti, çdo individ në Ksoovë, që nuk e njeh Republikën e Pavarur, ai vetë është kundër, dhe vetvetiu është armik i Republikës së Kosovës, në veçanti për ata që duan të jetojnë dhe të merren me politikë brenda Kosovës.
Shih për këtë, Lista Serbe në krye me ty, vetë nuk keni dashur të çertifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës.
Unë nuk e njoh fare programin e Listës Serbe, por nëse nuk e ka në program Kosovën Republikë dhe njohjen e saj shtet, nuk është dashur as t’i mundësohet regjistirmi si parti në Kosovë e as të lejohet të marrë pjesë në jetën politike.
Ne kemi vuajtur vetë nën sundimin serb kur e kishim të ndaluar ta shqiptonim edhe vetëm emrin Shqipëri, por nuk ia ndalojmë askujt nga serbët ta duajë Serbinë, por jo në dëm të Republikës së Kosovës. Nuk ia ndalojmë askujt takimet me krerët më të lartë të shteitit serb, por jo të veprojë kundër shtetit të Kosovës. Ne nuk jemi mësuar të shtypim dikë e nuk shtypim as sot, por çka është tepër, tepër është.
Mosçertiufikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është meritë e juaja, z. Aleksandër Vuçiq. Vetë i ke thirrur që të mos e njohin shtetin e Kosovës, prandaj, nuk është as Kurti e as KQZ i Kosovës që nuk e kanë çertifikuar Listën Serbe, por je ti i pari, pastaj është vetë Lista Serbe.
Thënë të drejtën, që pas 24 shtatorit të vitit 2023, me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kam pritur se Lista Serbe të çregjistrohej si parti në Koasovë, sepse nënkryetari i saj kishte marrë inisiativën për sulmin terrorist.
Ndërkaq, Albin kurti nuk e ka kundërshtar politik Listen Serbe në Kosovë. Lista Serbe ka kundërshtar politik vetveten, që më parë duhet të njohë Republikën e Kosovës e pastaj të marrë pjesë në zgjedhje.