Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megjithatë Sali Berisha është kërmë. Kaq mjafton që nga një metropol i Amerikës të vjelli me një fjalor rrugaçësh, ordiner, më pisët se një kërmë, se çfarë është drejtësia dhe se kujt do ia japin votën shqiptarët në majin e vitit që vjen. Dhe kaq mjafton që ai standarti shqiptar, i cili nën efektin e lëngut të propagandës të vërshoj me duartrokitje, që si domethënie kanë atë që, rrofsh që po na vjedh, po na rjep, po pinë gjakun etj.., rrofsh dhe mirë ia bën atij ''kërmës''.
Po t'i kthehesh pak memories, lali Eri e nisi me ca pankarta rrugëve të Tranës me një mision të gjatë, të ashtuqujturën lëvizjen Mjaft. Sigurisht me një sponsor të fortë nga mbrapa si Edi Rama dhe Sorosi, atë botë kundër qeverisë socialiste të Fatos Nanos. Aq sa edhe ky u bë legjendë me togfjalshin ''mjaft o Erion, mjaft''. Mirëpo treni kishte nisur udhën, kësisoj përfshi ato grupimet e brendshme, plus inatin e Ilir Metës lëvizja Mjaft dhe Edi Rama ia morën pushtetin Partisë Socialiste. Dhe nëse u vendos një standart demokratik, ku si Pd-ja dhe Ps-ja filluan një rrotacion demokratik në hapjen e krahut, kasta e Mjaft-it, i vuri shqelmin. Pjesa moderatore që vërtet e do vendin, e ka kuptuar prej kohësh që rrotacionet e 2005 dhe të 2013 ishin pjesë e këtij standarti. Ai që mendon se në 2005 Nano dhe në 2013 Berisha e humbën pushtetin, i presin drutë shkurt. Mund ta mbanin sa të donin, pasi pushteti nuk humbet asnjëherë zgjedhje, ndryshe Llukashenko, Maduro, Putini, do ishin harruar siç është harruar Silvio Berluskoni apo Toni Bler.
Në fakt kjo që po ndodh me lali Erin është lufta e ashpër mes grupeve të interesit në dominimin e pastrimit të parave, tregun e drogës, shto pastaj edhe zonat e influencës ku papërjashtim gratë e aktuale janë kthyer në zonjat e bllokut të dikurshëm. Sot bota mbarë po shikon se si një shtet si Siria dhe qeveria e Bashar al Asadit, tregtimin e drogës e kishte burim të ardhurash për pasurimin e kastës rreth vetes dhe të ardhura fiktive për firot e buxhetit kombëtar. Shqiptarët nuk e besojnë se vendi i tyre është sot një kryqëzim i transportit të kokainës, i pastrimit të parave, armëve, prostitucionit pasi lëngu i propagandës e ka bërë punën e vet, mjafton t'i thuash liderit të opozitës kërmë, i rrjedhur, palaço, legen plak dhe automatikisht të lind e drejta të vjedh, të ndash si të duash deri pasurinë kombëtare. Lali Erit i thërrasin gruan dy herë në javë, i thërrasin vëllai, i kanë burgosur të gjithë drejtorët, ka akuzë për pastrim parash etj.
Ndërkohë ka filluar një luftë e ashpër bllokiane mes familjeve Balluku, Veliaj, Rama sa edhe gratë po bëjnë një luftë frontale virtuale, televizive imazhi (kush e kishte parë Linda Ramën në Opinion) megjithatë fajin e ka Saliu. Eshtë një larje hesapesh, por publike, bash në standartin e bolshevizmës së Bllokut të dikurshëm, një forcë pushteti ndaj jo rastësisht shqiptarëve u arrestohet Presidenti sikur të ishte kreu i Mafias. Po në bazë të këtij standarti do shikoni tani se si thërrasin çdo fillim jave gruan e lali Erit, nesër mamanë e tij, ashtu siç vepruan dje etërit me Naxhije Dumen, Fiqeret Sanxhaktarin etj. Megjithatë fajin e ka Saliu. Dhe sa për dijeni, të shqiptarëve nuk ishte Saliu i pari që e dha foton e tij në një avion diku, ishte bota virtuale, webet, tik tok, Saliu ishte me vonesë. Megjithatë të gjithë i drejtohen Saliut, pavarsisht spastrimeve të grupeve të interesit.