Në prag të ndërrimit të motmoteve: Kosova para sfidave të mëdha?!...

Opinione

Në prag të ndërrimit të motmoteve: Kosova para sfidave të mëdha?!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 21:22
Ismail Muçiqi

Sa herӫ qӫ mbaron viti kalendarik njerëzimi i analizon bilancet duke hartuar plane tӫ reja pӫr tӫ ecur para. Po jetojmӫ nӫ kohӫn mӫ dramatike ku Siguria Globale po rrezikohet gjithandej duke e sfiduar paqӫn. Republika e Kosovӫs si Shteti mӫ i ri i Ballkanit po e përfundon vitin kalendarik 2024 me plot zhvillime tӫ cilat nӫ momente tӫ caktuara ishin shumӫ dramatike. Njӫ nga sfidat me tӫ cilat u pӫrballӫ Kosova padyshim ishte shtrirja e sovranitetit dhe integritetit nӫ katër Komunat veriore tӫ cilat qӫ nga pas lufta ishin problematike pӫr shkak tӫ ndërhyrjes tӫ Serbisӫ nӫ kӫtӫ pjesӫ tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Rasti i Banjskӫs, Terrorizmi nӫ Liqenin e Ujmanit, bojkotimi i përfaqësuesve Serbӫ nӫ Institucionet Legjitime tӫ Kosovӫs e mbajtën nӫn tension situatӫn politike dhe atӫ tӫ sigurisë pothuajse tӫrӫ vitin qӫ po kalon. Tani kur jemi nӫ prag tӫ vitit kalendarik 2025 Kosova priti tӫ ballafaqohet me njӫ varg sfidash tӫ cilat janӫ tӫ domosdoshme tӫ tejkalohen. Zgjedhjet Nacionale tӫ cilat do tӫ mbahen me 9 Shkurt paraqesin kalimin e provimit pӫr zhvillimin e proceseve demokratike tӫ klasӫs politike pӫr themelimin e Institucioneve tӫ reja legjitime tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Kosova ka para vetes edhe shumӫ sfida tjera e kӫto janӫ: Normalizimi i raporteve me Serbinӫ, zhvillimi mӫ dinamik i Ekonomisӫ sӫ vendit, Reformat e domosdoshme nӫ Sistemin e Arsimit, Reforma nӫ Sistemin e Drejtӫsisӫ, ndryshimin e gjendjes nӫ aspektin pozitiv nӫ Shëndetësi, luftӫn kundӫr korrupsionit dhe krimit tӫ organizuar, si dhe ruajtjes tӫ raporteve miqӫsore me Shtetet e Bashkuara tӫ Amerikӫs, si dhe integrimin nӫ strukturat e Bashkimit Evropian. Pӫr ti arritur kӫto synime patjetӫr Institucionet e reja tӫ cilat do tӫ dalin nga Zgjedhjet e 9 Shkurtit duhet ta ndryshojnë vetӫdijӫn dhe qasjen ndaj qytetarӫve dhe Shtetit duke u liruar nga botëkuptimet mikroborgjeze, primitive dhe epsheve pӫr interesa personale dukuri kӫto tӫ cilat qӫ nga paslufta e kanӫ dӫmtuar shoqӫrinӫ Kosovare. Institucionet e reja patjetӫr duhet tӫ lirohen nga dogmatizmi i partive politike pӫrkatӫsisht nga krerӫt e partive dhe klanet e ngushta tӫ interesit tӫ cilat ishin prezente nӫ tӫ gjitha mekanizmat e Shtetit. Kosova ka nevojӫ pӫr kuadra tӫ reja, tӫ shkolluara, tӫ përgatitura nӫ aspektin profesional dhe shkencorӫ tӫ pjekura dhe tӫ gatshme pӫr tӫ marrur pӫrgjegjӫsi pӫr vendin. Kӫto mund tӫ arrihen vetӫm atӫherӫ kur vetӫdija qytetare tӫ ngritet nӫ shkallӫn e duhur (pӫr ta ndarӫ shapin nga sheqeri) duke i braktisur tӫ gjithӫ ata individ apo struktura tӫ cilat me dekada ishin pjesӫ e Qeverisӫ dhe Institucioneve tӫ Shtetit e tӫ cilӫt mӫ shumӫ punuan pӫr interesa personale sesa qӫ i sollӫn ndonjӫ tӫ mirӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Shoqӫria Kosovare duhet te lirohet dhe ti braktis tӫ gjithӫ ata politikaj, deputetӫ apo partiak tӫ cilӫt skajshmӫrisht e kanӫ politizuar shoqӫrinӫ Kosovare duke shkelur mbi rregullativӫn dhe normat e kodit tӫ etikӫs, duke u pasuruar nӫ mӫnyrӫ tӫ pa ligjshme nӫ dӫmӫ tӫ qytetarӫve dhe Shtetit. Pӫr ti arritur kӫto synime me njӫ fjalӫ pӫr ta ndryshuar gjendjen nӫ aspektin pozitivӫ patjetӫr duhet tӫ ndryshojӫ qasja, vetӫdija, kultura dhe përgjegjësia nӫ mjetet e informimit shumica e tӫ cilave e kane humbur drejtimin apo misionin profesional, informativ, pӫr qka janӫ themeluar. Shumica nga kӫto mediume nuk kishin asgjë tӫ pӫrbashkӫt me kodin e etikӫs nӫ përmbushjen e kӫrkesave tӫ qytetarӫve. Nӫ kӫtӫ drejtim pӫr tӫ ecur para dhe pӫr ti tejkaluar sfidat tӫ cilat e presin Kosovӫn padyshim se ka obligim edhe Shoqӫria Civile e cila mban pӫrgjegjӫsi pӫr zhvillimin e proceseve demokratike, duke i vu nӫ pah tӫ gjitha tӫ metat, dobësitë dhe dukuritӫ negative tӫ cilat janӫ barrӫ e rӫndӫ pӫr qyetetarӫt dhe Shtetin e Kosovӫs. Vetӫm kӫshtu Kosova nӫ vitin 2025 mund ti tejkaloj sfidat dhe vӫshtirӫsitӫ tӫ cilat mund tӫ përballohen me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat