Studime të shumta e kanë vërtetuar se si duhet të sillen mediet në kohë krizash, kur ka sulme terroriste, kur ka sulme diverzante, ose kohë lufte, mediet janë gjithmonë në anën e institucioneve të shtetit dhe të qeverisë. Vetëm në Kosovë ndodhë tani e kundërta. Këtë e bëjnë mediet, zakonisht – TV-të që janë me orientim kundër LVV-së e kundër qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Kurti vazhdimisht ka apeluar për kujdesje, që mediet të jenë profesionale, prandaj nuk ka tentuar as t´i blej, përmes shitjes së reklamës, siç i bënin qeveritë dhe kryeministrat tjerë.
Pra, në kohë krize, në kohë sulmesh diverzante ose terroriste, media ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të ndërlikuar. Ajo duhet të operojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të shmangur përhapjen e panikut, dezinformatave dhe ndikimit të dëmshëm në shoqëri.
Në rastet e tilla duhet të ketë sigurim të informacionit të saktë dhe të verifikuar, për të mos shpërndarë spekulime. Shpërndarja e lajmeve të pasakta mund të shkaktojë panik të panevojshëm dhe të dëmtojë sigurinë publike. Për këtë mediat duhet të mbështeten në burime të besueshme dhe autoritete të miratuara, si autoritetet e sigurisë, zyrtarët e shtetit dhe ekspertët, për të evituar përhapjen e dezinformatave: Sepse çdo informacion i papërpunuar ose i pa verifikuar mund të përhapë dezinformata, të cilat mund të shfrytëzohen nga aktorë të ndryshëm për të krijuar kaos.
Shembuj tipik kur televizioni i jep hapësirë burimeve të dyshimta të informacionit, veprim ky që bie ndesh me standarde të larta etike dhe profesionale, u vërtetua këto ditë shih më poshtë).
Në kohë krize, informimi duhet të jetë i saktë dhe i balancuar, ai është jetik. Burimet e dyshimta të informacionit, që shpesh përmbajnë lajme të pasakta ose të manipuluara, duhet të shmangen me çdo kusht, për të siguruar që publiku të marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar.
Një intervistë e tillë për Euronews Albania e dha mediumi në fjalë. Burim informacioni ishte Dorde Miketiç- udhëheqësi i protestave kundër regjimit të Aleksander Vuciq-it në Serbi, i cili për Euronews Albania deklaroi se partneri kryesor i Aleksander Vuçiq-it është Albin Kurti, se këta dy janë në shërbim të njëri-tjetrit.
Z. Miketiç ka deklaruar për këtë TV se dallimi është se Vuçiq-it më s'i beson askush atje dhe po e protestojnë, kurse gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj i cili në TV Dukagjni në Debat Plus dhe në rrjetet sociale ka shkruar se „këtu në Kosovë ka ende të tillë që e hanë foren e këtij mashtruesit tonë“.
Boban Bogdanoviq, një serb i Kosovës ka shperndarë të njëjtat shpekulime në Klankosova Kosova Today në një intervistë më 25.12.2025.
Ndryshe ka dhënë prononcime në vitin 2022. Në këtë kohë ai akuzonte NATO-në për sulmet mbi Serbinë dhe e bënte fajtorë Aleancën Verio-Atlantike- NATO e cila sipas tij ja kishte ndarë veriun e Kosovës nga Serbia.
Boban Bogradoviq e kritikon Alexander Vuçiq dhe nuk e dëshiron atë në pushtet dhe kjo është e natyrshme dhe natyrisht dëshiron ta heq nga pushteti, por PSE këtë e lidhë me Albin Kurtin është një enigmë. Ai ka disa deklarime kontraverze.
Deklarata e tij e dytë është nga viti 2023.
Boban Bogdanoviq më 13.01.2023 kishte deklaruar për gazetën serbe Danas se e vlerësonte Albin Kurtin dhe i kishte bërë vizitë, por mbase z. Bogdanoviq nuk kishte fituar pozitën të jetë pjesë e ekipit në bisedime në Bruksel, se Serbia nuk ja kishte mundësuar, u kthye kundër Albin Kurtit duke akuzuar Albin Kurtin se gjoja kryeministri i Kosovës z. Kurti ishte kundër zgjedhjes së tij që të jetë në ekipin e bisedimeve në Bruksel për t´i përfaqësuar serbët e Kosovës. Në fakt Albin Kurti nuk i ka faj. Ky ka problemet e veta. Ka faj nga frika se ka dëshmuar se kush e ka vrarë Oliver Invanoviq dhe tash shërbimi sekret serb e ka në spikamë dhe prandaj për këtë ka kërkuar azil politik në Zvicër. Z. Bogdanoviq tani manipulon dhe shpekulon se kur do ketë sulme në veri të Kosovës dhe nëse këto sulme bëhen, sipas tij, janë të „orkestruara nga Vuçiq dhe Kurti“.
Tani çfarë të themi tjetër? A duhet mediet e Kosovës dhe ato në Shqipëri të citojnë dhe intervistojnë personat e tillë të dyshimtë, kjo mbetet PYETJA?
E para, ndoshta duhet mbase mund tu biem në trag gjurmëve të shpekulimeve dhe insinuatave që krijohen dhe që t´njohim këto burime, por në anën tjetër citimi dhe intervistimi mund të jetë rrezik për opinionin publik dhe tensionimin e situatës dhe sigurisë. Gjithsesi kur kjo bëhet atëherë ka qëllime të ndikohen në zgjedhje, në këtë rast bëhet të zvogëlohet rejtingu në zgjedhje i Albin Kurtit. Pra kjo është edhe forma e luftës hibride për të cilën kryeministri Albin Kurti ka kohë që ka folur dhe flet vazhimisht.
Pra, sulmi terrorist në Banjska, sikur ai mbi Kanalin Ibër-Lepenc nga opozita dhe analistë, gazetarë që janë kundërshtar të Albin Kurtit dhe qeverisë, i përkthejnë këto si sulme në kordinime mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.
Lirim Mehmetaj dje ka shkruar në FB se Vetëvendosja e ka mundësinë të ankohet në Supreme për vendimin e PZAP-se për çertifikimin e Listës Serbe po nuk po e bën.
Sipas tij, LVV nuk ankohet, sepse „qëllimi asnjeherë nuk ka qenë ndalimi i Listës Serbe. Madje e kundërta. Këta vetë i kanë bë thirrje po të njejtës të marrë pjesë në zgjedhje të jashtëzakonshme komunale e po prapë, pikërisht këta, kanë votuar që Listës Serbe t'i ndahen 360 mije euro. Qellimi pra ka qenë me ia dhanë Listës Serbe një moment politik para zgjedhjeve. Lista Serbe ju duhet e fortë këtyre, sepse ju duhet bashkepunimi me ta."
Pra, shpekulime të tilla bëhen për të krijuar mosbesim në qeveri që t´ja zvogëlojnë rejtingun politik Albin Kurtit. Harrojnë se e para ishte ambasada e SHBA-së dhe Shteteve të Kuintit të cilët reaguan për mosçartifikimin e Listës Serbe.
Deklaratat e detajuar nga Boban Bogdanoviq
Për Kosova Today Klan Kosova , 25.12.2024 Z. Bogdanoviç ka thënë për këtë TV se do ketë sulme të reja në veri, ashtu siç ka deklaruar Albin Kurti. Dhe, thotë se i ka parlajmëruar për këtë institucionet e Kosovës, duke pohuar se edhe Albin Kurti i ka pranuar informatat nga Bogdanoviq, se do të ketë edhe një koordinim edhe për Listën Serbe, se ka një dakordim mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq, marrëveshje mes tyre për sulme terroriste të cilat mund të ndodhin në çdo kohë.
Ja ku shkon propaganda e tij perfide me të cilën e ushqen opozitën dhe mediet në Kosovë dhe Shqipëri?
Pra, nëse funksionojnë institucionet, deklaron Bogdanoviq, nuk mund të ndodhë asnjë sulm dhe ato do mund ta evitonin, por Albin Kurti i përdorë sulmet e tilla për votim, sepse i ka ra rejtingu.
Pra, nëse ndodhë një incident atëherë kjo është marrëveshje me Vuçiqin, sepse për të dytë është në pyetje mbijetesa politike.
Sipas tij edhe konferenca për media e Albin Kurtit ishte për vota politike, për të forcuar pozitën e tij politike.
Në maj në vitin 2023, thotë Bogdanoviq, i ka propozuar Albin Kurtit, katër muaj para se të ndodhë sulmi në Bansjka, që ta shpallë Listën Serbe terroriste, por Albin Kurti nuk e kishte bërë, pra Kurti po bën lojë me Vuçiq mes tyre si vegël është Nenad Rashiq i cili komunikon me Milan Radojçiq.
Si argument se Rashiq nuk punon për interesa të Kosovës, thotë Bogdanoviq, është fakti se Rashiq ishte kundër hapjes së Institut për Gjenocid. Rashiq, sipas tij, i ka mohuar, ai ka abstenuar për krimet e kryera në Kosovë. Rashiq sipas tij, ka dalë në krah të atyre që kanë kryer krime nga Sllobodan Millisheviq dhe Vuçiq, pra, Rashiq është me M. Radojçiq. Duket se Albin Kurti është ministri i parë i Vuçiqit!!!
Në këtë intervistë në Klankosova B. Bogdanoviq flet edhe për një Non-paper, thotë se ky dokument serioz është i panuar nga Marko Rubio, dhe ky plan do jetë platforma politike të botës serbe, për Mal të Zi , Kosovë etj. Në këtë dokument thuhet se kjo konferencë do të organizohet në mes vitit 2025 e me të do ndodhë njohja. Serbia duhet të njoh pavarësinë për të hyrë në BE.
Dokumentin, sipas tij, e kanë pranuar SHBA-të. Për këtë dokument kanë raportuar mediat në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, por ky në Kosovë, sipas tij është fshehur. Pra,sipas tij kjo dëshmon se ky projekt nuk i përshtatet Vuçiqit dhe pse kush e ka fshehur në Kosovë nuk e kupton, kur të gjithë e kanë marrë vesh. Kjo është për të e pakuptueshme.
Këto zgjedhje më 9 shkurt, sipas tij, janë zgjedhje më të rëndësishme dhe thotë se ka një lutje për atë që fiton të mos vë në pikëpyetje lidhjet me SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Sa i përketë konferencës për media rreth sulmeve terroriste thotë: „Më quditë pse gazeatët nuk e kanë pyetur pse i ka treguar tani këto emra, shumë vonë. Albin Kurti e dint se do të ndodhte një gjë e tillë. Bogdanoviq thotë se ka infrormata, se A. Kurti e ka ditur se do të ndodhë sulmi.
Për të ruajtur rejtingu për dy Kurtin dhe Vuçiq mund të ndodhin sulme, në marrëveshje që të rritet rejtingu i Kurtit.
Dokumenti Non Paper- sipas tij është dokumenti i cili do jetë obligativë si ai i Dejtonit, Rambujes dhe garanton tërësinë e territorit, garanton bashkëpunimin në gjitha fushat mes Kosovës dhe Serbisë.
Veriu mbetet në Kosovë, aty nuk ka asnjë lloj tregtie territoriale, siç ka qenë më parë për shkëmbim, nuk do të ndodhë. Mark Rubio do vën pikë për këtë dëshirë të kësaj andërre serb, por do ketë të drejtat për të gjithë komunitetet dhe do jetë një pajtimin përfundimtarë.
Çfarë manipulon Boban Bogdanoviq?
Në këtë non-paper askund nuk thuhet për këtë shpekulim apo lidhje mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq, por ky e lidh që të mund ta shes më mirë rrenën e tij.
E çfarë shkruhet shkurtimisht në këte dokument që e ka botuar „Slobodna Bosna“ më 04.12.2024. Po e japim testin të përkthyerë, të fragmentuar.
Siç bën të ditur “Slobodna Bosna”, duke cituar burime të afërta me kreun e ri të diplomacisë amerikane, bëhet fjalë për një dokument nga Uashingtoni që “tashmë ishte në tavolinën e punës” të senatorit republikan Marco Rubio, i cili u propozua nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për të qenë Sekretarit të ri të Shtetit të SHBA-ve.
Ata deklarojnë gjithashtu se ai tashmë ka marrë “dritën jeshile” nga Uashingtoni dhe Londra.
Dokumenti parashikon një Konferencë për Paqe dhe Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, në periudhën midis prillit dhe tetorit 2025, në Bruksel, Gjenevë, Londër ose Uashington, në të cilën do të marrin pjesë Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, organizuar nga BE. , NATO, SHBA dhe Britania e Madhe, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh.
Pra, Serbia dhe Kosova duhet të nënshkruajnë Marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman, që nënkupton njohjen de facto të Kosovës nga Serbia dhe formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Nëpërmjet marrëveshjes, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të marrin përsipër të shfuqizojnë Deklaratën për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb duke respektuar plotësisht Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin politik të Bosnje-Hercegovinës.
Gjithashtu, Serbia dhe Mali i Zi duhet të pajtohen për pezullimin e përhershëm të Ligjit për Shtetësinë e Dyfishtë të Malit të Zi.
Po ashtu, dokumenti parashikon një marrëveshje të përbashkët ndërmjet Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi për ruajtjen dhe respektimin e integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe një marrëveshje për paraqitjen e një kandidature të përbashkët të Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës për anëtarësim në NATO, duke marrë të gjitha hapat dhe masat e nevojshme drejt një procesi të përshpejtuar të pranimit në BE.
Në shpjegimin e dokumentit përmendet edhe periudha e shpërbërjes së RSFJ-së, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, “Nyja Gordiane” e Lindjes së Mesme, por edhe rajoni, i cili është “nën ndikimin e fortë të propagandës ruse dhe Fushata agresive mediatike e cila kryesisht kryhet përmes Serbisë”, i vetmi vend përveç Bjellorusisë në Evropë, i cili nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.
Përmendet edhe ndikimi ekonomik kinez në rajon, i cili, siç u tha, synon dobësimin e ekonomisë evropiane dhe varësinë e Evropës nga lëndët e para strategjike.
“Përveç këtyre ndikimeve të jashtme, rajoni i Ballkanit Perëndimor sot është i rënduar nga çështje të pazgjidhura të kufijve, shtetësisë dhe kombësisë. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë të rëndohen nga mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia”, thuhet në “non-paper”.
Përmendet edhe rasti i Banjskës, si dhe “sulmet e fundit terroriste dhe diversioni në kanalin Ibër-Lepenac”, të cilat, siç thuhet, tregojnë se negociatat nën patronazhin e BE-së dhe ndërmjetësuesve të tyre janë në një thellësi të një letargjie politike.
“Pa marrëveshje konkrete kemi vetëm marrëveshje verbale pa nënshkrime që interpretohen ndryshe në adresa të ndryshme të negociatorëve dhe nuk kontribuojnë në një zgjidhje që do të nënkuptojë vendosjen e paqes dhe bashkëpunimit. Nevojitet një vendim i qartë, efektiv, konkret dhe detyrues përmes Marrëveshjes së dy shteteve sovrane”, thuhet në dokument.