Serbia ka përdorur lloj-lloj planesh e projektesh kundër Kosovës si : ndarje apo korigjim kufijsh, Bashkësi komunash me shumicvë serbe, “Open Ballkan”, dhe të gjitha kanë një qëllim, atë për ndarjen e Kosovës.
Jo pak njerëz nuk do jenë dakord që Problemi “Veriu i Kosovës” u krijua nga injoranca e korrupsioni i politikës shqiptare dhe nga Perendimi , por do thonë se atë e kanë krijuar Serbia dhe Rusia.Që është projekt serbo-rus coptimi dhe ndarja e Kosovës kjo nuk diskutohet sepse ndarja e “Problemi” Veriu i Kosovës u krijua nga injoranca e korrupsioni i politikës shqiptare dhe nga Perendimi , apo ndarja e Veriut të Kosovës nga Kosova kjo është në interes të shtetit serb dhe të botës serbe kjo dihet, por që këtij problemi i shërbeu edhe politika injorante dhe e korruptuar shqiptare e Prishtinës dhe Tiranës si dhe BE, edhe kjo tashmë dihet por që kjo është edhe më e dëmshmja.
Politika shqiptare por jo vetëm ajo por edhe akademia,mediat dhe shoqëria janë mbrapa në kohë dhe nuk ecin me kohën.
P.sh. ka shumë asish intelektualësh dhe politikanësh që tërësisht për gjithcka thonë se duhet të na mbështesin amerikanët dhe perendimi. Mirëpo kohët ndryshojnë dhe koha sjell të tjera kushte, zhvillime, rrethana dhe interesa. Sot Europës dhe interesave të saj politike e strategjike karshi Ballkanit i intereson kryesisht izolimi i Rusisë dhe shkëputja e Serbisë nga ndikimi rus dhe prandaj BE përkëdhel Beogradin, sepse BE ka të parin interesin e vet dhe jo të Kosovës. Sot nuk jemi as në kohët e Mesjetës që fajet e gabimet disa islamofobë shqipfolës mundohen t’i gjejnë në Mesjetë.
Sot nuk jemi as në vitet 1999 kur e gjithe bota perendimore me në krye SHBA-të u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht për clirimin e Kosovës, sot ka rrethana të tjera rajonale dhe globale dhe ka interesa të tjera, ka rreziqe për luftë globale , ka konflikte të mëdha si në Ukrainë, Lindje të Mesme dhe Paqësor.Prandaj është tërësisht dështim dhe papërgjegjshmëri por është edhe injoranca dhe korrupsioni i politikës shqiptare krijimi i problemit të Veriut të Kosovës, kulmi i politikës dështake të politikës shqiptare ishte dakordësia për coptimin e Kosovës dhe deklarimi i kryeministrit të Shqipërisë se Veriu i Kosovës është “Tokë e Askujt”.
Shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të ketë, pasi tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës janë komuna shqiptare të Kosovës Lindore,dhe nuk janë komuna serbe pavarësisht se sot janë nën shtetin serb. Pra nuk mund të bëhen shkëmbime ndermjet trojeve shqiptare të Kosovës shqiptare me troje shqiptare të Kosovës Lindore.Shkëmbimi i trojeve nuk është gjë tjetër vetëm një formë djallëzore që i shërben ndarjes së Kosovës, ku Serbia kërkon që të marrë nga Kosova territoret më të pasura me minerale dhe me burime ujore.Kurrë shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia dhe gjenocidi i saj të shpërblehet me territore shqiptare. Tendenca për shkëmbimi të territoreve që në fakt është ndarje e Kosovës është varjanti më i sigurtë që çon në konflik të ri mes Kosovëse Serbisë.Nuk mund të ketë shkëmbim territoresh shqiptaro-shqiptare ,por duhet bashkimi i trojeve shqiptare sepse ky është problemi i pazgjidhur në Ballkan.