Le ta di mbarë Kosova e diaspora, le ta di mbarë shqiptaria, le ta di e tërë bota e manipuluar e hileqare, le ta dijnë tradhtarët e Kosovës, ish komandantët e UÇK-së dhe urdhërdhënësit e vëllavrasësit për pushtet, vrasësit e gazetarëve për fjalën e vërtetë, le ta dijnë hajnat multi milionerë, se Albin Kurti është dhe mbetet kryemnistri i shkëlqyer, sypatrembur me dashuri të krisaltë e të zjarrtë për Kosovën dhe kryeministri më i guximshmi e më dobiprurësi për Kosovën.
Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij janë të vetmit që e çuan gjerë në fund mandatin katërvjeçar qeverisës, përkundër përballjes me kundërshtarët tradhtarë nga brenda Kosovës nga me të uriturit për hajni e për pushtet siç është opozita PDK, LDK, AAK dhe NSMA, që 25 vite radhazi e tradhtuan, vëllavranë dhe e vodhën Kosovën, e nuk u lodhën, dhe tani në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, sillen si të tërbuar me mashtrime dhe etiketime nga më banalet, me premtimet boshe nga më naivet, vetëm e vetëm për tu rikthyer në pushtet. Kjo jo në të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj të shumë vuajtur, por vetëm për ta shpëtuar pasurinë e vjedhur dhe për t’i shpëtuar burgut nga dëmet që ia shkaktuan Kosovës gjatë qeverisjes së tyre të papërgjegjshme pas çlirimit të Kosovës.
Kjo u dëshmua edhe me mosvotimin nga opozita në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës të 12 ligjeve të rëndësishme për mirëqenien e popullit të Kosovës dhe të dërgimit të këtyre 12 ligjeve në Gjykatën Kushtetuese që i votoi pozita në mesin e të cilëve është edhe Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligj nga i cili më së shumti do të pësojë kjo opozitë tradhtare e mjerane.
Sekserët e instaluar në institucionet e Kosovës sidomos në prokurori, gjyqësi dhe në Gjykatën Kushtetuese nga tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj mbeten e vetmja pengesë që këta të sipër theksuar dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë mbetur kaq kohë pa u burgosur dhe pasuria e tyre e krijuar me hajni ka mbetur e pakonfiskuar.
Këtu e ka gjenezën frika dhe dëshira që i ka kapluar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe NISMA për tu rikthyer në pushtet dhe sidomos frika dhe dëshira për ta shpëtuar pasurinë e tyre të vjedhur dhe për ta shpëtuar veten nga burgu.
Çdo e keqe e ka edhe fundin e saj pa marrë parasysh përpjekjet e kota që po i bën opozita në Kosovë e ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët dhe nga tradhtari Edi Rama-Kryeministri i Shqipërisë, anti kosovari dhe anti shqiptari pro serb i dëshmuar.
Fitorja plebishitare e Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 do t’u jep fund tërë mashrimeve dhe shpresave të kota të opozitës në Kosovë, dhe sigurisht do t’i hapen proceset e prokurorisë, të gjyqësisë dhe do t’i hapen dyert e qelive të burgjeve në Kosovë edhe për tradhtitë e hajnatitë të kryera në Kosovë nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Lutfi Haziri, Skender Hyseni, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe të tjerë si këta, të cilët përkundër faktit që nuk bënë asgjë për t’u distancuar e shkëputur nga e kaluara e zezë e Kosovës, këta tradhtarë me paturpësinë më të madhe edhe në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, po mundohen me të gjitha mjetet mashtruese e tradhtuee të rikthehen në pushtet, duke shkelur edhe mbi dinjitetin e 8 mijë dëshmorëve të UÇK-së, duke shkelur mbi dinjitetin e 15 mijë viktimave të pafajshme autoktone shqiptare të vrarë e të masakruar nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale, duke shkelur mbi dinjitetin e 20 mijë motrave tona të pafajshme auoktone shqiptare të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, dhe duke shkelur mbi dinjitetin e 1650 djelmoshave tonë autoktonë shqiptarë që u rrëmbyen nga Serbia në Kosovë, fatin e të cilëve Serbia refuzon ta zbardhë.
Albin Kurti sypatrembur me bashkëpunëtorët e tij bëri hapa gjigandë në shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, duke e ndërprerë kontrabandën ilegale serbe, duke i mbyllur strukturat ilegale serbe, duke e detyruar Serbinë që t’i pranojë targat e automjeteve të Kosovës, duke i detyruar serbët e veriut të Kosovës ta paguajnë energjinë elektrike që nuk e kishin paguar tashmë 25 vite.
Albin Kurti e vendosi që në Kosovë valutë shtetërore të jetë euro. Albin Kurti i mbylli gati tërë strukturat paralele ilegale serbe, tërë filialet bankare ilegale serbe. I konfiskoi pasuritë e paluajtshme të krye terroristit Millan Radoiçiq dhe kërkon që krimineli Radoiçiq dhe kriminelët e tjerë serbë të gjykohen në Kosovë. Albin Kurti i largoi kontrabandistët ilegalë serbe nga veriu i Kosovës dhe ua ndërpreu lidhjet me kottrabandistët shqiptarë nga Kosova, ish komandantë që sot na shesin kopalla.
Albin Kurti të gjitha këto suksese në shtrirjen e sovranitertit në veri të Kosovës i arriti përkundër kritikave, qëndrimeve pro serbe dhe sanksioneve të padrejta ndaj Kosovës që i caktoi BE-ja me në krye diplomatët pro serbë, të shitur, sharllatanë e të papërgjegjshëm, si Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe të mbështetur edhe nga diplomatët pro serbë Antoni Blinken, Matheë Palmer, Gabriel Escobar, James O’Nill nga SHBA-të, të cilët me qëndrimet e tyre kundër të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës e turpëruan BE-në, i turpëruan edhe SHBA-të dhe e morën edhe mallkimin e Zotit për padrejtësitë që ia shkaktuan Kosovës që me siguri ky mallkim do t’i godasë rëndë gjatë jetës së tyre në vijim, do t’i godasë ata personalisht dhe familjet e tyre, nga kjo nuk ka shpëtim.
Oj opozitë mjerane e tradhtare e Kosovës, o ndërkombëtarë mjeranë e hileqarë ndaj Kosovës, larg duart nga Kosova, sepse Kosova është tokë e shenjtë e njomur me shekuj me gjakun shqiptar dhe se mallkimet e Kosovës herëdokur do t’ju godasin kokës!