Këta janë kandidatët që meritojnë të votohen me 9 shkurt

Opinione

Këta janë kandidatët që meritojnë të votohen me 9 shkurt

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 17:31
Faton Mehmeti

Siç e përcakton edhe ligji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar partitë, koalicionet dhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,232 kandidatë.

Kur jemi tej kandidatët, realisht ka shumë pak cilësi, ndonëse nuk mungojnë. Pa u ndaluar tek subjektet prej nga vijnë apo kryetarët e tyre, për mendimin tim janë disa kandidatë nga partitë e ndryshme që meritojnë votën.

Tek VV mendoj se votën meriton Xhelal Sveçla për gjitjë atë çfarë ka bërë në veri, lufta e pakompromis ndaj krimit, terroristëve dhe vendosja e rendit janë meritë e tij. Pastaj Liza Hoxha, Nezir Kraki, pa harruar këtu edhe ministren Gërvalla.

Tek LDK janë disa kandidatë që meritojnë votën, siç janë Jeta Rafuna, Marigona Geci, pastaj Fetah Rudi i qëlluar nga banda që kreu vrasjet e pasluftës, z.Rudi është hero i gjallë i mbijetetesës ndaj krimit. Gjithashtu, edhe ish ministrja Hykmete Bajrami besoj se meriton të jetë pjesë e kuvendit si zë i fortë opozitar.

Edhe në PDK janë pak kandidatë që mertojnë votën, do të përmend këtu Kristina Gashi Bytyçin, pastaj Ariana Musliu Shoshin, Drin Ejupin dhe Kosovare Murselin.

Edhe në partitë tjera ka kandidatë të mirë, por i përmend vetëm këta nga partitë e mëdha që kanë shanse më shumë për t’u bërë deputetë. Derisa, numri i atyre që nuk e meritojnë asnjë vote është i madh, kryesorët do i përmend në shkrimin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat