Nëse Gjykata Supreme urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, kjo organizatë do të fuqizohet edhe më shumë

Opinione

Nëse Gjykata Supreme urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe, kjo organizatë do të fuqizohet edhe më shumë

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 10:11
Dedë Preqi

Kryetari i Serbisë, Aleksandër vuçiq, po i përdor serbët e Kosovës, si vegla mekanike për të ruajtur imazhin e pushtetit të vet autoritar në Serbi, si dhe për të bërë politikë diskriminuese ndaj Kosovës.

Pse ky popull duhet të keqpërdoret në këtë mënyrë dhe nuk distancohet nga këto elemente të pafundme dhe urrejtëse në mes këtyre dy popujve, si diçka e ngjajshme që ndodh vetëm te njerëzit primitiv, që mendojnë se përmes konflikteve dhe luftrave do arrijnë ti japin domethënje problemeve të jetës së tyre.

A e dinë këta qytetarë serb se janë popull i këtij vendi, që kanë lind dhe rritë në këtë vend, dhe sot ky minoritet serb por edhe të tjerët në Republikën e Kosovës, i gëzojnë gjitha të drejtat e tyre njerëzore dhe përfaqësohen në gjitha Institucionet e këtij vendi, madje edhe në Kuvendin e Kosovës.

Nuk mundet të kthehet historia mbrapa, pa dyshim se Serbia, po punon për një gjë të tillë, duke menduar se në këtë vend ka ekzistuar vetëm një konflikt i vogël lufte dhe me pasoja të vogla, po të mendohet kështu, do të ishte e pa logjikshme dhe absurde, kur dihet se u vranë dhe u masakruan mbi 13 mijë njerëz të pa fajshëm në trollin e tyre nga forcat fashiste të regjimit të Millosheviqit.

Pse ky popull do të ishte aq primitiv, aq gjaksor, aq i pa ngupur me gjak dhe me luftëra të njëpasnjëshme, nuk do ti shkonte njëherë në mendje të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin që kanë shkakëtuar regjimet e vjetra dhe ky i fundit nga Millosheviqi, mbi popullatën e pa fajshme shqiptare, ndër të cilët gjysma e tyre ishin fëmijë dhe të moshuar, por në të kundërtën, që ishin mbi 400 masakra ndaj njerëzve të këtij vendi, Vuçiqi dhe formati i tij  i quan trillime të palës shqiptare.

Për fat të keq Serbia, nuk e ka ndryshuar rrolin e saj me një politike të njëjtë millosheviqiane, ndoshta edhe më largë me çëllime dhe plane të rrezikshme, që mund të qojnë përtej një katastrofë globale, kur edhe këto ditë, në vend që ti bashkohet popujve liridashës e paqësor të botës, përkudnrazi Serbia, bëhët mbështetëse dhe përkrahëse e luftës që zhvillon Rusia në Ukrainë.

Dhe përmes Listës serbe në Kosovë, Vuçiqi, mund të arrijë më lehtë se me kurgjë tjetër çëllimet e veta për ta destabilizuar Kosovën, e cila është çelësi i organizimeve të grupeve kriminale në veri të këtij vendi dhe kjo Listë, ka dëshmuar se në mesin e saj ka shumë kriminel të njohur përveç Milan Radoiçiqit, dhe deputetët e kësaj Liste, shantazhojnë dhe shpiunojnë Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë të gjitha informacionet Vuçiqit dhe Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të ishte më shumë se një frikacak, sepse nuk e ka guximin që të ua thotë troç popullit të vet serb të vërtetën mbi Kosovën, duke ditur se Kosovën e ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe këtë e dinë fare mirë dhe nuk mund ta  kthejë mbrapa, kur sot Kosova është shtet i pavarur dhe e pranuar ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të rëndësishme dhe më të fuqishme të botës, siq janë SHBA-të me aleatët e saj.

Prandaj, veprimet dhe sjelljet e disa serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilët janë shdërruar në grupe huliganësh e kriminelësh, duke kundështuar ligjet e shtetit të Kosovës dhe duke sulmuar disa herë policinë e këtij shteti janë të pa pranueshme dhe këtu bëhët fjalë vetëm për organizata terroriste, që i organizon ndër të tjera edhe Lista Serbe, që financohen dhe derigjohen nga kreu i lartë i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Prandaj, duhet të shtojmë se në këto rrethana do të ishte vështirë të bëhët fjalë për një marrëveshje në mes palëve, kur çështja lidhet me ecuritë reale dhe historike në mes kësaj popullate që ka zgjatë me shekuj, dhe çështjet që lidhen edhe me ecuritë e sotme të politikës konkrete, të suksesit ose të dështimit të saj, ku do varët edhe e ardhmja e këtyre popujve.

Lista serbe në Kosovë, duhet të përjashtohet nga KQZ, sepse nuk e meriton të përfaqësojë Kuvendin e Kosovës, nëse kjo Listë, me veprimet e saj është në kundërshtim të çdo ligji dhe amandamenti që rrjedh nga ky Institucion i lartë i këtij shteti, poashtu kjo Listë serbe, nuk është gjë tjetër, vetëm qerdhe e krimineleve, e cila e luan vetëm rrolin e një përçarëse dhe shkatërruese në mes shqiptarëve dhe serbëve në Republikën e Kosovës.

Kjo Listë serbe, në Kosovë, i mbanë dhe po i ushqenë strukturat paralele serbe, duke i organizuar  dhe duke i nxitë qytetarët serb të shkakëtojnë trazira dhe në të kundërtën të gjithë ata qytetarë serb, që i  përkrahin ligjet dhe Institucionet e këtij vendi, do të organizohet një skandal kundër tyre, duke ua djegë lokalet apo utomjetët e tyre.

Populli shqiptarë i Kosovës, ka përvoja të hidhura historike dhe kjo eksperiencë, sikur do ta bënte më të kalitur, që në këto rrethana, duhet të qëndrojë edhe më i bashkuar dhe i vendosur në parimet e veta të shtetndërtimit dhe inkuadrimin e saj në organizata ndërkombëtare, përndryshe nuk mund të çlirohet nga miti i këtij regjimi të egër dhe gjakpirës serb, i cili është i projektuar në këtë formë për të qenë kauza e një procesi të rremë historik ndaj shqiptarëve, kuptimi i sëcilës nuk duhet fare të gjejë mbështetjen apo përkrahjen ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat