Fati i Kosovës nuk varet nga Serbia, por nga Amerika shpëtimtare

Opinione

Fati i Kosovës nuk varet nga Serbia, por nga Amerika shpëtimtare

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 28 dhjetor 2024 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Kosova ka vdekur për Serbinë pushtuese gjenocidale sikursse Vuk Karaxhiqi,  Nikola Pashiqi, Dobrica Qosiqi,  Ivo Andriqi , Vasa Qubriloviqi dhe Slobodan Milosheviqi…etj., duke qenë se përjetësisht kanë humbur koloninë e tyre 100-vjeçare-Kosovën e Shqipërisë Etnike Natyrale  (1912-1999) si rrjedhim i luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të bombardimit  të Aleancës së Atlantikut Veriore(NATO) , më 24 mars -10 qershor 1999). Kjo luftë e përbashkët fitimtare e UÇK-së dhe e NATO-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si superfuqi botërore,  e varrosi përgjithmonë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, e cila   më 17 shkurt 2008 e fitoi  lirinë dhe pavarësinë nga “140”  shtete anëtare të OKB-së me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë .

Ndërkaq, pretendimet territoriale të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të kthejë Kosovën nën sundimin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999), duke përdorur forcën ushtarake, kjo, de fakto dhe de jure, do të ishte fundi i shtetit hegjemon pushtues serb në “bifurkacionin” e rrëmbyeshëm të  dallgëve  të lumenjve Sava dhe Danubi buzë “Kalamegdanit” në Beograd, jo në Prishtinë e as në Tiranë, pavarësisht nga kërcënimet e përditshme apolitike të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se “ ne, me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”.

Vuçiqi deri në amshim, mund t’i përsërisë “tiradat” e tij poliko-propagandistike serbomëdha, se “serbët dhe Serbia nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”, por nëse Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja e detyrojnë që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, atëherë kjo është çështje e mbaruar, pavarësisht nga “zhallopojkat” e rreme mitomane të politikës, të diplomacisë së shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja “përjetësisht nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Kjo parullë e përditshme synon “ngrirjen” e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mashtrimin e pafund të serbëve si brenda, ashtu dhe jashtë Serbisë, se kinse “Kosova  është Serbi,  o me paqe, o me luftë”!?

Për më tepër, kjo parullë raciste serbomadhe in medias res “ka për qëllim të përherhshëm zhdukjen fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij autoktone shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror dhe masakra në përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës !

Sikurse në rastin e agresionit në Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2024, kur Serbia hodhi  “30 terrristë serbë në mënyrë ilegale” për të vrarë dhe terrorizuar shqiptarët dhe për të djegur Kosovën.

Po, ashu edhe në rastin e armatosur subversiv për hedhjen në erë  të kanalin “Ibër-Lepenc”(29 nëntor 2024), me ç’rast në fshatin Varragë të Zubin Potokut, edhe e dëmtuan një pjesë të këtij kanali, që furnizon  me ujë për ftohjen  e termocentraleve të Kosovës...etj.

Prandaj, si presidenti Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe qeveria e tij janë të detyruar, që të përmbahen nga kërcënimi dhe përdorimi i forcës ndaj Repblikës së Kosovës, dhe në vend të tyre të zbatojnë dhe respektojnë parimet e koekzistencës paqësore për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në përputhje me këto parime themelore të  Konferencës së shteteve afrikane-aziatike bërë në Bandung të Indonezisë, më 1955, e cila shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve ndërkombëtare në mënyrë dhe, me mjete paqësore, domethënë në frymën e parimeve të koekzistencës paqësore ndërmjet shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore, duke u fokusuar në eliminimin e  diktatit dhe të ultimatumeve të luftës së ftohtë të dy superfuqive botërore dhe aleancave të tyre bllokiste (NATO,1949 dhe Traktati i Varshavës, 1955). Këto parime të Marrëveshjes  paqësore të Bandungut (që problemet dhe konfliktet e mosmarrëveshjet ndërkombëtare të zgjidheshin me paqe, jo me forcë dhe me luftë) shërbyen si bazë e qëndruehsme e ndërtimit të Platformës politike të Lëvizjes së Mosinkuadrimit (1961 -1980) , e cila me neutralitetin e saj, jashtë aleancave të ndryshme ushtarake bllokiste , pothuajse për një kohë 20-vjeçare e pati neutralizuar dhe ngadalësuar intensitetin e luftës së ftohtë dhe të zhvillimit të garës së ethshme në armatimin bërthamor të dy superfuqive (Amerika dhe BRSS-ja).

Kjo Lëvizje e Mosinkuadrimit de fakto dhe de jure “ka vdekur” së bashku me themeluesit e saj (Tito, Naser, Nehru…etj.), sepse Serbia  pushtuese gjenocidale e “trashigoi”, ashtu sikurse  e “tarshigoi” karrigen në OKB, edhe pse kishte kryer 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Edhe në këtë vështrim  Serbia u privilegjua edhe nga Lëvizja e Mosinkuadrimit ( e cila “është strukur” dikund  në Afrikë, sepse  pas përfundimit të luftës së ftohtë 1989, si dhe pas  shuarjes liderëve themelues  të saj botërë, 1980, s’ luan kurrfarë roli në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëare), sepse  udhëheqja e sotme e saj,në mënyrë flagrante shkeli parimet themelore  të koekzistencës paqësore, duke e pranuar Serbinë si shtet sukcesor  të ish-Republiës Socialsite të Jugosllavisë, e cila ishte ndër themeluesit e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, jo  Serbia nuk ishte themeluese as e Kombeve të Bashkuara (1945-2024), as e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, por Jugosllavia federative e Titos, e Kardelit dhe e Miroslav Kërlezhës.

Po ashtu, edhe OKB-ja bëri gabim flagrant, sepse shekli parimet dhe qëllimet e Kartës së saj, duke e pranuar Serbinë si sukcesore të RSFJ-së, ndërkaq, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH, i  diferencoi nga  Serbia, sepse  nuk ua njohu statusin e sukcesorit të RSFJ-së  sikure, që ia njohu Serbisë, por i detyroi që të shkruanin KËRKESË TË RE PËR PRANIMIN në OKB, duke mos ua njohur cilësinë e njohjes si sukcesorë të Republikës Socialiste Federative,  ashtu siç  ia njohu Republikës së Serbisë, edhe pse kjo si shtet agresor, pushtues dhe gjenocidal (jo më pak se 10 vjet-1989-1999) e kishte përjashtuar vetëveten, edhe nga OKB-ja, edhe nga OSBE-ja, edhe nga Lëvizja e Mosnikuadrimit , sepse biente  ndesh me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe  me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Pikërisht, kjo padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare ndaj  favorizimit të Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), e frymëzon dhe e trimëron deri në arrogancë, në shovenizëm, në racizëm dhe në apartheid presidentin aktual Aleksandër Vuçiq saqë nuk përfill as OKB-në, as BE-në e as NATO-n vetëm Vladimir Putinin dhe Rusinë militariste dhe agresore.

Mirëpo, ky kurs i politikës, i diploamcisë dhe i propagandës serbomadhe antishqiptare dhe anticiivilizue antievropianee nuk shpie në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por  në konfrontim të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshëm, që përshpejton shpërthimin e luftës me këto vende fqinje, sidomos me shqiptarët, me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Mirëpo, në fund kjo “finale”, do të mbyllet në Beograd, ashtu sikurse më 6 prill 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, shpëtimi i Serbisë, është zgjedhja e formulës së qëndrueshme paqësore, siç parashikojnë edhe këto 10 parime  bazë të Konferencës së Bandungut të “29 vendeve afriko-aziatike të bëra në Bandung të Indonezisë, më 1955 për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe të krizave politike rajonale dhe ndërkombëtare . Këto parime  të miratuara  nga Konferenca e Bandungut drejtpërdrejt kanë ndihmuar në formulimin e konceptit të koekzistencës  aktive paqësore, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të së drejtës ndërkombëtare në frymën e përmbajtjes së Kartës së Kombeve të Bashkuara(1945-2024)  

“(1)  Respektimi i të drejtave dhe i lirive  themelore të njeriut, si dhe i bojektivabv dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

(2) Respektimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial i të gjitha shteteve;

(3)  Njohja e barazisë së të gjitha racave dhe e barazisë së të gjitha kombeve të mëdha e të vegjël;

(4) Përmbajtja nga përzierja dhe nga ndërhyrja në punë të brendshme të shteteve të tjera;

(5) Njohja e të drejtave të çdo populli, që të mbrohet insividualisht apo kolektivisht, në përputhjen me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(a)  Përmbajtja nga përdorimii marrëveshjes për mbrojtjen kolektive për avancimin e interesave të veçanta të ndonjërës nga fuqitë e mëdha.

(b)  Përmbajtja e çdo shteti nga ushtrimi I trysnisë mdaj shteteve të tjera.

(7)    Përmbajtja nga aktete e agresionit ose të kërcënimit me agresion, si dhe nga përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të ndonjë shteti;

(8)   Zgjidhja e të gjitha konflikteve ndërkombëtare  me mjete paqësore, sië janë: neogociatat, pajtimi, paqësimi, arbitrazhi ose vendimi gjyqësor, si dhe  me mjete të tjera paqësore, të zgjedhura nga vetë palët në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(9) Përparimi i interesave reciproke dhe i bahskëpunimit;

(10)  Respektimi i të drejtave dhe i detyrimeeve ndërkombëtare.” 

Prandaj, këto Parime bazë të koekzistencës aktive paqësore  e thërrasin presidentin Vuçiq që t’i zbatojë me konskeuencë dhe me përpikshmëri në rastin e mbylljes së problemit kolonial të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, ndryshe përgjegjësia për shpërthimin e ndonjë konflikti të armatosur a lufte në Kosovë, do të bjerë mbi presidentin Vuçiq dhe mbi Serbinë agresore.

Ndërkaq, ai preidenti serb Vuçiq, dot  të mos e njohë pavaraësinë e Kosovës (sepse njohja e një shteti nuk është akt juridik i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por AKT I VULLNETIT të një shteti, kur ai  konsideron ka ose nuk ka interes të njohjes së një shteti tjetër), Mirëpo, është i detyruar ndërkombëtarisht (si shtet anëtar i OKB-së me të drejta dhe me detyrime të plota), që të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim  të mirë dhe reciprok miqësor dhe paqësor me Republikën e Kosovës, ashtu siç parashikojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sa më sipër, ABC-ja diplomatike e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të bazohet në zbatimin e detyrueshëm të koekzistencës aktive paqësore

Duke qenë se dy agresionet e ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës në: (1) Banjskë, më 24 shtator 2023 dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor 2024, janë kate të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj,  deri tani, Serbia do të duhej të penalizohej nga OKB-ja dhe nga OKB-ja për veprimet e tilla agresore ndaj territorit sovran dhe të pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat