Fundi i autokratëve dhe popullistëve në Ballkanin perëndimor

Opinione

Fundi i autokratëve dhe popullistëve në Ballkanin perëndimor

Nga: Merxhan Jakupi Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 15:32
Autori Merxhan Jakupi

Sipas analistëve dhe studiuesve të Ballkanit Perëndimor, protestat masive të organizuara nga studentët, artistët, profesorëve të universiteteve dhe akademikëve të shkencave dhe arteve të Serbisë, këta protesta janë tipike si në vitet e 80-ta në Poloni, të njohura si "solidarnost'' , të udhëhequra nga disidenti, Lech Walesa.

Këtë radhë, këta protesta janë të organizuara nga gjenerata e re, ndërkohë që studentët po promovojnë ide,vizione dhe narrativa inovative.

Këto lëvizje dhe protesta studentore ,nuk janë si protestat e viteve 1996-1999, ose të 5 tetorit të vitit 2000. Po ashtu këto protesta nuk janë të orkestruara nga partitë opozitare. Sipas një studenti, këto protesta janë mostër e protestave masive në gjithë Europën Perëndimore, madje edhe si në Federatën Jugosllave të vitit 1968, kur në vjeshtë të po këtij viti u organizuan demonstrata edhe në Prishtinë.

Një profesor universitar që ishte së bashku me studentët, para gazetarëve tha se në këtë lëvizje dhe këto protesta, partitë opozitare nuk janë pjesë e organizimit. Opozita është e përçarë, në spektër të majtë dhe të djathtë.

Ai gjithashtu tha se do të shkojnë deri në fund, protestat do të vazhdojnë dhe si version do të vazhdojnë dhe me bllokada, grevë gjenerale, deri në përmbysjen e regjimit të Aleksandër Vuçiqit.

Revolta dhe zëri i gjeneratës së re

Zharko Koraç, një politikan dhe ministër i periudhës së Zoran Xhinxhiqit, ka cituar një frazë latine "zëri i popullit , është zëri i Zotit”. Zëri i studentëve është zëri kundër regjimeve despotike dhe totalitare. Historia ka treguar se nga çdo protestë dhe lëvizje studentore regjimet janë shembur si kulla prej letre, përveç protestave studentore në Kinë, më 1989 në sheshin Tianamen.

Sipas analistëve, pas sundimit 12 vjeçar të popllistit dhe ultranacionalistit, Aleksandër Vuçiq, do të fillojë epoka e re në Serbi dhe në rajon. Do të jetë fundi i unitarizmit, hegjemonizmit serbomadh, i memorandumeve dhe botës serbe. Aleksadër Vuçiq, do të tentojë të montojë incidente dhe konflikte në veri të Kosovës, Sanxhak ,ose në Vojvodinë, që “lumi të ndryshojë shtratin”. Mirëpo, duket se kjo retorikë dhe ky cikël tashmë është kosumuar.

Deri më tani, Sebia ka qenë promotore e krizave dhe konflikteve në Ballkanin Perëndimor. Me ndryshimet në Serbij, mund të ketë një domino efekt. Është një maksimë tek serbët: "kur vjen macja në komshi, prite edhe në shtëpi”.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonija dhe liderët e tyre, janë prototipë dhe mostër e Vuçiqit. Dallohen për korrupsion, krim të organizuar dhe shtet të kapu, duke përjashtuar këtu Kosovën.

Më se tre dekada në këto shtete kemi të njëjtin lidership dhe politikanë. Paradoksi dhe histeria është se gjeneratat më të reja, fëmijët, nipat dhe mbesat, akoma në media, dëgjojnë përsëritjet dhe retorikat ciklike të këtyre liderëve, siç janë: Milorad Dodik, Bakir Izetbegoviq, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ali Ameti. Sipas disa analistëve, në të ardhmen, pas rrëzimit të Aleksandër Vuçiqit, pritet që këta protesta të zgjerohen në Malë të Zi, Bosnjë dhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat