Të vrarët e Putinit: Është sezoni i gjuetisë!

Opinione

Të vrarët e Putinit: Është sezoni i gjuetisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Ekspertët besojnë se Ukraina po përpiqet të largojë udhëheqjen ushtarake ruse. Janë vdekjet që tronditin Kremlinin, por ndoshta do të ketë edhe shumë të tjera!….)

Më 17 dhjetor, alarmi ra mbi Moskën, sepse kreu i forcës së mbrojtjes bërthamore, Igor Kirillov, u hodh në erë, përderisa doli nga dera e një blloku apartamentesh. Bomba ishte fshehur në një skuter. Ukraina shpejt la të kuptohet për përgjegjësi, por kjo nuk është hera e parë.

Ata thjesht duan të vrasin!

-Jo më shumë se një javë më parë, kreu i burgut Olenivka, aty ku më shumë se 50 të burgosur ukrainas u vranë në një shpërthim në 2022, Sergei Yevsyukov, u hodh po ashtu në erë në një makinë bombë në Donetsk.

-Një muaj më parë, shefi i shtabit në Flotën e Detit të Zi, Valerij Trankovskij, u hodh gjithashtu në erë, përsëri në një makinë bombë.

Të dy, si Kirillov, u akuzuan për krime lufte nga Ukraina. Dhe në rastin e Trankovskij, një zyrtar anonim i shërbimit ukrainas të sigurisë SBU doli gjithashtu dhe tha se ata ishin pas kësaj, por Ukraina nuk e ka konfirmuar publikisht.

Mesazhi është i qartë; nëse Ukraina ju cilëson si kriminel lufte, ata do t'ju gjuajnë edhe pas luftës, nëse Ukraina ekziston ende. Nuk do të ketë vend për finesë ligjore apo shkresa. Ata thjesht duan të vrasin, thotë për Dagbladet studiuesi i lartë në programin transatlantik të mbrojtjes dhe sigurisë të Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), Jan Kallberg.

Kallberg, i cili më parë ka punuar si profesor në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, U.S. Akademia Ushtarake - e njohur gjithashtu si West Point - në Nju Jork, thotë se Ukraina po lufton një betejë për mbijetesë.

Ukrainasit kanë mundësi të kufizuara ofensive, kështu që opsioni i tyre më i mirë është, ndoshta të rrisin numrin e të vdekurve rusë aq sa munden, në mënyrë që regjimi rus të shpërthejë ose të detyrohet të ndalojnë, thotë Tormod Heier, profesor i strategjisë dhe operacioneve ushtarake në Shkollën e Stafit në Kolegjin e Forcave të Armatosura Norvegjeze. Ai gjithashtu beson në këtë, se Ukraina po përpiqet ta kthejë luftën në një pistë e cila redukton mungesën e burimeve materiale dhe njerëzore, veçanërisht në Donbas. 

- Ata më tepër po përpiqen të sulmojnë dobësitë më të mëdha ruse, gjegjësisht të udhëheqjes ushtarake që administrata presidenciale rreth Putinit nuk ka ndërmarrë hapa për ta siguruar më mirë, thotë ai për Dagbladet. Heier shpjegon se mungesa e rutinave shumë elementare të gatishmërisë rreth disa prej vendimmarrësve më qendrorë të vendit kontribuon në dyshimin dhe skepticizmin, ndoshta edhe mosbesimin midis shtabit të përgjithshëm ushtarak dhe eprorëve të tyre civilë në Kremlin.

Pra, efekti psikologjik mund të jetë i madh, përderisa vendimmarrësit shohin se vendimet që marrin tani mund të kenë pasoja direkte për veten e tyre. Ata tani shohin se janë objektiva cilësore dhe tërheqëse thotë Heier, prandaj nuk mund të ndihen më të sigurt edhe në shtëpitë e tyre në kryeqytet, edhe pse janë mbi 500 kilometra larg zonës së luftës, shton eksperti, Heier i cili veçon vrasjen e vajzës së ideologut nacionalist Aleksandr Dugin, Darja Gugina, në gusht 2022, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë.

Dugin ka pasur herë pas here kontakte të ngushta me Putinin dhe rrethin rreth tij. Duket sikur vrasja ishte një paralajmërim, drejt thelbit të  vatrës ideologjike të arsyetimit të regjimit të Putinit për luftën dhe dëshirën për një Rusi të Madhe ku Ukraina konsiderohet tradicionalisht si Rusia e Vogël!

Shkruan, Tharald Halvorsen, Përktheu, H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat