Deklarata e Erion Velisë kundër asaj çfarë tha sot para medies kreu i opozitës ka një mesazh: - Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në depresion të thellë. Ajo deklaratë e Erionkës, mashtruesit më të madh të këtij shekulli, i çertifikuar me Griseldën e Roshit dhe bojën e kuqe rë 21 janarit 2011, përmban elementë trishtimi, dëshprimi, zhgënjimi, madje në kushtet e një poshtërimi të skajshëm, që kryeminsitri Rama po ia bën atij. Ishte deklaratë që shpreh humnerën ku Veliaj ka rënë. Në një rënie të lirë, pa kthim, pa asnjë shans për t’i shpëtuar dënimit e ndëshkimit për vjedhjet e paimagjinueshme që ai ka kryer.
Prej sot ne pamë se Erion Veliaj tashmë vuan sëmundjen e rëndë të psikopatisë. Ai dhe Edi Rama pritën që me këtë sëmundje të dilte Sali Berisha prej izolimit. Dhe kjo do të ishte e justifikueshme. Të ngrihen kundër një njeriu të gjithë, shteti, gjykata, Blinken, Soros, Mecgonigal, ambasadorë e ambasadore dhe të të të izolojnë e linçojnë pa faj, është një përjetim që objektivisht duhej të çonte në depresion. Por Sali Berisha doli nga izolimi më i kthjellët dhe më me energji sesa më parë. I kam ndjekur deklarimet e tij, konferencat për medie, fjalimet në parlament ose në takime e konferenca dhe nuk më ka zënë veshi asnjë rrëshqitje, asnjë gafë, asnjë fyerje, asnjë trillim të tij.
Ndërsa Erion Veliaj i lirë, i paizoluar, kryetar i Bashkisë së Tiranës, na u shfaq sot me sëmundjen e rëndë e të pashërueshme të psikpopatisë. Aq sa pyeta veten: - Mor kush ishte 11 muaj në izolim e arrest shtëpiak, Berisha apo Veliaj?! Nga sjellja më rezulton të ishte Erioni. Fjalori që ai përdori sot kundër kreut të opozitës ishte skandaloz. Jo vetëm fyes dhe i papërshtashëm. Ishte fjalor prej rrugaçi, prej krimineli, që na jep të kuptojmë se, nëse do të kishin forcë, do të pushkatonin qindra njerëz, vetëm që të hakmerren. Ishte fjalor urretjeje klasike, akumulim i një mllefi për mëkatet që kanë kryer dhe pamundësinë që ta mposhtnin Sali Berishën. Unë besoj se Doktori duhet të ndjehet komod me atë që ndodhi, me fyerjet që sot i bënte perversi i Bashkisë së Tiranës në ikje drejt 313-ës.
Në paraqitjen e tij në rrjetet sociale që bënë lajm, Erion Veliaj thoshte se ka shkuar në SHBA për takime të planifikuara më parë në funksionin e kryetarit të Bashkisë. Në fakt ai ka shkuar atje për të gjet derman te babai dhe vëllai i tij shpirtëëror, Soros 1 e Soros 2. Te Juri Kim dhe ndonjë McGonigal tjetër me të cilët Veliaj ndan shumëçka. Ai është në SHBA për t’iu përunjur atyre që e pompuan dhe e ndihëmuan të bëhet pa asnjë meritë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Natyrisht që me vete ka marrë një thes me premtime korruptive. Sepse këtë ai di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.
Sidoqoftë, ajo që ai shkroi sot nga Amerika kundër Sali Berishës dëshmon se tashmë kryetari i Bashkisë së Tiranës është në shok!
Totalisht i shfazuar! Kryeministri ia ka vënë trefazorin në prapanicë, ndaj nuk e di se çfarë haleje i nxjerr goja! Përfundimisht Lali iku për lesh! Në çdo pikëpamje! Krejt pa dinjitet! Akoma mban shpresë se dikush do ta mbrojë, derisa nuk e sulmon publikisht SPAK-un! Por fija e leshit është këput dhe Eri ka fluturuar në vagonat e shkëputur prej lokomotivës! Kthehet apo nuk kthehet nga SHBA, kjo ka pak rëndësi. Unë besoj në atë që thotë Doktori, se ai është arratisur! Se Doktorit i kanë dalë të gjitha fjalët! E kjo është edhe një arsye madhore, pse u shfazua Erion Veliaj!