Që në mandatin e parë Trumpi si në shaka deklaronte se është i interesuar në blerjen e Gronlandit. Askush këtë „shaka” të tij atëherë nuk e pat marr seriozisht, sepse ishin mësuar me fjalorin e tij: e thotë atë, çfarë i vjen në gojë.
Tash ende pa u inauguruar si president, e përsëriti shakan e tij mbi siujdhesën më të madhe të tokës, Gronlandin, i njohur me pasuritë e pasura deficite nëntokësore, të cilat llogaritet të jenë të mjaftueshme deri mbi 150 vjet.
Ndërsa kësaj radhe shakasë së tij i dha dimension të zgjeruar: po kërcënon haptas se do ta pushtoi kanalin e Panamasë, i cili e lidh oqeanin paqësor me atë atlantik, duke e shkurtuar rrugën detare me qindra kilometra.
Po ashtu gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se po të zgjidhej president, luftën Ukrainë Rusi do ta përfundonte brenda 24 orëve. Tash zgjedhjet i fitoi dhe pritet vetëm inaugurimi i tij, që të filloi nga puna me mandatin e tij të dytë si president i SHBA.
Javët e fundit po ashtu ka deklaruar se është i interesuar për takim të menjëhershëm me Putinin. Edhe nga ana e Putinit kanë arritur sinjale pozitive, në kërkesën e Trumpit për takimin e dyanshëm.
Kërkesat e Putinit tashmë janë të njohura: Pushtimi i Ukrainës dhe kthimi i ish perandorisë sovjetike, kurse edhe Trumpi veçse ka filluar disa nga kërkesat ti bëjë të njohura, por po punon në paraqitjen e planit të tij të plotë.
Dy kërkesa tashmë i bëri të njohura për publikun, të tjerat do të shpalosen në takimin e pritshëm me Putinin.
Po ashtu Putini me fillimin e agresionit ndaj Ukrainës kishte shpalosur programin e tij për një Rend të Ri Botëror. Tash shtrohet pyetja se si do të dukej Rendi i Ri Botëror sipas Trumpit dhe Putinit, apo si do ta ndajnë botën kur apetite të ngjashme sigurisht që do të paraqet së paku edhe Kina.
Kushedi, nëse nuk e ndajnë botën në dy pjesë, së paku do ta ndajnë në tre, në mënyrë që secili ta merr hisen e tij të barabartë.
Po hisedari i katërt India kërkon hisen e saj, që të tre SHBA, Rusia e Kina do ta kërcënojnë; të heshtë ose do ta pësoi. Po hyri edhe India në hise, kushedi se nga cili do të vinte pastaj kërkesa tjetër.
Më së keqi do ta pësonte në këtë rast EU, të cilën nuk e duan as Trumpi, as Putini e as Kina. Mbijetesa edhe e NATOS në këtë rast do të ishte e rrezikuar. Asnjëra palë nuk do të kishin interes tia vazhdonin ekzistencën.
Se si do të ndahej Ballkani, do të ishte një enigmë për të gjithë. Rusia si në të kaluarën, do të përpiqej ti mbaj interesat e saj në Ballkan përmes Serbisë.
Padyshim interesat e tyre për Ballkanin do ti shfaqnin edhe Trumpi dhe Kina, sidomos aty mund të paraqiteshin vijat e kuqe, lindje - perëndim, të kufirit të të tre fuqive. Pra po erdhe deri te një ndarje e tillë, përsëri fati ynë do të jetë i paqartë: herë lindje, herë perëndim. Herë Rusi e Kinë, herë perëndim e SHBA.
Po ta pyesnim BIK - un, do të na thoshin: vetëm myslimanizmi është shpëtimi i shqiptarëve.
Mars – Rover (Satirë)