Pushteti si sprovë e jo si privilegj!

Opinione

Pushteti si sprovë e jo si privilegj!

Nga: Milaim Nela Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 06:44
Milaim Nela

Çdo abuzues pushteti dhe parasë publike herët a vonë do paguajë. Në mos vetë do të ja paguajnë fëmijët apo ajo që ju dhemb më shumë.

Shteti dhe paraja publike është si Kisha apo Xhamija, është i/ e shenjtë dhe duhet të shihet i/e tillë nga çdokush që merr një rol apo post publik!

Djersa dhe mundi i taksapaguesve herët e vonë do të ja thyej kryet çdo abuzuesi dhe shpërdoruesi të saj.

Unë të paktën kështu e shoh.

Do të doja që këtë mentalitet dhe kulturë pune ta kishte çdokush që merr apo do të marrë një post publik.

Mos u mashtroni nga fuqia që ju jep posti apo pushteti!

Nëse do të vazhdohet me abuzimin e postit shtetëror siç është bërë në të kaluarën e sidomos gjatë 12 viteve të fundit ne po shkatërrojmë shenjtërinë e tij e po dëshmojmë se ne nuk e meritojmë as shtetin e rrjedhimisht as atdheun. E mbase kjo është sprova që po na bën Zoti nëse ne e meritojmë shtetin dhe atdheun tonë.

Shtetet më të përparuara të botës nuk janë zhvilluar duke u abuzuar nga shtetarët e tyre por duke kultivuar dhe një vetëdije ruajtjeje dashurie dhe përkujdesjeje ndaj shtetit dhe atdheut.

Pa mendoni njëherë si po i edukojmë fëmijët tanë dhe gjeneratat e reja!?

Çfarë shembulli po ju japim?

Pushteti po ashtu është sprovë e karakterit dhe fatit të atyre që ju jepet dhe jo privilegj.

Është përgjegjësi.

Mos u tundoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat