Këta janë disa nga kandidatët për deputetë që nuk meritojnë të votohen me 9 shkurt

Opinione

Këta janë disa nga kandidatët për deputetë që nuk meritojnë të votohen me 9 shkurt

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 12:43
Autori Faton Mehmeti

Para pak ditësh bëra një shkrim ku veçova disa emra që duhet të votohet, dhe rrjedhimisht meritojnë të jenë deputetë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Tani, do të potencoj disa nga kandidatët që nuk meritojnë votën dhe rrjedhimisht as të bëhen deputetë. Nga të gjitha partitë ka kandidatë që (s)meritojnë votën.

Disa nga ata që asesi s’duhet të bëhen deputetë i përmend këtu: Arbërie Nagavci, e dështuar totalisht në ministrinë e Arsimit dhe as si deputete s'ka çfarë ofron për të mirën e qytetarëve; pastaj Rozeta Hajdari, pastaj Bylbyl Sokoli, për të mirën e tij që të mbetet trajner ku e ka vendin. Nga PDK, asesi s’duhet të votohet.

Mund të përmend këtu: Abelard Tahirin me probleme elementare të drejtshkrimit, Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, Genc Prelvukaj për të mbetur në muzikë. Nga LDK, fatkeqësisht ka shumë, por do të përmend këtu ata që kanë rrënuar partinë dhe ende janë pjesë e saj: Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Arben Gashi, Avdullah Hoti, si dhe disa të rinj që nuk ofrojnë asgjë, si Lumbardh Salihu, etj.

Nga AAK dhe NISMA nuk besoj se ka ndonjë që vlen të votohet, rrjedhimisht pothuajse të gjithë meritojnë mos të votohen. Pavarësisht se ka shumë kandidatë, cilësia është e vogël, çka edhe kufizon hapësirën e qytetarëve për të përzgjedhur. Ndonëse numri që mund të votojnë qytetarët është deri në dhjetë, nuk shoh më shumë se katër kandidatë cilësorë në cilindo subjekt politik që ia vlen të votohet. Gjithësesi, më e rëndësishme është mos të votohet ata që nuk e meritojnë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat