Kush do ta shpëtoi Vuçiqin - Asadin e Serbisë ?

Opinione

Kush do ta shpëtoi Vuçiqin - Asadin e Serbisë ?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 20:55
Sherif Ramabaja

Gjatë Vuçiq krekosej se ishte babai i kombit serb. Nuk lejoj këtë, e nuk lejoj atë, thoshte. Ma keni bombarduar Serbinë e akuzonte NATON. Keni vrarë civil dhe qytetar serb, i vazhdonte akuzat, kurse masakrat në Prekaz - Kosovë e Srebrenicë - Bosnje i mohon.

Serbët i duartrokisnin dhe e adhuronin sikur të ishte mesija i tyre. Nga propaganda e tij e ka verbuar popullin dhe mendonin se i vetmi ky punon për shtet dhe popull. Në emër të mbrojtjes së kombit, një nga një institucionet i ka uzurpuar.

 Me Ramën kuptohen si të ishin vëllezër të gjakut dhe inicionin iniciativa rajonale. Në realitet Ramën e përdor si vegël, sepse ai ka plane dhe ëndrra mbi botën serbe.

I kërcënon fqinjët dhe organizon aksione hibride dhe terroriste për t´i nënshtruar. Si duket koha nuk do t´i mjaftoi. Pakënaqësitë në popull ndaj sundimit të tij autoritar e diktatorial, e kanë kaluar çdo limit.

Protestat gjithmonë i kishte arritur t´i shtypte, po kësaj here si duket do t´i dalin nga dora. Janë masivizuar dhe s´po pushojnë. T´u hidhet me polici e ushtri, nuk po ia mban. E ka në kujtesë Hagën dhe Milloseviqin. Putinit nuk po i dëgjohet zëri, as veglave të tij Lavrovit e as Medvedevit. Ta nis Daçiqin e Vulinin drejt Moskës, mund të jetë tepër vonë.

Rama i cili çdo herë i dilte në ndihmë, kësaj radhe as atij nuk po i dëgjohet zëri.  Ta nis ushtrinë drejt Kosovës, sa do t´i ndihmoi kjo. T´i ngiti serbët në Kosovë, nuk e ka të sigurt, a do ta dëgjonin. Si duket edhe ata kanë filluar t´i dalin nga dora. Në fund i duhet të filloi me aksione terroriste, sidomos ndaj Kosovës, përndryshe e pat puna e tij. Do ta rrëzojnë edhe më zi se Millosheviqin.

Hill u mundua t´i dilte krah këto ditë kur deklaroi se, Serbia nuk qëndron pas aksionit në Ibër - Lepenc. Ai është munduar ta mbroj edhe për Banjskën dhe sulmet e NATOS, po ka mbetur të thuash si zë i vetmuar.

Grenell ende nuk është aktivizuar dhe deri në marrjen e detyrës, mund të jetë shumë vonë.  

Po t´i nxiste shqiptarët mes vete, do të ishte një opsion. Serbia gjithnjë ka lozur me këtë kartë. Duhet menduar, ta bëjë këtë nxitje në Kosovë apo në Shqipëri. Ndoshta në Shqipëri do ishte më lehtë, sepse edhe atje po zhvillohen protesta kundër qeverisë Rama. Po pësova unë, Kurti do i vejë përpara serbët dhe Serbinë.

Si të tërhiqem. Këtë po e presin armiqtë e popullit serb dhe Serbisë. Këtë po e pret perëndimi, këtë po e presin shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët.

Serbia do të jetë vetëm e imja. Në fund të fundit më duhet ta ndezi Kosovën, Bosnjen, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe tërë rajonin. Vetëm kjo ndoshta do të më shpëtonte.

Më duhet të dëshmohem se cili jam. Të gjithë duhet ta dinë se më quajnë A. Vuçi – viç – viç, iu mor goja.

Postin nuk ia dorëzoi askujt. Ashtu siç kam deklaruar që kurrë s´do ta njoh Kosovën, po ashtu po deklaroi se kurrë, nuk do ta dorëzoi funksionin tim si kryetar i Serbisë. Vetëm nëse më vrasin.

Mars - Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat