Sala Jashari mes Kullave Heroike të Jasharajve në Prekaz dhe kandidimit deputete e PDK-së

Opinione

Sala Jashari mes Kullave Heroike të Jasharajve në Prekaz dhe kandidimit deputete e PDK-së

Nga: Rexhep Torte Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 20:55
Rexhep Torte

Kosova përballë rreziqeve të reja: Kurti paralajmëroi sulme destabilizuese në veri,. ja si duhet të reagojnë institucionet

Për Sala Jasharin e vetmja rrugë për ta shlyer këtë gabim të madh dhe për ta larë vete është.refuzimi i kandidaturës së saj si deputete e PDK-së, ndryshe për jetë të jetëve do të mbetet tradhtare e mëkatare e Familjes Heroike të Jasharajve dhe kombit shqiptar, aqë më tepër sepse PDK-ja as nuk është distancuar nga e kaluara e saj e zezë dhe as nuk është reformuar.

Kullat Heroike të Jasharajve në Pekaz, luftëtarët trima të Jasharajve, martirët e Jasharajve idealet e tyre të pastra për lirinë e Kosovës, nuk kanë asgjë të përbashkët me PDK-në tradhtare, vëllavrasëse për pushtet , të kurruptuar, hajdute multi milionëshe dhe me tradhtarët e vëllavrasësit, mashtruesit Hashim Thaçi, Kadri Vseli, Vlora Çitaku, Memli Krasniqi....

Si shumë lexues u edhe unë befasova, u trondita dhe u habita kur në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 26 dhjetor 2024 lexova se Sala Jashari, anëtare e Familjes Heroike të Jasharajve po kandidon si deputete e PDK-së.

U indinjova dhe u mërzita së tepërmi për vetë faktin si ka mundësi të ndodh një gjë e tillë dhe se kush dhe me çfarë mjeshtrie mashtruese ka arritur ta futën në kurth dhe ta bindën këtë anëtare të Familjes së Jasharajve nga Prekazi legjendar mbarë shqiptar që të jetë kndidate për deputete e PDK-së!

Fillimisht mendova se kjo motër e jona shqiptare ndoshta vuan nga narcimi dhe karierizmi, megjithatë kam përshtypjen, që ajo vetë është dashur të gjejë forcë në qenien e saj intelektuale e familjare dhe të mos futet në këtë lojë mashtruese e denigruese në të mirë të vetes së saj dhe në mbrojtje të respektit mbarë shqiptar që ekziston ndaj Familjes Heroike të Jasharajve në Prekazin legjendar.

Sala, kjo motra e jonë është dashur të jetë e informuar dhe e përgatitur psikikisht, moralisht dhe me karakter të palëkundur që në çdo moment t’u thotë një jo të madhe ofertave të këtilla qëllimkeqe që vijnë nga radhët e tradhtarëve të Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Kur dihet se themelues i PDK-së është tradhtari Hashim Thaçi, i cili akuzohet që nëpërmjet kësaj partie dhe bashkëpunëtorëve të tij janë ekzekutuar qindra kundërshtarë të tij politikë, dhe i cili edhe aktualisht gjersa po gjykohet në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë, nëpërmjet sekserëve që i ka instaluar në Prokurori, Gjyqësi dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kur ishte kryeministër dhe president i Kosovës, po i nxjerr nëpërkëmbza Qeverisë së Albin Kurtit në realizimin e përpjekjeve për përparimin e Kosovës në të gjitha fushat e zhvillimit dhe të sundimit të ligjit.

Sala Jashari duhet të gjejë forcë e guxim që të shpëtojë nga kthetrat anti kosovare dhe anti shqiptare në të cilat ka rënë, dhe të heqën dorë si kandidate për deputete e PDK-së, se sa të mbetet peng e një partie mafioze dhe ta njollosën veten gjatë tërë jetës së saj që e ka përpara.

Ndryshe Sala Jashari me vetëdije apo pa vetëdije me të pranuar të jetë kandidate për deputete e PDK-së i ka ra thikë në shpinë Familjes Heroike të Jasharajve në Prekazin legjendar.

Arsyetimet qesharake të Sala Jasharit se “në asnjë moment familjet tona nuk mund të kenë përçarje, se gjoja bindjet politike janë personale, si bindjet fetare, si edhe ato politike”, janë arsyetime boshe, naive dhe pavend.

Një besimtar i devotshëm, i sinqertë dhe i mirfilltë apo edhe një simpatizant politik i pastër dhe atdhetar kurrën e kurrës nuk do ta bënte këtë gabim që e ka bërë Sala Jashari, e mashtruar të jetë kandidate për deputete e PDK-së.

Bëhet fjalë për Familjen e Kullave Heroike të Jasharajve, ku i madh e i vogël luftuan kundër tërë atyre forcave gjenocidale serbe, duke u flijuar 59 trima e trimëresha të Familjes Heroike të Jasharajve me në krye heroin legjendar Adem Jashari.

Të gjithë këta martirë prehen në varrezat e vendosura në platonë para Kullave Heroike të Jasharajve në Prekaz, dhe janë pjesë e Memorialit Përkujtimor Madhështor mbresëdhëns dhe edukativ mbarë shqiptar dhe ndërkombëtar, që dëshmohet nga vizitorë të shumtë dhe që shërben si një kujtesë e fuqishme histotike, si frymëzim, mësim dhe kushtrim shembullor si duhet të mbrohet atdheu nga armiqtë dhe si fitohet liria.Këtu arsyetimet e Sala Jasharit nuk pinë ujë.

Për Sala Jasharin e vetmja rrugë për ta shlyer këtë gabim të madh dhe për ta larë veten nga mëkatet familjare dhe kombëtare është vetëm refuzimi i kandidaturës së saj si deputete e PDK-së, ndryshe për jetë të jetëve do të mbetet tradhtare e mëkatare e Familjes Heroike të Jasharajve dhe kombit shqiptar, aqë më tepër sepse PDK-ja as nuk është distancuar nga e kaluara e saj e zezë dhe as nuk është reformuar.

Titulli i tekstit të botuar në WEB faqen e “Bota Sot” më 26 dhjetor 2024 në rubrikën e lajmeve është “Sala Jashari për raportet me familjen e Rifat Jasharit:Bindjet politike janë personale, familja jonë mbetet e bashkuar”.

Tutje shkruan, “Realisht, në asnjë moment familjet tona nuk mund të kenë një përçarje.Është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për mua. Unë mendoj se që bindjet janë shumë personale, si bindjet fetare, si ashtu politike, dhe po ashtu duhet të mbeten”, deklaron ajo.

“Sa i përket lidhjes tonë familjare, siç ka qenë në luftë, vazhdon jëtë po e tillë dhe asnjëherë nuk ndahet.Kjo duhet të ndodhë në çdo familje, pavarësisht bindjeve”, shprehet ajo.

Sala Jashari, kandidate për deputete nga PDK-flet edhe për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit.

Tërë këto që po deklaron Sala Jashari janë gjepura dhe përralla për fëmijë që asesi nuk mund t’i pranojë një mendje e shëndoshë.

Këshilla ime dashamirëse për Sala Jasharin është që pa humbur kohë të shkëputet nga PDK-ja mafioze,. tradhtare e kriminale dhe nga tradhtarët Hashim Thaçi, dhe Vlora Çitaku që sëbashku me ambasadorin pro serb he. dhëndër i Serbisë, e përgatitën planin për ndarjen e Kosovës kur Vlora Çitaku ishte ambasadore e Kosovës në SHBA, plan të cilin ua prishi Angela Merkel, ish Kancelare e nderuar e Gjermanisë”.

Hashim Thaçi Kadri Veseli e Vlora Çitaku dhe trahtarët e ngjashëm si këta as nuk kanë qenë dhe as nuk janë të mirëseardhur në odat e miqve në Kullat Heroike të Jasharajve! Këtë duhet ta ketë të qartë Sala Jashari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat