-Por, Parisi zyrtar i presidentit Emmanuel Macron kurrë nuk do ta mbështetë më sundumin kolonial, militarist dhe hegjemonist të Serbisë në Ballkan , e as në territoret e Shqipërisë dhe të Kosovës së pavarur dhe sovrane , duke qenë se qe 30 vjet, Ballkani ka kanryshuar pozitën gjeopolitike, roln dhe rëndësinë gjeostrategjike, sepse sot, janë bërë zotër të tij, një superfuqi botërore-Amerika dhe aleatët e saj: NATO-ja dhe BE-ja, jo më vetëm Rusia dhe amalgama sllave e Evropës Lindore.
Prandaj, e gjithë bashkësia ndërkombëtare, nevojitet të angazhohet për pezullimin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, derisa kjo ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.
–Derisa kjo ta braktisë politikën , propagandën dhe diplomacinë kolonialiste nga Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, OKB-ja nevojitet ta përjashtojë Serbinë nga radhët e saj, sepse sjellja dhe veprimet e saj kriminale e agresore nuk përputhen me objektivat dhe me primet e Kartës së Kombeve të Bashkuara e as me ato të së drejtës ndërkombëtare. Nuk është shtet paqësor e as demokratik, por agresor dhe kolonialist në zemër të Evropës.
-Pse Serbia edhe pas 25 vjetësh ndërhyrjeje në punë të brendshme të Kosovës (1999-2024) ende nuk është vënë nën embargon e sanksioneve ndërkombëtare, ngase ka rrezikuar dhe, përditë është duke rrezikuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin e bashkësisë ndërkombëtare?
-Pse Serbia nuk zbaton parimet e koekzistencës aktive paqësore (ashtu si patën vepruar India dhe Kina me rastin e zgjidhjes së çështjes së Tibetit sipas Marrëveshjes së arritur ndërmjet Çu En Lait dhe Jawaharlal Nehru, më 29 prill 1954, të cilin Kina , duke e konsideruar si territor të vetin integral, e pati pushtuar në vjeshtën e vitit 1950. Kështu, po vepron edhe Serbia pas kolonizimit dhe aneksimit të Kosovës, në vjeshtën e vitit 1912, se nuk e njeh Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008), duke e konsideruar si “pjesë të integritetit të saj territorial”, të cilën e ka sanksionuar në Kushtetutën e saj të vitit 2006, kur Dr. Vojislav Koshtuica ishte president i së ashtuquajturës “RFJ” (Serbia dhe Mali i Zi) të Slobodan Milosheviqit (2000-2003), dhe mëpastaj kryeministër i qeverisë së Republikës së Serbisë (2004-2008), pas vrasjes së kryeministrit liberal, Dr. Zoran Gjingjiq (2003).
- A nuk mjaftuan 3 agresione gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit,të Aleksandër Vuçiqit (president aktual), të Ivica Daçiqit (ministër i jashtëm aktual)…etj., që përpos mungesës së vozhdit të tyre, Milosheviq, asgjë nuk kanë ndryshuar në infrastrukturën e as në superstrukturën e regjimit shtetëror të Slobodan Milosheviqit, kur së bashku me ta pati kryer 3 agresione gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999) ?
Serbia ka humbur Francën më 2008 !
-Kur Franca ndër të parat së bashku me Amerikën dhe me Britaninë e Madhe e pati njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, më 18 shkurt 2008, duke falënderuar presidentit Nikolas Sarkozy, i cili, në emër të Republikës së Pestë Frënge të Charles De Gaulle-it (1958 -1969) nënshkroi vendimin historik të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Merci beaucop la France! Merci Monsieur le Président Nicolas Sarkozy !
-Vërtet, ky qe një akt i rëndësishëm historik në diplomacinë franceze, sepse për herë pas Luftës së Dytë Botërore, Parisi zyrtar denoi sundimin kolonial të Serbisë në Kosovë (1912-1999). Kjo ishte fitore e madhe për Francën, sepse për herë të parë në historinë e marrdhënieve diplomatike ndërshtetërore me Beogradin, e prishi ekulibrin e marrëdhënieve “miqësore idilike” të Aleancës me Serbinë, (1839 -1918) deri në përfundimin e Luftës së Parë Botërore, gjoja për “çlirimin e Serbisë” !?
Edhe presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macroni ndoqi shembullin e Nikolas Sarkozy, duke e mbështetur fuqishëm Kosovën e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).
-Ashtu sikurse ish-presidenti Nikolas Sarkozy, edhe sot, Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron pa asnjë rezervë e mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke ritheksuar se Franca me ngulm e mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial dhe shteteëror të Kosovës, duke rekomanduar përshpejtimin e procedurës së aderimit të saj në aleancën euroatlantike (BE dhe NATO). Merci Monsieur le Président Emmanuel Macron !
Prandaj, “llafologët” e ndryshëm të ashtuquajtur “analistë”, të kursehen nga shpifjet dhe nga gënjeshtrat politiko-propagandistike kundër Parisit zyrtar, se gjoja “Franca është mike e Serbisë” !? - Sepse të gjitha këto shkojnë në “butinë e mullirit” politiko-propagandistik antishqiptar të Beogradit zyrtar, i cili po gënjen përditë, se gjoja “Franca po e tërheq njohjen ndërkombëtare” të Kosovës !?
–Kjo është gënjeshtër e rafinuar propagandistike e kamarilës qeveritare të presidentit millosheviqian, Aleksandër Vuçiq !
–Kësaj shpifjeje, intrige dhe provokimi të Vuçiqit, serbisht i thonë “daj bozhe shta budalla misli” !
- Por, jo vetëm kaq, se ky po provokon edhe me përdorimin e forcës, me agresione direkte, duke ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë me bandat paramilitare dhe mercenare serbo-ruse, sikurse në “Banjskë”, me 24 shtator 2023 dhe me 29 nëntor 2024 në fshatin Varazha të Zubin Potokut në kanalin “Ibër-Lepenc” .Mirëpo, deri më sot për këto dy akte agresioni, Serbia nuk është përgjigjur penalisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Sa më sipër, “skribomanët” shqipfolës, të mos hedhin “benzinë në flake”, duke i konsumuar tablloidet ruso-serbe antishqiptare, se gjoja “Franca po heq njohjen e saj ndërkombëtare të Kosovës” !? – Kjo është “fake news “ e masmediave të Serbisë dhe të argatëve të saj në Kosovë, në Shqipëri, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë Veriore” !
-Po, Franca ka qenë dikur në anën e Serbisë (1914-1918), por sot, që nga njohja e pavarësisë së Kosovës (18 shkurt 2008), Franca është partneri dhe mikja strategjike e Kosovës së pavarur dhe sovrane, si dhe e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. “Vive la France “ e Charles De Gaulle-it, e Nikolas Sarkozy-it dhe e Emmanuel Macronit . - Vous êtes nos amis et partenaires avec l'Amérique et la Grande-Bretagne (EU et l”OTAN).