Një kundërpërgjigje për Ali Ahmetin

Opinione

Një kundërpërgjigje për Ali Ahmetin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 21:14
Autori Sulejman Mehazi

Albin Kurti e çliroi veriun vetëm me një dëshmor, policin Afrim Bunjaku.

Albin Kurti terroristët serbë në Banjskë i frikësoi tmerësisht duke ikur turpërisht, ia bëri me dije Vuçiqit se Kosova, me forcat e saj policore dhe ushtarake, është e aftë të mbrojë çdo cep të Kosovës nga armiqtë serbë.

Albin Kurti eliminoi bandat e rrezikshme serbe, letërnjohtimet serbe, targat serbe, dinarin serb, bankat serbe, pushtetin e Vuçiqit; tani veriu i Kosovës është i lirë, i lirë, i lirë.

Nuk është e vërtetë deklarata e Ali Ahmetit në konakun e Haradinaj, që tha: "SHBA-të janë kundër Kurtit." Sikur të ishin kundër tij, amerikanët do t'ia kishin dhënë Kurtit epitetin e "Listës së zezë".

Albin Kurtin e sulmojnë në çdo anë, por asgjë nuk mund t'i bëjnë. E dini pse nuk mund t'i bëjnë gjë as opozita në Kosovë, as Rama i Shqipërisë, as Ali Ahmeti i RMV-së, as Vuçiqi i Serbisë, as BE-ja e Lajçakave dhe Borrelave?

Për shkak se Kurtin e dashurojnë Britania e Madhe dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat